20. Ta Ha · Ajeti 83 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 20:77–20:98

Derisa faraoni vazhdonte arrogancën e vet, Zoti e urdhëroi Musain të largohej prej aty natën, e i thotë t'i mëshojë me shkopin e tij detit, e ai do të ndahet dhe do të krijohen rrugë të terura nëpër të, ndërsa populli i tij mos të frikësohen se do t'i mbysë uji ose se do t'i zë faraoni me ushtrinë e vet. Musai kaloi mirë me popullin e vet përtej detit, e faraoni që iu kishte vu prapa tyre duke i ndjekur, u fut në ato rrugë të detit, por uji u bashkua dhe i përmbyti.

Zoti xh. sh. ua përkujton beni israilve të mirat që ua dhuroi dhe i këshilloi t'ju përmbahen udhëzimeve të Tij.

Musai shkonte në Turë për ta pranuar shpalljen, e me të ishin disa pari që i kishte zgjedhur ai, por nga dashuria për bisedën që do ta bëjë me Zotin, u ngut dhe eci para tyre.

Gjatë kohës sa qëndroi Musai në Turë, populli i tij u mashtrua prej njëfarë "Samirij)". Si duket ai kishte qenë më parë si adhurues i lopës, kishte pranuar fenë e beni israilve, rridhte prej familjes Samirijj, ndërsa emrin e kishte Musa. Kështu ai popull filloi ta adhurojë një viç që Samirijja e mbaroi prej stolisë e që e kishin huazuar beni israilët prej kibtasve. Stolisë së shkrirë në zjarr i kishte dhënë formë viçi,e si thoshte Samirijja, ia kishte hedhur një grusht dhë, që e kishte marrë prej gjurmës së këmbës së kalit, në të cilin kishte ardhur Xhibrili për ta dërguar Musain në Tur.

Kjo bëhej gjoja se vetëm Samirijja e kishte parë atë rast të Xhibrilit dhe se viçi pëlliste si të ishte i gjallë.

Zoti xh. sh. e njoftoi Musain sa ishte ende në Turë për devijmin e popullit të tij, andaj ai u kthye shumë i zemëruar dhe nga hidhërimi e zuri të vëllain për flokësh dhe e qortoi, por Haruni u u leçit nga i gjithë populli, e viçin e punuar e dogji Musai duke mos i lënë as hirin dhe kështu asgjësoi atë bindje, dhe i thirri të adhuronin vetëm Allahun, të Gjithëdijshmin.

Me tregimin e kësaj ngjarjeje, Zoti xh. sh. vërteton dërgatën e Muhammedit, i cili, sikur të mos ishte njoftuar nga Zoti, nuk do të dinte asgjë për të kaluarën.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 20:83–20:89

- “Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?” - Pas shkatërrimit dhe përmbytjes së Faraonit dhe ushtrive të tij, Musai kaloi së bashku me popullin e tij, bijtë e Izraelit, pranë një populli idhujtarësh. Allahu i Lartësuar thotë: “Bijtë e Izraelit i kaluam përtej detit. Atje hasën në një popull, që ishte i përkushtuar në adhurimin e idhujve. Ata i thanë: “O Musa! Na bëj edhe neve një zot, si zotat që kanë ata!”. Ai u tha: “Ju qenkeni vërtet njerëz të paditur!” Ky popull po shkatërrohet me atë (idhujtarinë) që po bën dhe veprat e tyre janë të kota (pa vlerë).” [Araf 138 - 139]. Më pas, Allahu i Lartësuar i premtoi Musait që do t’i jepte Teuratin pas 30 ditëve agjërim, të cilat i plotësoi edhe me 10 të tjera. Ai i agjëroi të 40-ta, edhe ditën, edhe natën. Pasi u mbushën 40 ditë, Musa (a.s) nxitoi për të shkuar në malin Tur, ndërsa mes bijve të Izraelit la si mëkëmbës vëllain e tij, Harunin. - “Musai tha: “Ata po vijnë fill pas gjurmëve të mia ...” - Domethënë, edhe ata janë duke ardhur pas meje e janë afër malit Tur. - “... dhe unë nxitova të vija tek Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.” - Që të jesh më shumë i kënaqur me mua. - “Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd, kur ti nuk ishe me ta, por Samiriu i çoi ata në humbje.” - Allahu i Lartësuar e njofton Musain (a.s) rreth asaj që ndodhi në mesin e bijve të Izraelit pas largimit të tij. Ata adhuruan viçin, të cilin ua formoi Samiriu. Gjatë kësaj kohe, Allahu

