We ‘idha re’akel-ledhine keferu ‘in jettehidhuneke ‘illa huzuen ‘ehedhal-ledhi jedhkuru ‘alihetekum we hum bidhikri er-Rehmani hum kafirune
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
Lew ja’lemul-ledhine keferu hine la jekuffune ‘an wuxhuhihimu en-nare we la ‘an dhuhurihim we la hum junserune
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
‘Em lehum ‘alihetun temna’uhum min dunina la jesteti’une nesre ‘enfusihim we la hum minna jushebune
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
Bel metta’na ha’uula’ we ‘aba’ehum hetta tale ‘alejhimul-’umuru ‘efela jerewne ‘enna ne’til-’erde nenkusuha min ‘etrafiha ‘efehumul-galibune
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
We neda’ul-mewazinel-kiste lijewmil-kijameti fela tudhlemu nefsun shej’æn we ‘in kane mithkale hebbetin min hardelin ‘etejna biha we kefa bina hasibine
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në Kuran thuhet se qiejt e toka ishin të bashkuar në një, e pastaj janë ndarë. Pas këtij konstatimi të Kuranit nuk kemi kurrfarë nevoje për ndonjë dokument tjetër mendor. Po kështu përmendet uji si bazë për jetën e çdo sendi, pra, asgjë nuk është e krijuar pa qëllim të caktuar. Edhe bjeshkët e mëdha e të forta garantojnë stabilitetin e tokës, sikurse edhe atmosfera rreth tokës, që shërben si kulm, i cili mbron prej meteorëve e sendeve të tjera. Madje ndryshimi i relievit të tokës, nuk është pasojë rasti, por rrjedhim i një qëllimi të caktuar që njerëzit të orientohen më lehtë. Idhujtarët thonin se pas vdekjes së Muhamedit a.s., ata do t’i kthenin besimtarët përsëri në fenë e tyre, ndërsa Kurani ju thotë, se ajo gjë nuk do të ndodhë, sepse ata do të zhdukeshin, e Feja Islame do të vazhdojë. Askush nuk është i pavdekshëm, çdo krijesë do ta shijojë vdekjen. Të gjithë do të sprovohen me të mira e të këqija, në mënyrë që të shihet edhe falënderimi për të mirat dhe durimi ndaj vështirësive, kurse shpërblimi do të jepet sipas qëndrimit tuaj. Jobesimtarët kurejshitë, si Ebu Xhehli etj., e përqeshnin Muhamedin a.s., pse ai fyente zotat e tyre, e nuk e vërenin veten, se bënin gabim të madh, duke mos e besuar Zotin e vërtetë. Ata e dinin, se do t’i zërë dënimi, e duke mos pasur durim të rrinin gjithnjë në pritje kërkonin, që dënimi t'iu vijë më shpejt, e nuk e dinin, se ai do t'iu vijë befas e do t'i tmerrojë, e atëherë ata nuk do të mund të largojnë prej vetes zjarrin. Zotat e tyre janë të ngurtë dhe nuk kanë kurrfarë mundësie, e kush do t'i mbrojë pos Zotit. Ata ishin të mashtruar, sepse Zoti iu kishte dhënë jetë të begatshme dhe harronin se do të vdesin. Nuk e vërenin, se dita ditës ngushtohej territori i vendit të tyre, ndërsa i muslimanëve përkundrazi, zgjerohej. Kështu atyre iu vinte fundi i jetës, shfarosja e tyre. Në Ditën e Gjykimit nuk mbetet asnjë send pa u vënë në peshore, e as vepra më e vogël, askujt nuk i bëhet padrejtësi, por atëherë do ta vajtojnë veten kokëfortit, edhe pse me vonesë.