21. Enbija · Ajeti 100 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 21:87–21:100

Ai i ngjarjes me peshkun është pejgamberi Junus, i cili kur ra në tri errësira: në errësirën i e natës, të detit dhe të barkut të peshkut, pranoi se kishte gabuar dhe e luti Zotin ta shpëtojë. Ai e shpëtoi.

Zekerijai e luti Zotin mos ta lërë të vetmuar e pa fëmijë, duke thënë që edhe në mos të mbetet kush pas meje, nuk është aq me rëndësi, sepse mbetet Ai, i pavdekshmi dhe që vetëm Atij i mbetet çdo gjë, e Ai është trashëguesi më i mirë. Po Zoti ia pranoi lutjen, i fali djalin Jahja e i përmirësoi gjendjen e gruas së tij që ishte beronjë e nuk lindte.

Të gjithë këta pejgamber që u përmendën angazhoheshin për punë të mira, ishin të devotshëm e të sinqertë ndaj Zotit, andaj Ai ua pranoi lutjet dhe i shpëtoi.

Edhe Merjemja, edhe pse nuk ishte pejgambere ishte femra më e zgjedhur, ajo ishte e ndershme, andaj ajo me djalin e saj mbetën për sa të ekzistojë jeta, si mrekulli dhe rast i jashtëzakonshëm i për njerëzit.

Të gjithë këta mësuan të njëjtën fe, ngase nuk pati udhëzim tjetër. Të gjithë këta i dërgoi Zoti më një udhëzim, me një fe, pse fe tjetër të vërtetë nuk ka, sikurse që nuk ka as Zot tjetër pos Allahut, andaj vetëm Atë duhet adhuruar. Mirëpo, këtë fe që e shpalli Zoti, njerëzit e grupëzuan dhe vetë u ndanë në grupe të ndryshme, duke gabuar, rëndë, e për këtë ata do të kthehen te Ai Zot dhe do të përgjegjën për këtë ndarje.

Çdo veprim i njerëzve shënohet saktësisht e vepra e atij që është edhe besimtar i drejtë, do të shpërblehet. i Ata që u shkatërruan ishin të gjykuar të vdesin ashtu pa besim, ata nuk do të besonin kurrsesi në këtë jetë, e gabimin e vet do ta shohin kur të vijë kijameti.

Kur të hapet penda të cilën e pat ndërtuar Dhulkarnejni e të dalin Jexhuxh Mexhuxhët që, I sipas Ibni Mes'udit:kijameti është aq afër sikurse shtatzënësia kur e plotëson kohën e caktuar, ndërsa familja pret lindjen e fëmijës, natën a ditën, e ata që nuk besuan do t'u mbesin sytë hapur nga frika dhe do ta vajtojnë veten pse nuk menduan për atë moment dhe pse refuzuan thëniet e pejgamberëve. Atëherë atyre u thuhet: Merrni edhe zotat tuaj, të cilët adhuronit dhe urdhëroni në xhehenem.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 21:98–21:103

Allahu i Lartësuar iu drejtohet idhujtarëve kurejshë dhe atyre që kanë të njëjtin besim me ta: - “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. ” - Me ta do të ndizet e do të shtohet furia e zjarrit të Xhehenemit. - “Atje do të kaloni!” - Domethënë, ju keni për të hyrë në këtë zjarr. - “Po të ishin zota, ata nuk do të futeshin në të!” - Nëse idhujt do të ishin vërtet zota me pushtet, nuk do të hynin në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre.