i Lartësuar i dha Musait Teuratin, të shkruar në pllaka, sikurse thotë në këtë ajet: “Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje. “Zbatoji këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd, që të zbatojë më të mirat porosi! Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve.”.” [Araf 145]. Unë do t’jua tregoj përfundimin e atyre që dalin jashtë kufijve të Mi dhe që kundër - shtojnë udhën Time. - “Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar ...” - Pasi Allahu i Lartësuar e njoftoi për këtë ngjarje, Musai (a.s) u kthye tek populli i tij, i mbushur plot zemërim kundër tyre. Si mund të vepronin diçka të tillë, ndërkohë që ai ishte aq i përkushtuar dhe kujdesshëm për të rregullu - ar çështjet e tyre?! Profeti kishte marrë Teuratin, në të cilin ishte Sheriati, nderi dhe fama e tyre, ndërsa ai popull i pabindur ia kushtoi adhurimin dikujt tjetër, veç Allahut! Çdo njeri me logjikë të shëndoshë e kupton mendjelehtësinë e atyre njerëzve. Për këtë arsye, Musai u kthye tek ata i zemëruar dhe i pikëlluar. Fjala ‘ esifa’ do të thotë ‘zemë - rim shumë i madh’. Ndërsa Muxhahidi ka thënë që: “ esifa do të thotë “i trembur”. Sudiju ka thënë: Esifa do të thotë: “i pikëlluar, në lidhje me atë që veproi populli, pas largimit të tij”. - “... dhe tha: “O populli im! A nuk ju dha një premtim të mirë Zoti juaj? ” - A nuk ju premtoi Zoti juaj, përmes meje, se do të keni çdo mirësi dhe një përfundim të mirë në dynja dhe ahiret?! A nuk ju tregoi shenja madhështore, që tregojnë ndihmën dhe kujdesin e Tij për ju?! A nuk ju bëri të triumfoni mbi armikun tuaj dhe shumë e shumë mirësi të tjera?! - “Apo mos, vallë, ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? ” - Mos, vallë, ishte kohë e gjatë, ndaj ju i harruat mirësitë që Ai ju dhuroi! Vallë, ishte kohë e gjatë që ju të prisnit Zotin, që Ai të përmbushte premti-min që ju dha! - “Apo donit të vijë zemërimi nga Zoti juaj, ndaj e thyet besën që më dhatë? ” - Jo, nuk është ashtu, por ju kërkuat vetë që t’ju godasë zemërimi i Zotit, duke e thyer besën që më dhatë. Lidhëza veçuese ‘em’ që ka kuptimin ‘apo’, në këtë ajet vjen me kuptimin e lidhëzës kundërshtore “porse”, e cila mohon kuptimin e sjellë më sipër dhe pohon kuptimin e ri të pohuar në fjalinë më pas. Pra, kuptimi është: “Porse, me këtë vepër ju donit që t’ju godiste zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit tuaj!” Pastaj, për t’u justifikuar, bijtë e Izraelit thanë: - “Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën, që të patëm dhënë me vullnetin tonë ...” - Kjo nuk ndodhi me dëshirën tonë. Kështu, ata filluan të nxirrnin justifikime boshe. Ata thanë se ndiheshin në faj për stolitë e shumta që kishin në duart e tyre dhe të cilat ua kishin marrë borxh koptëve, përpara largimit nga Egjipti, prandaj i hoqën nga duart e tyre dhe i hodhën. Ata thanë: - “... por ne ishim ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit) dhe i hodhëm ato (në zjarr). Dhe këtë e bëmë se na tha Samiriu”. Ai (Samiriu) nxori përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup (të gdhendur), që dukej se pëlliste ...” - Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë: “Ishte Haruni ai që i urdhëroi për t’i hedhur në zjarr stolitë që i kishin marrë nga koptët përpara largimit nga Egjipti. Në fakt, - thotë Ibn Abasi, - Haruni i urdhëroi që t’i mblidhnin të gjitha stolitë në një gropë, dhe pastaj, kur të kthehej Musai, të vendosnin se çfarë do të bënin me to. Më pas, erdhi Samiriu dhe hodhi mbi stolitë atë grusht dheu, që e mori nga gjurmët e melekut, i cili i shoqëroi bijtë e Izraelit të kalonin detin. Samiriu kaloi pranë Harunit, i cili i tha: “O Samiri, a nuk po i hedh ato (stoli) që ke në dorë?” Ndërkohë, Samiriu mbante dheun në grusht dhe nuk e shihte askush. Samiriu tha: “Unë nuk i hedh ato derisa ta lutësh Allahun që, kur t’i hedh, të më përmbushet dëshira që kam.” Atëherë, ai i hodhi ato (së bashku me dheun) dhe Haruni u lut për të. Samiriu tha: “Dua që të bëhet viç!” Dhe ai u bë në formë viçi, bosh nga brenda, që nuk kishte shpirt dhe as nuk mund të nxirrte zë, si një

