20. Ta Ha · ajete 90–104

سورة طه
90

وَلَقَدۡ قَالَ لَهُمۡ هَٰرُونُ مِن قَبۡلُ يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا فُتِنتُم بِهِۦۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَٱتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوٓاْ أَمۡرِي

We lekad kale lehum harunu min kablu ja kawmi ‘innema futintum bihi we ‘inne rebbekumu er-Rehmanu fe ettebi’uni we ‘eti’u ‘emri

E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm".

91

قَالُواْ لَن نَّبۡرَحَ عَلَيۡهِ عَٰكِفِينَ حَتَّىٰ يَرۡجِعَ إِلَيۡنَا مُوسَىٰ

Kalu len nebrehe ‘alejhi ‘akifine hetta jerxhi’a ‘ilejna musa

Ata i thanë: "Ne nuk do t'i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai!"

92

قَالَ يَٰهَٰرُونُ مَا مَنَعَكَ إِذۡ رَأَيۡتَهُمۡ ضَلُّوٓاْ

Kale ja harunu ma mene’ake ‘idh re’ejtehum dellu

Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ç'të pengoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,"

93

أَلَّا تَتَّبِعَنِۖ أَفَعَصَيۡتَ أَمۡرِي

‘Ella tettebi’ani ‘efe’asejte ‘emri

E ti të mos u vazhdosh rrugën time? A mos e kundërshtove edhe ti porosinë time?

94

قَالَ يَبۡنَؤُمَّ لَا تَأۡخُذۡ بِلِحۡيَتِي وَلَا بِرَأۡسِيٓۖ إِنِّي خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقۡتَ بَيۡنَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَمۡ تَرۡقُبۡ قَوۡلِي

Kale jebne’uumme la te’hudh bilihjeti we la bire’si ‘inni hashitu ‘en tekule ferrekte bejne beni ‘isra’ile we lem terkub kawli

Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?"

95

قَالَ فَمَا خَطۡبُكَ يَٰسَٰمِرِيُّ

Kale fema hatbuke ja samiriju

Ai (Musai) tha: "E çka ishte puna jote, o Samirij?"

96

قَالَ بَصُرۡتُ بِمَا لَمۡ يَبۡصُرُواْ بِهِۦ فَقَبَضۡتُ قَبۡضَةٗ مِّنۡ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذۡتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتۡ لِي نَفۡسِي

Kale besurtu bima lem jebsuru bihi fekabedtu kabdeten min ‘etheri er-resuli fenebedhtuha we kedhelike sewwelet li nefsi

Tha (Samirija): "Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja".

97

قَالَ فَٱذۡهَبۡ فَإِنَّ لَكَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَۖ وَإِنَّ لَكَ مَوۡعِدٗا لَّن تُخۡلَفَهُۥۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ إِلَٰهِكَ ٱلَّذِي ظَلۡتَ عَلَيۡهِ عَاكِفٗاۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِي ٱلۡيَمِّ نَسۡفًا

Kale fadh/heb fe’inne leke fil-hejæti ‘en tekule la misase we ‘inne leke mew’idæn len tuhlefehu we endhur ‘ila ‘ilehikel-ledhi dhelte ‘alejhi ‘akifæn lenuherrikannehu thumme lenensifennehu fil-jemmi nesfæn

Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m'u afro!" E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det".

98

إِنَّمَآ إِلَٰهُكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَسِعَ كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمٗا

‘Innema ‘ilehukumu Ellahul-ledhi la ‘ilahe ‘illa huwe wesi’a kulle shej’in ‘ilmæn

I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.

99

كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرٗا

Kedhalike nekussu ‘alejke min ‘enba’i ma kad sebeka we kad ‘atejnake min ledunna dhikræn

Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.

100

مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا

Men ‘a’rede ‘anhu fe’innehu jehmilu jewmel-kijameti wizræn

Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur'anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.

101

خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلٗا

Halidine fihi we sa’e lehum jewmel-kijameti himlæn

Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.

102

يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ زُرۡقٗا

Jewme junfehu fi es-suri we nehshurul-muxhrimine jewme’idhin zurkæn

Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).

103

يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرٗا

Jetehafetune bejnehum ‘in lebithtum ‘illa ‘ashræn

E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.

104

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمٗا

Nehnu ‘a’lemu bima jekulune ‘idh jekulu ‘emtheluhum terikaten ‘in lebithtum ‘illa jewmæn

Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"