20. Ta Ha · Ajeti 56

سورة طه
Përkthimi Sherif Ahmeti
56

وَلَقَدۡ أَرَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ

Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përveç asaj që ia plotëson kërkesat e Musait, Zoti i përmend aty edhe të mirat, që ia ka dhuruar atij që kur ishte foshnjë. Kur faraoni i vriste fëmijët e Beni Israilëve, Zoti Fuqiplotë e udhëzoi nënën e Musait ta vendosë foshnjën në një arkë (tabut) dhe ta hedhë në lumë. Motra e Musait e përcolli deri kur arka ra në duart e familjes së faraonit. Foshnja nuk pranoi gjirin e asnjë gruaje, atëherë motra e tij i tha familjes së faraonit, se ajo di për një grua të ndershme e besnike, e cila do t’i japë gji foshnjës. Ata pranuan dhe e thirrën gruan (nënën e Musait) dhe kur ajo i afroi gjirin atij ai e thithi menjëherë, për çka gruaja e faraonit u gëzua shumë dhe e luti gjidhënësen të qëndrojë dhe të jetojë në pallatin mbretëror. Ajo u ankua, se nuk mund ta lërë shtëpinë dhe fëmijët e saj, prandaj propozoi ta merrte foshnjën me vete, e kohë pas kohe do t’ua sillte ta shohin, gjë kjo të cilën ata e pranuan. Urtësia e Zotit bëri që foshnja t’i kthehej nënës së vet, e të mos e përjetojë ajo dhembjen për ndarjen nga fëmija e vet. Ai ia përmendi edhe ndihmën që i pati ofruar, kur e pat vrarë një njeri, pastaj ndihmën sa ishte në Medjen te Shuajbi dhe i tregoi, se atë e ka zgjedhur pikërisht pejgamber dhe e urdhëroi që ai së bashku me Harunin të shkonin te faraoni e t’i tregojnë, se nuk ka zot tjetër pos Allahut. Musai me vëllain e vet shkuan te faraoni dhe e thirrën ta besojë Zotin një, Krijuesin që përsosi çdo krijesë, dhe të vetmin Furnizues, i cili edhe pas vdekjes do t’i ringjallë të gjithë. Mirëpo edhe pse Musai ia tregoi të gjitha mrekullitë që dokumentonin për Zotin Fuqiplotë, faraoni nuk deshi t’i pranojë, nuk e njohu as Musain si pejgamber dhe u përpoq ta shpallte si magjistar. kohë dhe një vend, që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim, as ne, as ti”.