وَهُدُوٓاْ إِلَى ٱلطَّيِّبِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَهُدُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡحَمِيدِ
Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Adhurimi ndaj Allahut në mënyrë jo të sinqertë është një lloj hipokrizie. Pati asish që kishin vajtur në Medine dhe kishin shpallur, se kishte pranuar Fenë Islame, por jo me sinqeritet, atë e kishte bërë sa për sy e faqe. Kur i shkonte puna mbarë ata thoshin, se ajo ishte fe e mirë, e nëse i goditte ndonjë e keqe thoshin, se nuk ishte fe e mirë, pra ishin të luhatshëm në besim. Njeriu i tillë ashtu e humbte edhe këtë jetë, e edhe jetën tjetër, sepse nuk ishte i mbështetur në Zotin, por në diçka tjetër, që nuk mund t’i sillte, as dëm, as dobi. Rreth përmbajtjes së ajetit 15 interpretuesit e Kuranit kanë dhënë edhe mendime të tjera, përveç atij që e dhamë në përkthim. Ibni Kethiri, duke u mbështetur në thënien e Ibni Abasit thotë: “Kush mendon nga jobesimtarët, se Allahu nuk do ta ndihmojë Muhamedin a.s., le ta ngrejë një litar lart në tavanin e shtëpisë dhe të varet në të, se Zoti do ta ndihmojë Muhamedin a.s. me siguri”. Sipas Sahibi Tes-hilit: ai njeriu i cili është në vështirësi e brenga të mëdha dhe mendon se nuk do ta ndihmojë Allahu, le ta varë veten dhe le të vdesë me mllfein e vet. Jehuditë iu thonin muslimanëve, se atyre iu kishte zbritur shpallja më herët, se kishin pasur pejgamberë para muslimanëve, prandaj janë më të mirë dhe më të zgjedhur prej të tjerëve. Kurani iu thotë, se Zoti përcjell çdo vepër të secilit, prandaj në Ditën e Gjykimit do të bëjë vlerësimin ndaj ithtarëve të cilitdo besim qofshin. Nuk ka qenie e send, që nuk zbaton me dëshirë ose domosdo urdhrin e Zotit. Përmendet se Allahut i bën sexhde edhe dielli, hëna, yjet etj., ngase sabejët adhuronin yjet, mexhusët diellin-dritën-zjarrin, idhujtarët gurët e drurët, dikush engjëjt e dikush ndonjë njeri o diçka tjetër. Kurani bën me dije, se çdo send e çdo qenie është rob i Zotit, e jo zot. Ai që e ka humbur rrugën e Zotit, ai e ka poshtëruar veten, dhe pos Zotit nuk ka kush