We xhe’alnahum ‘e’immeten jehdune bi’emrina we ‘ewhejna ‘ilejhim fi’lel-hajrati we ‘ikame es-selæti we ‘ita’e ez-zekæti we kanu lena ‘abidine
Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sikurse i patëm dhënë Musait e Harunit Tevratin, që sqaronte se ç’është e mirë e
We lutæn ‘atejnahu hukmæn we ‘ilmæn we nexhxhejnahu minel-karjeti elleti kanet ta’melul-haba’ithe ‘innehum kanu kawme sew’in fasikine
Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
We dawude we sulejmane ‘idh jehkumani fil-herthi ‘idh nefeshet fihi ganemul-kawmi we kunna lihukmihim shahidine
(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
Fefehhemnaha sulejmane we kullæn ‘atejna hukmæn we ‘ilmæn we sehharna me’a dawudel-xhibale jusebbihne wet-tejre we kunna fa’iline
E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.