- “Por ata të gjithë do të jenë aty përgjithmonë!” - Të gjithë bashkë do të jenë përjetësisht në zjarr, si adhuruesit, edhe të adhuruarit e tyre. - “Atje ata do të gulçojnë dhe as nuk do të dëgjojnë.” - Siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Të dëshpëruarit do të jenë në Zjarr, ku do të kenë ofshama e ngashë - rime.” [Hud 106]. El shehik quhet frymë - marrja, kurse zefir quhet frymënxjerrja. Domethënë, frymëmarrja do të bëhet me vështirësi. - “Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij. ” - Ata të cilët mëshirohen nga Allahu i Lartësuar, ata do të jenë larg zjarrit, e kjo do të ndodhë për shkak të imanit të tyre korrekt dhe të sinqertë dhe për shkak të veprave të mira që lanë pas. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” [Rahman 60]. Kështu, duke qenë se ata kanë bërë të mira në jetën e kësaj bote, Allahu i Lartësuar ka për ta bërë të mirë edhe shpërblimin e tyre në ahiret, duke i shpëtuar ata nga ndëshkimi. Allahu i Lartësuar thotë se këta fatlumë jo vetëm që nuk kanë për ta përjetuar djegien e zjarrit në trupin e tyre, por: - “Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij dhe do të jenë përjetësisht atje ku ua dëshiron shpirti. ” - Kështu, Allahu i Lartësuar do t’i ruajë nga ndë - shkimi, të cilit ata i druhen. Ai u premton se ka për t’iu dhënë atë që ata e synojnë dhe e dëshirojnë shumë: shpërblimin e përjetshëm në Xhenet, mes kënaqësive të syrit dhe shpirtit. Këta janë evlijatë e Allahut, të cilët do ta kalojnë Siratin më shpejt se vetëtima, kurse mohuesit do të mbeten të gjunjëzuar në Xhehenem. Ndërsa në lidhje me ata të cilët, në jetën e kësaj bote janë adhuruar, e për të cilët u tha se do të jenë në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre, ky gjykim vlen për ata që kanë qenë të kënaqu r dhe e kanë pranuar ose kanë urdhëruar për këtë krim të shëmtuar. Ndërsa ata që nuk kanë urdhëruar për dicka të tillë dhe as nuk kanë qenë të kënaqur me të, përjashtohen nga ky gjykim, sepse janë adhuruar pa dëshirën e tyre. Të tillë janë melekët, Uzejri, Isa i biri Merje - mes etj., të cilët njerëzit i kanë adhuruar, por ata nuk kanë qenë të kënaqur me këtë adhurim dhe nuk e kanë pranuar. Madje, tek Allahu i Madhëruar, ata do të distancohen nga të tilla vepra idhujtarie. - “Frika e madhe nuk do t’i shqetësojë ata.” - Për këtë ajet janë thënë mendime të ndryshme. Ndër ato është thënë se bëhet fjalë për kohën kur zjarri do t’i mbulojë dhe do t’i përfshijë brenda vetes banorët e tij. - “Melekët do t’i presin me fjalët: “Kjo është dita juaj, që ju qe premtuar.”. - Melekët do t’i përgëzojnë ata Ditën e Premtuar me lajme që ua lumturojnë shpir - tin: “Kjo është dita juaj, që ju qe premtuar.”. Domethënë, shijoni gjithçka që ju lumturon dhe ju sjell kënaqësi të përhershme.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 21:96–21:102

- Kur të hapet (penda e) Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore. - Ky është një paralajmërim nga Allahu i Madhëruar drejtuar njerëzve, që të mos vazhdojnë në mosbesim dhe poshtërsi ndaj Tij, sepse është afruar koha kur në botë do të dalin jexhuxhët dhe maxhuxhët, dy fise të mëdhenj nga bijtë e Ademit, të cilët Dhulkarnejni i bllokoi me një pendë të madhe të hekurt. Një popull iu ankua Dhulkarnejnit se këto dy fise bënin shkatërrime, prandaj ai i bllokoi pas një pende të madhe dhe të fuqishme. Kur të vijë

