21. Enbija · ajete 59–72

سورة الأنبياء
59

قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Kalu men fe’ale hadha bi’alihetina ‘innehu lemine edh-dhalimine

(Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"

60

قَالُواْ سَمِعۡنَا فَتٗى يَذۡكُرُهُمۡ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبۡرَٰهِيمُ

Kalu semi’na feten jedhkuruhum jukalu lehu ‘ibrahimu

(pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".

61

قَالُواْ فَأۡتُواْ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعۡيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡهَدُونَ

Kalu fe’tu bihi ‘ala ‘a’juni en-nasi le’allehum jesh/hedune

Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)".

62

قَالُوٓاْ ءَأَنتَ فَعَلۡتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ

Kalu ‘e’ente fe’alte hadha bi’alihetina ja ‘ibrahimu

I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"

63

قَالَ بَلۡ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمۡ هَٰذَا فَسۡـَٔلُوهُمۡ إِن كَانُواْ يَنطِقُونَ

Kale bel fe’alehu kebiruhum hadha fas’eluhum ‘in kanu jentikune

Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"

64

فَرَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ فَقَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Ferexha’u ‘ila ‘enfusihim fekalu ‘innekum ‘entumu edh-dhalimune

Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".

65

ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَىٰ رُءُوسِهِمۡ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ

Thumme nukisu ‘ala ru’usihim lekad ‘alimte ma ha’uula’ jentikune

Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"

66

قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يَضُرُّكُمۡ

Kale ‘efeta’budune min duni Ellahi ma la jenfa’ukum shej’æn we la jedurrukum

Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"

67

أُفّٖ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

‘Uffin lekum we lima ta’budune min duni Ellahi ‘efela ta’kilune

Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?

68

قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Kalu herrikuhu we ensuru ‘alihetekum ‘in kuntum fa’iline

Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"

69

قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ

Kulna ja naru kuni berdæn we selamæn ‘ala ‘ibrahime

Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"

70

وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ

We ‘eradu bihi kejdæn fexhe’alnahumul-’ehserine

Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.

71

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ

We nexhxhejnahu we lutæn ‘ilal-’erdi elleti barekna fiha lil’alemine

E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.

72

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةٗۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ

We wehebna lehu ‘ishaka we ja’kube nafileten we kullæn xhe’alna salihine

Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).