20. Ta Ha · Ajeti 80 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 20:77–20:98

Derisa faraoni vazhdonte arrogancën e vet, Zoti e urdhëroi Musain të largohej prej aty natën, e i thotë t'i mëshojë me shkopin e tij detit, e ai do të ndahet dhe do të krijohen rrugë të terura nëpër të, ndërsa populli i tij mos të frikësohen se do t'i mbysë uji ose se do t'i zë faraoni me ushtrinë e vet. Musai kaloi mirë me popullin e vet përtej detit, e faraoni që iu kishte vu prapa tyre duke i ndjekur, u fut në ato rrugë të detit, por uji u bashkua dhe i përmbyti.

Zoti xh. sh. ua përkujton beni israilve të mirat që ua dhuroi dhe i këshilloi t'ju përmbahen udhëzimeve të Tij.

Musai shkonte në Turë për ta pranuar shpalljen, e me të ishin disa pari që i kishte zgjedhur ai, por nga dashuria për bisedën që do ta bëjë me Zotin, u ngut dhe eci para tyre.

Gjatë kohës sa qëndroi Musai në Turë, populli i tij u mashtrua prej njëfarë "Samirij)". Si duket ai kishte qenë më parë si adhurues i lopës, kishte pranuar fenë e beni israilve, rridhte prej familjes Samirijj, ndërsa emrin e kishte Musa. Kështu ai popull filloi ta adhurojë një viç që Samirijja e mbaroi prej stolisë e që e kishin huazuar beni israilët prej kibtasve. Stolisë së shkrirë në zjarr i kishte dhënë formë viçi,e si thoshte Samirijja, ia kishte hedhur një grusht dhë, që e kishte marrë prej gjurmës së këmbës së kalit, në të cilin kishte ardhur Xhibrili për ta dërguar Musain në Tur.

Kjo bëhej gjoja se vetëm Samirijja e kishte parë atë rast të Xhibrilit dhe se viçi pëlliste si të ishte i gjallë.

Zoti xh. sh. e njoftoi Musain sa ishte ende në Turë për devijmin e popullit të tij, andaj ai u kthye shumë i zemëruar dhe nga hidhërimi e zuri të vëllain për flokësh dhe e qortoi, por Haruni u u leçit nga i gjithë populli, e viçin e punuar e dogji Musai duke mos i lënë as hirin dhe kështu asgjësoi atë bindje, dhe i thirri të adhuronin vetëm Allahun, të Gjithëdijshmin.

Me tregimin e kësaj ngjarjeje, Zoti xh. sh. vërteton dërgatën e Muhammedit, i cili, sikur të mos ishte njoftuar nga Zoti, nuk do të dinte asgjë për të kaluarën.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 20:80–20:82

- “O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim (për shpalljen e Teuratit) në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza. ” - Allahu i Lavdëruar na tregon mirësitë e shumta dhe begatitë e panumërta që u dhuroi bijve të Izraelit. Ai i shpëtoi ata prej armikut të tyre, Faraonit, madje ua kënaqi shpirtin dhe sytë duke e mbytur atë së bashku me ushtrinë e tij, brenda një mëngjesi, dhe prej tyre nuk shpëtoi askush. I Lartësuari thotë: “Dhe kujtoni kur për ju, Ne e ndamë detin (duke hapur shtigje në të) e ju shpëtuam, ndërkohë që ju i patë ithtarët e Faraonit të mbyteshin.” [Bekare 50]. Buhariu sjell hadithin e Ibn Abasit, i cili tregon: 1787. “Kur Profeti ﷺ shkoi në Medinë, vërejti se jehudët agjëronin ditën e Ashurasë, ndaj i pyeti: “Çfarë është kjo ditë, që ju agjëroni?” - “Kjo është një ditë e mirë; - i thanë, - është dita kur Allahu shpëtoi popullin e bijve të Izraelit, ndaj Musai agjëroi atë ditë.” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Unë jam më parësor se ju në respektin (për traditën) e Musait.” Profeti i Allahut e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi për agjërimin e saj.” 19 Pastaj, pas shkatërrimit të Faraonit, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait dhe bijve të Izraelit që do t’u zbriste Teuratin. Kështu, në anën e djathtë të Malit Tur, Allahu i Madhëruar i foli Musait drejtpër - drejt dhe i dha Teuratin. Pikërisht atje, Musai kërkoi që të shihte Zotin e Lartësuar. Gjatë kësaj kohe, bijtë e Izraelit adhuruan viçin, sikurse do ta tregojë në mënyrë më të shtjelluar më pas. Përsa i përket el menna-s dhe selua-s, sikurse u shpjegua në tefsirin e sures Bekare, ato ishin ushqime, që Zoti ua dha gjatë udhëtimit dhe endjes në shkretëti - rë. El menna ishte një lloj ëmbëlsire, që u zbriste nga qielli; ndërsa selua ishte zog, që, gjithashtu, u binte nga qielli. Të dyja këto ushqime u zbrisnin me masë të caktuar, të mjaftueshme për të kaluar ditën. Ky ishte kujdesi, mëshira, bamirësia e Allahut, me rizkun e mirë dhe të mjaftueshëm. I Lartësuari thotë: - “(Dhe ju thamë): Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë zemërimi Im!” - Hani nga rizku, që ju mundësova dhe mos e teproni, duke marrë më shumë e pa nevojë, e kështu të thyeni porositë e Mia. Nëse e bëni këtë, do