fundi i kësaj bote, ajo pendë do të çahet dhe ata do të dalin pikërisht ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Nga çdo vend i ngritur do të zbresin me furi. Kjo tregon se ata do të jenë të shumtë në numër dhe do të përhapen në tokë me shpejtësi të madhe. Kjo do të ndodhë ose ngaqë do të jenë njerëz shumë të shpejtë, ose Zoti do t’u japë mjete shpejtësie. Ata do të nënshtrojnë botën dhe askush nuk do të mund të luftojë kundër tyre. - Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë:... - Është afruar koha e plotësimit të premtimit për Kijametin. Ky është një premtim i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Atë ditë, sytë e mohuesve do të zgurdullohen nga tmerri i ngjarjeve që përjetojnë, si dhe nga poshtërsitë që kanë bërë, të cilat do të dalin para Allahut. Ata të mjerë do të luten që të shkatërrohen e zhduken, duke shfaqur pendimin dhe dëshpërimin e tyre të madh për atë që tashmë nuk kthehet më: - “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë. - Ne ishim të painteresuar për këtë ditë të madhe dhe ishim zhytur tërësisht në kënaqësitë e jetës, derisa vdekja na erdhi befas. Kurse tani po vuajmë tmerrin e kësaj dite. Nëse do të vdiste ndonjë nga dëshpërimi dhe pendimi, do të ishin ata. - Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”. - Ata do të pranojnë se kanë bërë padrejtësi dhe se Allahu është i drejtë me dënimin e tyre. Në atë kohë do të urdhërohet që ata të flaken në zjarr, së bashku me idhujt e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: - Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni. - Ju dhe çdo gjë që adhuruat veç Allahut do të jeni lënda djegëse e Xhehenemit. Ju së bashku me idhujt tuaj do të hyni në Zjarr. Në fakt, putat janë sende, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por megjithatë, Zoti do t’i fusë së bashku me adhuruesit në Xhehenem. Kjo ka urtësi në vetvete. Së pari, ky veprim bëhet për ta kuptuar se adhurimi i tyre ishte një mashtrim i shejtanit. Së dyti, ai shërben si ndëshkim plus për ata që i kanë adhuruar këta idhuj dhe tashmë, kur më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e tyre, ata nuk mund t’i ndihmojnë aspak. I Madhëruari thotë: - Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. – Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ai do t’i ringjallë ata, për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj rreth së cilës kishin kundërshtime dhe për ta ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 39]. Kështu, të gjithë bashkë, të adhuruar dhe adhurues, do të jenë të gjithë në Xhehenem të përjetshëm. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej dhe nuk do të kenë as lehtësim dënimi. - Atje ata do të gulçojnë... - Nga ndëshkimi i rëndë, ata do të marrin frymë me vështirësi. - ... dhe as nuk do të dëgjojnë. - Ata do të jenë të verbër, të shurdhër dhe memecë. Ata nuk dëgjojnë asnjë zë tjetër veç ushëtimës së xhehenemit nga që vlon fort dhe plot urrejtje për mohuesit. Duhet kuptuar se idhujt që do të hyjnë në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre nuk janë vetëm putat, por edhe ata njerëz ose xhindë që kanë qenë të kënaqur me shirkun dhe adhurimet që këta idhujtarë u kanë bërë. Ndërsa Mesihu (a.s), Uzejri ose melekët e Zotit, që kanë qenë rob të mirë të Allahut, edhe pse janë adhuruar nga një pjesë idhujtarësh, do të jenë shumë larg zjarrit dhe të sigurt nga ndëshkimi i tij. Këta i përfshin fjala e Allahut në vijim: - Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). - Atyre iu prin mbarësia nga Zoti dhe do të jenë të lumtur. Ata kurrë nuk kanë për të hyrë në Zjarr, madje as do t’i afrohen atij. Ata nuk do t’ia dëgjojnë as zhurmën Xhehenemit dhe as do t'ia shohin pamjen e tij.

- Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. – Ata do të jenë duke shijuar ushqimet, pijet dhe kënaqësitë e trupit dhe të shpirtit. Ata do të shijojnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka vizatuar. Kjo do të jetë e vazhdueshme për ta, ndërsa bukuria e Xhenetit do të vijë duke u shtuar gjithmonë e më tepër.

← Enbija 21:100