22. Haxh · Ajeti 36 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:25–22:37

Në fund të kaptinës Bekare është përmendur se Allahu nuk e dënon askë, nëse nuk bën I ndonjë punë të keqe, por vetëm i shkon mendja. Këtu, te Qabja njeriu dënohet vetëm nëse i shkon mendja për të keq, pse Qabja është vend i shenjtë, e shpirti i njeriut duhet të jetë i pastër, zemra e tij të jetë e pa brenga, ndjenja e tij të jetë e shëndoshë, dhe e tërë qenia duhet të jetë e drejtuar vetëm Allahut (Shih ajetin 25). Ibrahimi u urdhërua të shkojë në vendin e Qabes, ta pastrojë atë vend dhe ta ndërtojë Qaben. U urdhërua të thërrasë e të lajmërojë për vizitën që duhet bërë asaj, të vijnë njerëzit nga të gjitha I anët e botës dhe të tubohen aty për ta përmendur Allahun e duke marrë tekbir, të therrin kurbanët, e pastaj t'i heqin ihramët, të rruhen, t'i shkurtojnë thonjtë, dhe të pastrohen pas atij qëndrimi i ca ditësh në ihramë, e më në fund ta bëjnë edhe tavaf Qaben. Tavafi që bëhet pas kryerjes së të gjitha detyrave gjatë haxhit, është farz, obligim i domosdoshëm, pra është një nga pjesët përbërëse të haxhit.

Këtu shpjegohet edhe mënyra e therrjes së kurbanëve, e posaçërisht e deveve, sepse ato therren duke qenë në këmbë, e pastaj bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve. Theksohet se qëllimi, nijeti për therrjen e kurbanëve duhet të jetë thjeshtë vullneti i Zotit, për hir të Zotit, e duhet ditur se as mishi e as gjaki i tyre nuk shkon te Zoti, por shkon vepra e përcjellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:36

- “Edhe devetë për kurban jua kemi bërë simbole të Allahut; ju keni shumë dobi prej tyre. ” - Allahu i Madhëruar u tregon robërve disa nga mirësitë e Tij, e pikërisht faktin se Ai krijoi për ta devetë, për t’i bërë kurban; Ai i bëri ato si simbole të fesë së Tij, që Ai e ka ligjëruar dhe urdhëruar që të respektohen. Devetë janë kurbanet më të mira, të ashtuquajtura el hedj, që bëhen në Qabe, madje, janë pa dyshim, më i miri lloj i kurbaneve që dhurohen në Qabe. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as shenjtërinë e muajve të shenjtë, as të kurbanit të Qabesë (el hedij), as të kurba - nëve (el ķalâid) të shënuar me qafore, as ata të cilët, duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, synojnë për vizitë Shtëpinë e Shenjtë!...”. El budne, - shpjegon Atau - janë devetë dhe lopët. Kështu është transmetuar prej Ibn Umerit, Seid Ibn Musejibit dhe Hasen el Basriut. Ndërsa Muxhahidi ka thënë se el budne janë vetëm devetë. Në fakt, el budne i përfshin devetë, pa asnjë kundërshtim. Ndërsa në lidhje me faktin a i përfshin edhe lopët janë dhënë dy mendime. Mendimi më i saktë është se edhe lopët bëjnë pjesë në këtë emërtim. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se, ashtu si deveja, edhe lopa mjafton si kurban për shtatë persona. Në një hadith të saktë, që gjendet në Sahih-un e Muslimit, Xhabir Ibn Abdullahu tregon: 1858. “Profeti i Allahut na urdhëroi, që kur të bëjmë kurban së bashku, një deve mjafton për shtatë persona, ashtu si dhe një lopë mjafton për shtatë persona.” Allahu i Madhëruar thotë: “ ... ju keni shumë dobi prej tyre.”. Pra, do të keni shpërblim të madh për to në ahiret. Nga Aishja, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! - përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 1859. “Biri i Ademit nuk mund të bëjë ditën e Bajramit ndonjë vepër më të dashur për Allahun sesa derdhja e gjakut të kurbanit. Bagëtia do të vijë Ditën e Kijametit me brirët, thundrat dhe gëzofin e saj. Gjaku i saj shkon për kënaqësinë e Allahut, përpara se të bjerë në tokë. Prandaj bëjeni atë me kënaqësi të plotë në shpirtin tuaj (me sinqeritet e me shpresë për shpërblimin e Allahut).” Hadithin e sjellin Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu. Ky i fundit e ka gjykuar si