viç i gjallë. Betohem në Allah, - thotë Ibn Abasi, - se ai nuk nxirrte zë. Por, kur fynte era, ajo i hynte nga pas e i dilte nga goja e tij, dhe kështu dëgjohej një zë prej tij.” Pas kësaj, të humburit nga mezi i tyre, të cilët u sprovuan me këtë viç dhe e adhuruan atë, thanë: - “Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e harroi”. - “Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e harroi”. Në lidhje me fjalën “nesij”, që është përkthyer: “por e harroi” kanë ardhur shpjegime të ndryshme. Kuptimi i parë është: e harroi atë këtu dhe shkoi ta kërkojë gjetiu.” Kështu ka thënë Muxhahidi. Ndërsa Semaku sjell nga Ikrime, dhe ky nga Ibn Abasi, shpjegimin: “Pra, harroi që t’jua thoshte juve se ky është Zoti dhe i adhuruari juaj.” Nga Ibn Abasi transmetohet gjitha - shtu se, duke shpjeguar fjalën e Allahut “Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musait...”, ka thënë: “Pra, të paditurit e thanë këtë fjalë dhe u përkushtuan në adhurimin e viçit. Ata e deshën atë fort, siç nuk kishin dashur asgjë tjetër më parë.” Pastaj, Allahu i Lartësuar thotë: “... po ai e harroi ...”, pra, e ka qëllimin për Samiriun. Domethënë, Samiriu e harroi dhe e braktisi Islamin dhe dorëzimin ndaj Allahut të Lartësuar.” Duke treguar poshtërsinë dhe mendjelehtësinë e pashembullt të tyre, thotë: - “A nuk e kuptonin ata se ai (viçi) as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë (si pëgjigje) ...” - A nuk e shihnin se viçi nuk u përgjigjej për asgjë që ata i luteshin. - “... e as mund t’u bënte as dobi e as dëm?” - Domethënë, nuk bënte asnjë efekt, as për dynjanë dhe as për ahiretin e tyre. Pra, justifikimi i vetëm që paraqitën ata injorantë kishte të bënte vetëm me çlirimin nga stolitë, që u kishin marrë koptëve. Ata u druan nga gjynahu i mbajtjes së atyre stolive dhe ranë në një të keqe tjetër, në gjynahun më të madh. Në një hadith të saktë që vjen nga Ibn Umeri, tregohet se, njëherë, një irakian e pyeti atë rreth gjakut të mushkonjës, kur ndot rrobën: a lejohet që të falesh me këtë rrobë apo jo? Atëherë Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Shikojini banorët e Irakut! Vranë djalin e vajzës së Profetit të Allahut (Husejnin) dhe pyesin për gjakun e mushkonjës!” [Buhariu]

