22. Haxh · Ajeti 32 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:25–22:37

Në fund të kaptinës Bekare është përmendur se Allahu nuk e dënon askë, nëse nuk bën I ndonjë punë të keqe, por vetëm i shkon mendja. Këtu, te Qabja njeriu dënohet vetëm nëse i shkon mendja për të keq, pse Qabja është vend i shenjtë, e shpirti i njeriut duhet të jetë i pastër, zemra e tij të jetë e pa brenga, ndjenja e tij të jetë e shëndoshë, dhe e tërë qenia duhet të jetë e drejtuar vetëm Allahut (Shih ajetin 25). Ibrahimi u urdhërua të shkojë në vendin e Qabes, ta pastrojë atë vend dhe ta ndërtojë Qaben. U urdhërua të thërrasë e të lajmërojë për vizitën që duhet bërë asaj, të vijnë njerëzit nga të gjitha I anët e botës dhe të tubohen aty për ta përmendur Allahun e duke marrë tekbir, të therrin kurbanët, e pastaj t'i heqin ihramët, të rruhen, t'i shkurtojnë thonjtë, dhe të pastrohen pas atij qëndrimi i ca ditësh në ihramë, e më në fund ta bëjnë edhe tavaf Qaben. Tavafi që bëhet pas kryerjes së të gjitha detyrave gjatë haxhit, është farz, obligim i domosdoshëm, pra është një nga pjesët përbërëse të haxhit.

Këtu shpjegohet edhe mënyra e therrjes së kurbanëve, e posaçërisht e deveve, sepse ato therren duke qenë në këmbë, e pastaj bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve. Theksohet se qëllimi, nijeti për therrjen e kurbanëve duhet të jetë thjeshtë vullneti i Zotit, për hir të Zotit, e duhet ditur se as mishi e as gjaki i tyre nuk shkon te Zoti, por shkon vepra e përcjellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:32–22:33

Allahu i Lartësuar thotë: - “Sigurisht, kush i madhëron simbolet e Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave. ” - Kur madhëron e respekton urdhëresat e Allahut të Madhëruar, pa dyshim që është shenjë e devotshmërisë së zemrës. Si simbole të fesë së Allahut konsiderohen edhe bagëtitë e kurbanit, në mënyrë të veçantë ato që janë shenjuar për t’u bërë kurban në Qabe. Muhamed Ibn Ebu Musa ka thënë: “Qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Muzdelife, hedhja e gurëve, rruajtja e kokës, bërja e kurbaneve, të gjitha këto janë prej simboleve te fesë së Allahut, të përmendura në ajet.” Ndërsa Ibn Umeri ka thënë: “... një nga simbolet më të mëdha të fesë së Allahut është vetë Qabja.” Duke qenë se bagëtitë e kurbanit, në mënyrë të veçantë bagëtitë e shenjuara për t’u bërë kurban, si dhe therja e tyre në vendin e përcaktuar janë simbole të fesë së Allahut, atëherë është detyrë për ne që t’i respektoj - më ato. Respektimi i këtyre simboleve është pikërisht përkujdesi për bagëtitë, vënia në majmëri, zbukurimi i tyre etj. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Ibn Abasi se: “madhë - rimi i simboleve të Allahut nënkupton majmërimin e kafshëve të kurbanit, zbuku - rimin, kujdesin e veçantë dhe moscenim in e tyre”. Ebu Umame përcjell nga Sehli, që ka thënë: “Kur ishim në Medinë, ne kujdese - shim rregullisht për majmërinë e bagëtive të kurbanit. Të gjithë muslimanët kujdeseshin me përkushtim për bagëtitë e kurbanit dhe i vinin në majmërim ato.” Kështu e sjell Buhariu. Gjithashtu nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet të ketë thënë: 1850. “Profeti i Allahut na urdhëroi që të shohim me kujdes veshët dhe sytë e bagëtive (që të jenë pa defekt) dhe të mos bëjmë kurban ato që janë mukâbele, mudâbera, sherkâe dhe as ħarkâe” Në këtë formë e sjellin Ahmedi dhe autorët e Suneneve. Tirmidhiu e ka gjykuar si të saktë. 54 Mukâbele quhet bagëtia që i është prerë maja e veshit, mudâbera quhet ajo që i është prerë fundi i veshit dhe sherkâe quhet kur i është çarë veshi për së gjati. Kështu e kanë shpjeguar Shafiiu dhe Esmaiu. Ndërsa ħarkâe quhet bagëtia që i është shpuar veshi me një vrimë rrumbullake ose ajo që i është çarë veshi për së gjeri. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve, mes të cilëve dhe Tirmidhiu, sjellin thënien e Aliut: 1851. “Na ka ndaluar Profeti i Allahut, që të bëjmë kurban bagëti të cilat janë me vesh e bri të prerë.” Seid Ibn Musejbi shpjegon se flitet për bagëtinë që i është thyer gjysma ose më shumë se gjysma e bririt.” Ndërsa nga El Bera transmetohet të ketë thënë se: 1852. Profeti i Allahut ka thënë: “Katër lloj bagëtish nuk lejohen që të bëhen kurban: “Bagëtia me sy të qorruar, të dukshmë, ajo që dallohet qartë që është e sëmurë, ajo që duket qartë që çalon dhe e dobëta, që nuk ka pikë dhjami.” Hadithin e sjellin Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve. Tirmidhiu e ka gjykuar sahih të saktë. Këto difekte tek kafsha bëjnë që ajo të jetë edhe e dobët, sepse nuk ka mundësi që të kullosë normalisht dhe të marrë ushqimin e duhur. Ebu Daudi sjell hadithin nga Utbe Ibn Sulemi se Profeti i Allahut e ka ndaluar që një kafshë të bëhet kurban nëse është kockë e lëkurë, ose qorre, ose e pafuqishme, ose këmbëthyer. Musfira quhet bagëtia e dobët, me shumë pak mish, muste’sile është ajo që i është prerë plotësisht veshi ose briri, baħkâu është qorre, ndërsa el meshiatu është bagëtia e dobët, e cila nuk i ndjek dot as tufën, për shkak të dobësisë e pafuqisë së saj. Ndërsa el kesiratu - e përmendur në hadith - është el arxhau, pra, ajo e cila duket qartë që çalon. Të gjitha këto mangësi i

