← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

22. Haxh · Ajeti 37 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:25–22:37

Në fund të kaptinës Bekare është përmendur se Allahu nuk e dënon askë, nëse nuk bën I ndonjë punë të keqe, por vetëm i shkon mendja. Këtu, te Qabja njeriu dënohet vetëm nëse i shkon mendja për të keq, pse Qabja është vend i shenjtë, e shpirti i njeriut duhet të jetë i pastër, zemra e tij të jetë e pa brenga, ndjenja e tij të jetë e shëndoshë, dhe e tërë qenia duhet të jetë e drejtuar vetëm Allahut (Shih ajetin 25). Ibrahimi u urdhërua të shkojë në vendin e Qabes, ta pastrojë atë vend dhe ta ndërtojë Qaben. U urdhërua të thërrasë e të lajmërojë për vizitën që duhet bërë asaj, të vijnë njerëzit nga të gjitha I anët e botës dhe të tubohen aty për ta përmendur Allahun e duke marrë tekbir, të therrin kurbanët, e pastaj t'i heqin ihramët, të rruhen, t'i shkurtojnë thonjtë, dhe të pastrohen pas atij qëndrimi i ca ditësh në ihramë, e më në fund ta bëjnë edhe tavaf Qaben. Tavafi që bëhet pas kryerjes së të gjitha detyrave gjatë haxhit, është farz, obligim i domosdoshëm, pra është një nga pjesët përbërëse të haxhit.

Këtu shpjegohet edhe mënyra e therrjes së kurbanëve, e posaçërisht e deveve, sepse ato therren duke qenë në këmbë, e pastaj bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve. Theksohet se qëllimi, nijeti për therrjen e kurbanëve duhet të jetë thjeshtë vullneti i Zotit, për hir të Zotit, e duhet ditur se as mishi e as gjaki i tyre nuk shkon te Zoti, por shkon vepra e përcjellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:37

- “Tek Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre (i kurbaneve); është devot - shmëria juaj që mbërrin tek Ai .” - Allahu i Madhëruar i ligjëroi për ju këto rite të kurbanit, që ju të përkujtoni Atë dhe mirësitë e Tij gjatë therjes së kurbanit. Ai është Krijuesi, Kujdestari e Furnizuesi juaj. Tek Ai nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbaneve tuaja, sepse Ai nuk ka asnjë nevojë për krijesat. Në kohën e injorancës paraislamike, pasi njerëzit thernin kurbanet për idhujt e tyre, ata hidhnin copa mishi mbi idhujt e gdhendur në gur e dru dhe i lyenin ata me gjakun e kurbaneve. Atëherë, Allahu i Madhëruar tha: “Tek Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre (i kurbaneve); është devotshmëria juaj që mbërrin tek Ai.” Pra, robërit do të shpërblehen dhe do t’u pranohen veprat në bazë të devotshmërisë së tyre, siç thuhet në një hadith të saktë: 1871. “Allahu nuk shikon pamjen dhe as pasurinë tuaj, por sheh zemrat dhe veprat tuaja.” Kështu, Allahu i Madhëruar pranon veçse prej atyre që ia përkushtojnë veprat dhe adhurimet veçse Atij, me sinqeritet e korrektësi. - “Ai jua nënshtroi ato (bagëtitë për kurban), që ta madhëroni Allahun, i Cili ju udhëzoi në Rrugën e Drejtë.” - Allahu i Madhëruar jua nënshtroi kafshët për kurban, në mënyrë që ju ta madhëroni Atë, duke iu nënshtruar në fenë e Tij; ta madhëroni e t’i shprehni mirënjohjen për këtë fe të mreku - llueshme, në të cilën ju udhëzoi, për ligjin e plotë e për çdo vepër të mirë, që Ai e pëlqen, si dhe për çdo porosi për t’u larguar