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 20:83–20:86

Allahu i Madhëruar i la Musait një kohë dhe vendtakimi për t’i zbritur Teuratin. 30 net ishte koha e pritjes, të cilën Zoti e plotësoi

edhe me 10 të tjera. Pasi kaluan 40 net, Musai nxitoi i përmalluar për Zotin e tij drejt vendtakimit. Allahu i tha: - Përse nxitove të vije para popullit tënd, o Musa? - Pse nxitove të vije para tyre? Pse nuk durove të vije bashkë me ta? - Musai tha: “Ja, ata po vijnë fill pas gjurmëve të mia dhe unë nxitova të vij tek ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.” - Ata, - tha Musai, - janë në gjurmët e mia. Unë nxitova, o Zoti im, nga dëshira e madhe për të qenë pranë Teje dhe që Ti të jesh i kënaqur. - Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tend kur ti nuk ishe me ta dhe Samiriu i çoi ata në humbje.” - Ata u sprovuan me adhurimin e viçit, por e keqja ishte se ata nuk bënë durim dhe as u ruajtën prej sprovës, por bënë kufër menjëherë. Në fakt, ishte Samiriju që i devijoi dhe mashtroi. “Ai u nxori një viç me trup (të gdhendur), që pëlliste...”. Ai e bëri viçin me flori të shkrirë. Nga ky viç dilte një zë si i lopës. Ai tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, po ai e ka harruar”. Pra, sipas tij, Musai harroi që ky ishte zoti i tij. Kështu, bijtë e Izraelit e adhuruan viçin. Haruni (a.s) i paralajmëroi për këtë krim, por ata nuk e dëgjuan. - Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar ... - Kur Musai u kthye tek populli i vet, ishte i mbushur me zemërim e dëshpërim. Ai iu drejtua atyre duke u treguar se sa e shëmtuar ishte ajo që kishin bërë: - ... dhe tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? - A nuk ishte një premtim i mrekullueshëm shpallja e Teuratit? - Apo mos vallë ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? – Mos, vallë, ju duk kohë e gjatë 40 ditë për të pritur? Ky është njëri nga kuptimet e ajetit, i përkrahur nga shumica e mufesirëve. Kuptimi tjetër është: Mos, vallë, kaloi kohë e gjatë që nuk keni pasur profet mes jush dhe nuk dini si të veproni? Mos, vallë, janë zhdukur mësimet e tyre dhe ju jeni të paditur? Mos, vallë, ratë në idhujtari për shkak se ka humbur tradita e profetëve? Jo, sigurisht që nuk është kështu. Profetët dhe dituria profetike janë ende mes jush, prandaj çdo lloj justifikimi i tillë është i papranueshëm. - Apo dëshiruat të zbresë zemërimi nga Zoti juaj dhe e thyet besën që më patët dhënë?”. - Mos doni që t’ju përfshijë zemërimi i Zotit tuaj? Në fakt, kështu është. Ju, o të mjerë, i jeni futur një rruge që shkakton zemërimin e Zotit. Ju keni shkelur besën se do t’i bindeshit Zotit tuaj. Musai u tha: “E shkelët besën që më patët dhënë mua”. Ju nuk vepruat siç ju porosita unë. Unë ju porosita të ishit këmbëngulës në rrugën e drejtë. Unë ju lashë Harunin si zëvendës, por ju nuk e dëgjuat as atë, ashtu siç nuk më dëgjuat mua, që nuk isha i pranishëm.

← Ta Ha 20:83