hasen. 57 Nga Ibn Abasi përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 1860. “Nuk është shpenzuar argjendi ndonjëherë, në diçka më të mirë sesa derdhja e gjakut të kurbanit në ditën e Bajramit.” Hadithin e sjell Darakutni në Sunen-in e tij. Muxhahidi e shpjegon kështu: “Domethënë, keni shpërblime, mirësi e begati.” Ndërsa Ibrahim Nehaiu ka thënë: “Pra, përfitoni nga qumështi i tyre ose duke hipur në to, kur keni nevojë.” - “Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për kurban) ...” - Nga Xhabir Ibn Abdullahi vjen ky rrëfim: 1861. “U fala me Profetin e Allahut, ditën e Bajramit të Kurbanit. Pasi mbaroi namazin, atij i sollën një dash, të cilin ai e bëri kurban duke thënë: “ Bismilâh! Allahu Ekber! O Allah, ky kurban është nga unë dhe për këdo nga umeti im që nuk ka mundësi të bëjë kurban.” Fjala “ sauâf”, e përmendur në ajet, ka kuptimin: “Ngritur në tri këmbë, me këmbën e përparme të majtë të lidhur, gati për kurban. Në atë pozicion thuhet: “ Bismil-lâh, Allahu ekber, L â ilâhe il l’Allah! O Allah! Ky kurban është (mirësi) prej Teje dhe të përkushtohet vetëm Ty.” Kështu ka thënë Ibn Abasi. Po kështu e transmeton prej tij edhe Muxhahidi, Ibn Ebu Talha dhe Aufiu. Në dy Sahihët vjen hadithi: 1862. “Ibn Umeri kaloi njëherë pranë dikujt që kishte shtrirë devenë e tij, për ta bërë kurban, ndaj i tha: “Ngrije atë në këmbë, të lidhur (në njërën këmbë të saj). Kjo është tradita e Ebu Kasimit (Muhamedit a.s). - “... dhe kur të shtrihen në tokë .” - Pra, kur shtrihet në tokë pas therjes dhe jep frymën. Nuk lejohet të hahet gjë prej kurbanit, derisa kafsha të japë frymë tërësisht dhe të ndalojë së lëvizuri. Në një hadith merfu thuhet: 1863. “Mos u nxitoni, derisa fryma të dal ë tërësisht.” Përcillet se edhe Umer Ibn Hatabi e ka thënë diçka të tillë. Këtë e mbështet edhe hadithi i Shedad Ibn Eusit, sjellë në Sahihun e Muslimit: 1864. “Me të vërtetë, Allahu e ka bërë detyrë bamirësinë (shpirtbutësinë) në çdo gjë. Prandaj, kur të vrisni një njeri (që është dënuar me drejtësi sipas ligjit), kryejeni ekzekutimin në mënyrën më të lehtë dhe më të butë, dhe kur të therni një kafshë, kryejeni therjen në mënyrën më të mirë e më të butë. Çdokush ta mprehë mirë thikën e vet dhe ta rehatojë bagëtinë që do të therë (duke e kaluar thikën në fytin e saj me fuqi e shpejtësi).” Nga Ebu Uakid Lejthi përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 1865. “Pjesa e trupit që shkëputet nga një kafshë e gjallë, konsiderohet e ngor -dhur.” [Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, i cili e ka gjykuar si sahih të saktë]. - “Hani prej tyre dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! ” - Disa selefë, duke shpjeguar fjalën e Allahut: “Hani prej tyre ...”, kanë thënë se: ky urdhër tregon që lejohet të hash prej mishit të kurbanit. Ndërsa Maliku thotë se të hash prej mishit të kurbanit është e pëlqyeshme (pra, jo thjesht e lejuar). Në lidhje me dy kategoritë e përmendura në ajet, për të cilat Allahu i Madhëruar urdhëron që t’u jepet prej mishit të kurbanit, janë dhënë shpjegime të ndryshme. “ El kâniu ”, - thotë Ibn Abasi, - është ajo kategori që mjaftohet me atë gjë që njerëzit ia japin vetë, pa ua lypur. Ndërsa “El mu’ter ” është ai që vjen tek ti e jep njëfarë shenje që t’i japësh prej mishit, por nuk e kërkon drejtpërdrejt. Me këtë ajet janë argumentuar ata dijetarë që mëtojnë se kurbani ndahet në tri pjesë: një pjesë e mban i zoti për vete, një pjesë e jep dhuratë (atyre që nuk janë nevojtarë), e një pjesë atyre që janë nevojtarë. Në hadith të saktë është transmetuar se Profeti i Allahut u tha njerëzve: 1866. “Unë ju kisha ndaluar në fillim nga ruajtja e mishit të kurbanit më shumë se tri ditë, por tani mund të hani dhe ta ruani atë sa të dëshironi.” Në një hadith tjetër thotë: 1867. “Mund të hani, të ruani e të jepni sadaka prej tij (mishit të kurbanit).”. Për sa i përket lëkurës së kurbanit, në Musned-in e Ahmedit është hadithi nga Numani, ku thuhet: 1868. “Hani prej mishit të kurbanit, jepni sadaka dhe mund të përfitoni nga lëkura e tij, por mos e shisni atë!”. Koha e therjes së kurbanit fillon me