t’i kaloni kufijtë dhe do t’ju godasë zemërimi Im. - “Dhe ata që i godet zemërimi Im shka - tërrohen, vërtet. ” - Ibn Abasi shpjegon: “Pra, do të jetë fatzi dhe i dëshpëruar.” - “Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë. ” - Çdokush që pendohet tek Unë, ia pranoj pendimin, çfarëdo lloj gjynahu që të ketë bërë. Allahu i Madhëruar ia pranoi pendimin bijve të Izraelit edhe për adhurimin e viçit. Ky premtim është për atë që pendohet, pra, për atë që heq dorë njëherë e përgjithmonë nga kufri, shirku, hipokrizia, gjynahet e mosbindja ndaj Zotit; që beson, pra, k a besim të pastër, të vërtetë e korrekt në zemrën e tij; që bën vepra të mira, sipas besimit të pastër; “dhe përq endrohet në rrugën e drejtë”, pra, përkushtohet i paluhatshëm në rrugën e drejtë, duke ndjekur rrugën e Profetit dhe të xhematit të besimtarëve të mirë, zbaton Islamin dhe jeton sipas tij deri në vdekje, duke qenë i bindur dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut të Madhëruar.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 20:80–20:82

- O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim (për shpalljen e Teuratit) në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza. - Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Izraelit mirësinë e Tij të madhe duke i shpëtuar nga Faraoni dhe duke e përmbytur armikun e tyre.

Gjithashtu, Ai u kujton atyre mirësinë e madhe kur i premtoi Musait një takim në të djathtën e Malit Tur, për t’i shpallur atij Librin, në të cilin do të gjenin ligje të mrekullueshme. Kështu, Allahu do ta plotësonte edhe mirësinë e besimit e të fesë së tyre, pasi u dhuroi mirësitë e kësaj dynjaje. Allahu i Madhëruar u kujton atyre edhe mirësitë e Tij të shumta gjatë 40 vjetëve që u endën nëpër shkretëtirë. Ai i ushqeu për 40 vjet rresht me mena dhe selua, të cilat u vinin pa mundim e lodhje. - (Dhe ju thamë): Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë Zemërimi Im! - Kënaquni me mirësitë e Allahut dhe jini mirënjohës për to. Por kujdes, “e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë zemërimi Im!” Mos e kaloni masën me këto mirësi që Zoti ju ka dhënë, duke i përdorur ato në poshtërsi e mosbindje. Nëse bëni diçka të tillë, mbi ju do të godasë zemërimi dhe ndëshkimi Im. Dhe dijeni, o të mjerë, se: - Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet. - Ai ka për t’u poshtëruar dhe shkatërruar, ka për të dështuar dhe humbur gjithçka. Zemërimi është e kundërta e kënaqësisë së Zotit. Kështu përfundon ai të cilin e godet zemërimi i Zotit. Megjithatë, pendimi gjithmonë është i mundshëm, edhe sikur njeriu të ketë bërë shumë poshtërsi, prandaj i Madhëruari thotë: - Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë. - Mëshira Ime është shumë e madhe për atë që pendohet nga kufri, bidatet dhe kalimi i kufijve. Allahu është pranë atyre që e besojnë Atë, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe bën vepra të mira me zemrën, trupin, gjymtyrët dhe me gjuhën e tij. Dhe pas gjithë kësaj: “përqendrohet në rrugën e drejtë”, nënshtrohet për të ndjekur rrugën e drejtë. Ai pason Profetin e nderuar, ndjek fenë e drejtë dhe të vërtetë e jeton sipas saj. Të tillëve, Allahu ua fal gjynahet dhe ua mbulon çdo gabim që ka kaluar, sepse këta kanë bërë sebepin kryesor dhe më të madh, që mundëson faljen e gjynaheve dhe mëshirën e Zotit: pendimin, besimin e saktë e të vërtetë dhe veprat e mira. Teubja, sikurse ka thënë Profeti (a.s), shlyen gjithçka ka ndodhur para saj. Imani dhe islami, gjithashtu, fshijnë gjithçka që ka ndodhur para tyre. Edhe veprat e mira të vazhdueshme i fshijnë të këqijat, sikurse thotë Zoti në Kuran. 10 Ndjekja e rrugës së drejtë me përpikmëri është fshirëse gjynahesh. Mënyrat që Zoti ka premtuar se janë fshirje gjynahesh janë të shumta, si: kërkimi i diturisë, meditimi në tekstin e Kur'anit ose të haditheve për të nxjerrë mësime, nga të cilat njerëzit përfitojnë e shohin rrugën e vërtetë, ftesa në rrugën e Zotit, refuzimi i bidateve, kufrit dhe devijimit, lufta në rrugën e Zotit, hixhreti për hir të Zotit dhe për të ruajtur besimin, etj. Të gjitha këto sjellin falje gjynahesh dhe ndihmojnë të arrish synimin madhor, kënaqësinë e Zotit dhe lumturinë në të dyja jetët.

← Ta Ha 20:80