nga çdo gjë që Ai nuk e do dhe nga e cila ju ka ndaluar. - “Dhe përgëzoji bamirësit!” - Përgëzoji, o Muhamed, ata që bëjnë punë të mira, të cilët janë të kujdesshëm e të përkushtuar në përmbushjen e porosive të Zotit dhe ruajtjen e kufijve të Tij. Ata e pasojnë me korrektësi e me sinqeritet ligjin që Ai ka ligjëruar për ta dhe besojnë plotësisht e me siguri të plotë profetët e Zotit dhe shpalljet që ata kanë sjellë prej Tij. Dijetarët kanë dhënë mendi - me të ndryshme në lidhje me detyrueshmë - rinë ose jo të bërjes së kurbanit. Disa janë të mendimit se bërja e kurbanit është vaxhib për çdo njeri që ka mundësi financiare ta bëjë. Të këtij mendimi kanë qenë Ebu Hanifja, Maliku dhe Theuriu. Ebu Hanifja, përveç mundësisë financiare, kushtëzon që të mos jetë në udhëtim. Ai argumentohet me një hadith që e sjell Ahmedi, i cili e sheh si garib dhe munker.58 Ndërsa imam Shafiu dhe Ahmedi janë të mendimit se bërja e kurbanit është një vepër e pëlqyeshme, duke u bazuar në hadithin: 1872. “Në lidhje me pasurinë, nuk ka asnjë detyrim tjetër përveç zekatit.” Gjithashtu, siç e përmendëm edhe më lart, Profeti i Allahut bëri kurban edhe në emër të umetit të tij, duke rrëzuar detyrimin prej tyre. Ebu Serihate ka thënë: “Unë kam jetuar pranë Ebu Bekrit dhe Umerit, dhe shpesh ata nuk bënin kurban, me qëllim që njerëzit të mos mendonin gabimisht se bërja e kurbanit është detyrë.” Kurbanin e bën një person, duke mjaftuar edhe për familjen e tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:36–22:37

- Edhe devetë për kurban jua kemi bërë prej simboleve të (fesë së) Allahut... - Kjo tregon se fjala “ sheairullah” – “simbolet e Allahut” është një term gjithëpërfshirës, që ngërthen të gjitha ato rite fetare që kryhen haptaz. I tillë është edhe kurbani për hir të Allahut. Më lart u tha se madhërimi dhe respektimi i simboleve të Allahut është tregues i devotshmërisë e pastërtisë së zemrës. Në këtë ajet përmenden si pjesë e simboleve të Allahut devetë dhe gjedhët që veçohen për kurban, sipas një mendimi. Këto kafshë trajtohen me kujdes të veçantë dhe ushqehen mirë, për t’u majmur, si madhërim për Allahun, të cilit do t’i kushtohen si kurbane. - ... e ju keni shumë dobi prej tyre. - Të gjithë përfitojnë, si dhuruesi, ashtu edhe përfituesi i kurbanit. Ata përfitojnë nga sevapet e kënaqësia e Allahut, nga mishi që e hanë vetë, si dhe ngaqë kënaqin zemrat e njerëzve dhe të nevojtarëve. - Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për kurban)... – Kur të therni bagëtitë, thoni në momentin e therjes: Bismilah! Kur janë bagëti të mëdha (si devetë dhe lopët), ato fillimisht qëndrojnë në këmbë, pastaj u lidhet këmba e djathtë para, që të ulen poshtë, dhe pastaj theret sipas mënyrës islame. - ... dhe kur të shtrihen në tokë (pas therrjes). – Pasi kafsha shtrihet përtokë dhe i ripet lëkura, atëherë mund të hahet. - Hani prej tyre... - Kjo fjalë i drejtohet atij që e bën kurbanin. Pra, i lejohet pronarit të kurbanit që të hajë prej kurbanit të vet. Pastaj: - ... dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! - Ushqeni të varfërin, i cili nuk lyp për shkak të turpit dhe vetëpërmbajtjes, por ushqeni edhe të varfërit që lypin. Pra, të dy llojet e të varfërve kanë pjesën e tyre në kurban. - Ja, kështu, jua vumë kafshët në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. - Është Allahu i Madhëruar Ai që jua mundësoi këtë begati për kurban, që ju të jeni mirënjohës. Allahu i nënshtroi ato kafshë për ju, për t’ju treguar mëshirën e bamirësinë e Tij ndaj jush. Atëherë, lavdërojeni dhe tregojini Atij mirënjohjen tuaj! - Tek Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre (i kurbaneve) ; është devotshmëria juaj që mbërrin tek Ai. - Qëllimi i kurbanit nuk është vetëm therja e bagëtisë e përfitimi nga mishi i saj. Tek Allahu i Madhëruar nuk arrin as gjaku dhe as mishi i kurbanit, sepse Ai është i Pasur, Jonevojtar për krijesat dhe i Vetëlavdëruar. Tek Ai arrin veçse sinqeriteti juaj në adhurimet dhe kurbanet që ju i dedikoni. Tek Ai arrijnë qëllimi i mirë, llogaritja e shpërblimit dhe devotshmëria juaj. Ky është një inkurajim për të qenë të sinqertë në adhurimin e therjes dhe të përkushtimit të kurbanëve. Allahu i Madhëruar na udhëzon që të jemi të motivuar veçse nga një qëllim: arritja e kënaqësisë së Tij. Qëllimi i kurbanit të mos jetë fama dhe lavdërimi prej njerëzve dhe as të mos bëhet thjesht sepse është një zakon i trashëguar. Kështu, sinqeriteti është i detyrueshëm në të gjitha llojet e adhurimeve. Nëse ato nuk kryen me sinqeritet dhe në emër të devotshmërisë për Allahun, të gjitha janë vepra sipërfaqësore, që u mungon thelbi e frutat. Ata i ngjajnë një trupi që nuk ka shpirt.