lindjen e diellit, pasi ka kaluar kohë e mjaftueshme për të falur namazin e Bajramit dhe për të mbajtur hytben, me të dyja pjesët e saj. Nga Bera Ibn Azibi përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 1869. “E para punë me të cilën e fillojmë këtë ditë (të Bajramit të Kurbanit) është namazi (i Bajramit), pastaj shkojmë e bëjmë kurbanet. Kush vepron kështu, ka ndjekur traditën tonë. Nëse e ther kafshën përpara namazit, ai është thjesht një mish, me të cilin ushqen familjen e vet, dhe nuk konsiderohet si kurban.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ndërsa në Sahihun e Muslimit vjen: 1870. “Mos bëni kurban përpara se të bëjë imami!” - “Kështu, jua vumë kafshët në shërbi - min tuaj, që ju të jeni mirënjohës. ” - Allahu i Madhëruar i nënshtroi kafshët për ju, që të mund të përfitoni prej tyre, si kafshë shpine, për qumështin, mishin, siç thotë i Lartë -suari: “A nuk e shohin ata se jemi Ne që kemi krijuar për ta kafshë që ata i kanë nën zotërimin e tyre? Dhe jemi Ne që ua nështruam ato për t'i përdorur. Disa i mbajnë si kafshë bartëse dhe disa i mbajnë për ushqim. Ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera dhe pije të këndshme (qumësht). A nuk do të jenë mirënjohës?” [Ja Sin 71 - 73].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:36–22:37