bëjnë të pavlefshme për kurban. Megji - thatë, nëse ndodh që kafsha të dëmtohet pasi është përcaktuar si kafshë kurbani, atëherë mund të bëhet. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seidi, i cili rrëfen: 1853. “Unë bleva një dash për kurban, por atë e sulmoi ujku, i cili e kafshoi në ije. Unë e pyeta Profetin ﷺ dhe ai më tha që mund ta bëja kurban atë.” Në hadith është përme - ndur: 1854. “Profeti i Allahut na urdhëroi që të shohim me kujdes sytë dhe veshët. Pra (na porositi) që bagëtitë e zgjedhur a për kurban të je në të shëndetshme, të bukura e të shtrenjta.” - “Ju përfitoni nga ato për një kohë të caktuar ...” - Nga bagëtitë e kurbanit ju përfitoni qumështin, leshin, lëkurën, madje mund t’i përdorni edhe si kafshë shpine, deri në afatin e caktuar për kurban, siç thuhet në hadithin e Enesit, që gjendet në dy Sahih-ët, se, njëherë, kur Profeti i Allahut pa një burrë, i cili po shoqëronte një deve kurbani, i tha: “Mund të hipësh në të!”. Ai i tha: “Po ajo është për kurban?!” Profeti ﷺ i tha: “Hipi, i mjeri ti!” Këtë ia tha dy ose tri herë. Ndërsa në variantin e Muslimit, që e sjell nga Xhabiri, qëndron se Profeti i Allahut i tha: 1855. “Mund të hipësh në të dhe ta përdorësh si kafshë shpine, ashtu siç e do e mira (pa e tepruar) dhe kur e ke të nevojshme diçka të tillë.” - “... ndërsa vendi i kurbanit është afër Shtëpisë së Lashtë. ” - Domethënë, vendi afër Qabes. Edhe shpërndarja e mishit të tij bëhet në Qabe, siç thotë Allahu i Lartësuar: “...duke e kushtuar atë si kurban në Qabe...” [Maide 95]. Ose “Janë mohuesit e besimit të drejtë që ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet ...” [Fet’h 25].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:32–22:33

- Ja, kështu. Kush madhëron Simbolet e (fesë së) Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave. -Të gjitha këto që u përmendën duhen zbatuar, dhe kjo është prej madhërimit të shenjave të Allahut. Shenjtëri dhe shenja të Allahut janë simbolet e dukshme të fesë. Të tilla p.sh. janë të gjitha ritet e adhurimeve, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: "Vërtet, Safa dhe Merua janë nga simbolet e Allahut." [Bekare 158]. Kështu konsiderohen edhe kurbanet, që bëhen pranë Shtëpisë së Shenjtë, Qabes. E përmendëm edhe më parë se madhërimi i këtyre shenjave do të thotë: respektimi i tyre, përkushtimi në realizimin e tyre në mënyrën më të plotë, me aq sa ka mundësi njeriu. Kështu për shembull, në lidhje me kurbanët, respekti i këtij riti shprehet duke u kujdesur për ushqimin dhe shëndoshjen e kafshëve, që të jenë gati për kurban duke qenë të plota në çdo apekt. Nuk ka dyshim se madhërimi i shenjtërive të Zotit është tregues i devotshmërisë së zemrës. Ai që i madhëron dhe respekton këto shenjtëri paraqet provë të qartë se në zemrën e tij ka devotshmëri dhe se imani i tij është i pastër, i saktë e korrekt, pasi respektimi i tyre tregon se njeriu e madhëron dhe i frikësohet Zotit. - Ju përfitoni nga ato (kafshët e shenjuara për kurban) për një kohë të caktuar, e vendi i i kurbanit është afër shtëpisë së lashtë. - Nga kafshët që keni zgjedhur për kurban, qofshin ato deve apo dele, ju keni shumë dobi, sepse i shfrytëzoni e përfitoni prej tyre deri në kohën kur i bëni kurban. Ju mund t’i përdorni ato si kafshë shpine dhe për qumësht, pa i dëmtuar si kafshë kurbani. Kur shkojnë në vendin e caktuar për kurban, ato theren. Vendi ku bëhet kurbani është një vend i shenjtë, si Minaja etj. Pasi bëhen kurbanet, besimtarët hanë vetë prej mishit të tyre dhe dhurojnë ose ushqejnë me të nevojtarët dhe të varfërit.

← Haxh 22:32