- Ai jua nënshtroi ato (bagëtitë për kurban) që ta madhëroni Allahun, i Cili ju udhëzoi në Rrugën e Drejtë. - Që ta madhëroni dhe respektoni Allahun. Ta madhëroni, për shkak se Ai ju udhëzoi në rrugë të drejtë. Për këtë, Ai meriton përlëvdimet dhe mirënjohjen më të thellë, lavdërimet më të plota dhe madhërimin me përunjësinë më të thellë. - Dhe përgëzoji besimtarët! - Ky përgëzim u jepet muhsinin-ëve, domethënë, atyre që kanë arritur gradën e ihsan-it. Ata e adhurojnë Allahun njëlloj sikurse ta shihnin Atë haptazi. Edhe pse nuk mund ta shohin në këtë jetë, ata e adhurojnë Zotin duke ndier mbikqyrjen e Tij në çdo çast. Në çdo çast adhurimi, ata e ndiejnë shikimin dhe mbikëqyrjen e Tij. Kjo është grada e ihsanit, në lidhje me adhurimet që i përkushtohen Zotit. Ndërsa për ihsanin ndaj krijesave mund të flasësh gjatë. Të tillë njerëz u bëjnë mirësi krijesave me të gjitha format e mënyrat: me anë të pasurisë, diturisë, pushtetit e miqësisë, këshillës së mirë, urdhërimit për punë të mira e ndalimit nga e keqja, fjalët e mira e të ngrohta etj. Këta bamirës kanë një premtim të madh e të mrekullueshëm nga Allahu i Madhëruar. Atyre u premtohet lumturi në dynja dhe në ahiret. Allahu do t’u dhurojë mirësi, ashtu sikurse ata u bënë bamirësi krijesave dhe ashtu siç e adhuruan Atë me përunjësi e përkushtim. I Madhëruari thotë: “Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?! ” [Rahman 54 – 60]. Ose: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26].

← Haxh 22:37