- Edhe devetë për kurban jua kemi bërë prej simboleve të (fesë së) Allahut... - Kjo tregon se fjala “ sheairullah” – “simbolet e Allahut” është një term gjithëpërfshirës, që ngërthen të gjitha ato rite fetare që kryhen haptaz. I tillë është edhe kurbani për hir të Allahut. Më lart u tha se madhërimi dhe respektimi i simboleve të Allahut është tregues i devotshmërisë e pastërtisë së zemrës. Në këtë ajet përmenden si pjesë e simboleve të Allahut devetë dhe gjedhët që veçohen për kurban, sipas një mendimi. Këto kafshë trajtohen me kujdes të veçantë dhe ushqehen mirë, për t’u majmur, si madhërim për Allahun, të cilit do t’i kushtohen si kurbane. - ... e ju keni shumë dobi prej tyre. - Të gjithë përfitojnë, si dhuruesi, ashtu edhe përfituesi i kurbanit. Ata përfitojnë nga sevapet e kënaqësia e Allahut, nga mishi që e hanë vetë, si dhe ngaqë kënaqin zemrat e njerëzve dhe të nevojtarëve. - Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për kurban)... – Kur të therni bagëtitë, thoni në momentin e therjes: Bismilah! Kur janë bagëti të mëdha (si devetë dhe lopët), ato fillimisht qëndrojnë në këmbë, pastaj u lidhet këmba e djathtë para, që të ulen poshtë, dhe pastaj theret sipas mënyrës islame. - ... dhe kur të shtrihen në tokë (pas therrjes). – Pasi kafsha shtrihet përtokë dhe i ripet lëkura, atëherë mund të hahet. - Hani prej tyre... - Kjo fjalë i drejtohet atij që e bën kurbanin. Pra, i lejohet pronarit të kurbanit që të hajë prej kurbanit të vet. Pastaj: - ... dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! - Ushqeni të varfërin, i cili nuk lyp për shkak të turpit dhe vetëpërmbajtjes, por ushqeni edhe të varfërit që lypin. Pra, të dy llojet e të varfërve kanë pjesën e tyre në kurban. - Ja, kështu, jua vumë kafshët në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. - Është Allahu i Madhëruar Ai që jua mundësoi këtë begati për kurban, që ju të jeni mirënjohës. Allahu i nënshtroi ato kafshë për ju, për t’ju treguar mëshirën e bamirësinë e Tij ndaj jush. Atëherë, lavdërojeni dhe tregojini Atij mirënjohjen tuaj! - Tek Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre (i kurbaneve) ; është devotshmëria juaj që mbërrin tek Ai. - Qëllimi i kurbanit nuk është vetëm therja e bagëtisë e përfitimi nga mishi i saj. Tek Allahu i Madhëruar nuk arrin as gjaku dhe as mishi i kurbanit, sepse Ai është i Pasur, Jonevojtar për krijesat dhe i Vetëlavdëruar. Tek Ai arrin veçse sinqeriteti juaj në adhurimet dhe kurbanet që ju i dedikoni. Tek Ai arrijnë qëllimi i mirë, llogaritja e shpërblimit dhe devotshmëria juaj. Ky është një inkurajim për të qenë të sinqertë në adhurimin e therjes dhe të përkushtimit të kurbanëve. Allahu i Madhëruar na udhëzon që të jemi të motivuar veçse nga një qëllim: arritja e kënaqësisë së Tij. Qëllimi i kurbanit të mos jetë fama dhe lavdërimi prej njerëzve dhe as të mos bëhet thjesht sepse është një zakon i trashëguar. Kështu, sinqeriteti është i detyrueshëm në të gjitha llojet e adhurimeve. Nëse ato nuk kryen me sinqeritet dhe në emër të devotshmërisë për Allahun, të gjitha janë vepra sipërfaqësore, që u mungon thelbi e frutat. Ata i ngjajnë një trupi që nuk ka shpirt.

- Ai jua nënshtroi ato (bagëtitë për kurban) që ta madhëroni Allahun, i Cili ju udhëzoi në Rrugën e Drejtë. - Që ta madhëroni dhe respektoni Allahun. Ta madhëroni, për shkak se Ai ju udhëzoi në rrugë të drejtë. Për këtë, Ai meriton përlëvdimet dhe mirënjohjen më të thellë, lavdërimet më të plota dhe madhërimin me përunjësinë më të thellë. - Dhe përgëzoji besimtarët! - Ky përgëzim u jepet muhsinin-ëve, domethënë, atyre që kanë arritur gradën e ihsan-it. Ata e adhurojnë Allahun njëlloj sikurse ta shihnin Atë haptazi. Edhe pse nuk mund ta shohin në këtë jetë, ata e adhurojnë Zotin duke ndier mbikqyrjen e Tij në çdo çast. Në çdo çast adhurimi, ata e ndiejnë shikimin dhe mbikëqyrjen e Tij. Kjo është grada e ihsanit, në lidhje me adhurimet që i përkushtohen Zotit. Ndërsa për ihsanin ndaj krijesave mund të flasësh gjatë. Të tillë njerëz u bëjnë mirësi krijesave me të gjitha format e mënyrat: me anë të pasurisë, diturisë, pushtetit e miqësisë, këshillës së mirë, urdhërimit për punë të mira e ndalimit nga e keqja, fjalët e mira e të ngrohta etj. Këta bamirës kanë një premtim të madh e të mrekullueshëm nga Allahu i Madhëruar. Atyre u premtohet lumturi në dynja dhe në ahiret. Allahu do t’u dhurojë mirësi, ashtu sikurse ata u bënë bamirësi krijesave dhe ashtu siç e adhuruan Atë me përunjësi e përkushtim. I Madhëruari thotë: “Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?! ” [Rahman 54 – 60]. Ose: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26].

← Haxh 22:36