قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ
Kale fe’inna kad fetenna kawmeke min ba’dike we ‘edellehumu es-samiriju
(Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu[196] i nxori ata nga rruga e drejtë”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[196] Komentuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth personit të Samiriut. Emri i tij duket se tregon origjinë gjeografike. Sipas Ibn Abbasit, Samiriu ishte nga një popull që ushtronte kultin e adhurimit të lopës. Ky fakt dhe emri i tij përkojnë me krahinën e Samarisë, në Palestinën Qendrore, ku, në vijim, jetuan njerëz që kishin një kult të përzier judeo-asirian, duke adhuruar Jehovain (emri që hebrenjtë i japin Zotit), të përfaqësuar në një viç.