20. Ta Ha · Ajeti 30

سورة طه
Përkthimi Sherif Ahmeti
30

هَٰرُونَ أَخِي

Harunin, vëllain tim,*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në disa nga këto ajete përmenden të mirat e Allahut, të cilat i krijoi për njerëzit, si: tokën që ua bëri të përshtatshme, të begatshme, që të mund të ecin nëpër të gjitha anët e saj dhe të shfrytëzojnë begatitë që i krijoi Allahu dhe ashtu të jetojnë. I frymëzuar prej fjalës së Zotit: "Ecni nëpër viset e saj e kërkoni begati...", Omeri, halifi i dytë kalon pranë një grupi njerëzish, që rrinin ulur dhe iu thotë: "Kush dhe çka jeni?" Ata i thanë: "Jemi të mbështetur në Zotin!"- Ai u tha: "Jo, ju jeni barrë e të tjerëve; i mbështetur është ai që e hedh farën në tokë dhe ia beson Zotit!" Edhe pse Zoti ua bëri tokën të përshtatshme për jetë e gjallërim, ajo mund të dridhet dhe t’i lëshojë njerëzit, madje ka mundësi, që edhe nga qielli të lëshohet ndonjë furtunë e të bëjë shkatërrime. Prej këtyre njerëzit nuk janë të garantuar, por këto janë masa ndëshkuese për kokëfortit, prandaj duhet të kërkojmë mbrojtje prej Zotit. Njeriu, i cili nuk vështron kohë pas kohe me vëmendje të gjitha dukuritë në ekzistencë, dhe të cilat dokumentojnë fuqinë e pakufishme të Zotit Krijues, e pastaj nuk bindet në