22. Haxh · Ajeti 39 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:38–22:55

Në shtatëdhjetë e më tepër ajete Zoti ua ndaloi myslimanëve të luftojnë, e Pejgamberit i vinin sahabët të rrahur të lënduar të torturuar, kurse ai u thoshte të kenë durim se Allahu ende nuk më ka dhënë leje të ajet është i pari që lejon myslimanët të luftojnë dhe ta mbrojnë veten, ta mbrojnë lirinë e secilit në besim, luftoj. Ky duke i mbrojtur tempujt si manastiret, kishat e krishtera, faltoret e jehudive e edhe xhamitë, në të cilat mësohet adhurim i vërtetë ndaj Zotit.: Lejimi i myslimanëve që ta përdorin forcën e vet ushtarake e luftarake, ishte i drejtë, jo vetëm pse ata ishin përzënë nga vendi i tyre, por edhe pse idhujtarët orvateshin të dominonin mbi të gjithë popujt e tjerë dhe donin t'i shkatërronin të gjitha faltoret.

Ndihma e Zotit gjithnjë është me ata që ndihmojnë rrugën e drejtë, që zbatojnë obligimet ndaj Zotit, ndaj njëri-tjetrit, që këshillojnë mbarë dhe qortojnë punët e këqia. Të tillë ishin muhaxhirinët dhe ensarët medinas.

Muhammedit i thuhej të mos brengosej pse idhujtarët mekas e quanin rrenacak, sepse ky nuk ishte pejgamber i parë që fyhej prej armiqve, ishin fyer edhe ata që kishin qenë para tij si Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Shuajbi, e edhe Musai me sa e sa mrekulli shumë bindëse. Allahu shkatërroi shumë popuj që ishin më parë, nëse do Ai do t'i shkatërrojë edhe idhujtarët, por Ai nuk ngutet, sepse është aq i butë sa që njëmijë vjet sipas llogaritjes së njerëzve, te ai janë sa një vit, madje edhe e ardhmja e të gjithëve është te Ai, prandaj idhujtarët do të duhej ta dinin se shtyrja e dënimit të tyre nuk do të thotë se ata do t'i shpëtojnë dënimit.

Shejtani shumë herë është përpjekur t'i ngacmojë pejgamberët me ndonjë dëshirë në këtë jetë, e t'i shmangë sado pak ata nga detyra e tyre, por Zoti ka asgjësuar nxitjen e shejtanit dhe ka fuqizuar shpalljen me të cilën i ka dërguar.

Ka mendime se me këtë ajet qëllimi është: dëshirën e pejgamberit që t'i udhëzojë njerëzit në i rrugën e drejtë dhe në besim e t'i largojë nga shejtani i cili duke u kundërvënë me ngacmimet e tij ua hijeshon njerëzve kundërshtimin ndaj pejgamberit dhe mosbesimin.

Shejtani është përpjekur t'ia ngatërrojë pejgamberit leximin e shpalljes, ashtu që atij t'i shpëtojë ndonjë thënie e të futet ndonjë e shejtanit për t'u përzier edhe ajo me shpalljen e Zotit, mirëpo, Zoti mënjanoi atë nxitje të shejtanit dhe mbrojti e fuqizoi shpalljen e vet origjinale.

Rrëfimi i një rasti për pejgamberin tonë, kinse ai ka ngatërrur diç në kaptinën "En Nexhmi", për fjalën "Garanik..", është e pabazë, është shpifje dhe trillim.

. Me ditën e pafrytshme, mendohet në ditën e kijametit pas së cilës më nuk lind ditë tjetër.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:39–22:40

- “Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje, për shkak se u është bërë padrejtësi.” - Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili rrëfen: “Kur Profeti ﷺ doli prej Mekës, Ebu Bekri i tha: “Ata dëbuan Profetin e tyre! Inna lil-lâhi ue in -nâ Ilejhi râxhiun! Ata kanë për t’u shkatërruar.” Ibn Abasi vazhdon: “Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Atyre që po sulmohen me

luftë, u është dhënë leje, për shkak se u është bërë padrejtësi.” Kur zbriti ky ajet, Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “E dija se kjo do të ndodhte! E dija se lufta do të vinte në mënyrë të pashmang - shme.” Po kështu e ka transmetuar këtë ether edhe Ahmedi, i cili ka shtuar fjalën e Ibn Abasit: “Ky është ajeti i parë që zbriti në lidhje me luftën.” Hadithin e ka sjellë edhe Tirmidhiu, që e ka gjykuar si hasen. Fakti tregon se surja është medinase. - “Allahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët) ...” - Allahu është i plotpu - shtetshëm për t’i ndihmuar, mbështetur e dhuruar fitoren adhuruesve të Tij, besimta - rëve të sinqertë, edhe pa bërë asnjë luftim, edhe pa u munduar fare ata, por Allahu i Lartësuar dëshiron prej adhuresve të Tij që të shpenzojnë energjitë e tyre në bindje dhe në adhurimin e Tij, siç thotë në ajetin kuranor: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t' i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri -tjetrin. Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fuse ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.” [Muhamed 4 - 6]. Ose: “Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë fitoren ndaj tyre, të shërojë shpirtrat e besimtarëve dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin atij që do. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” [Teube 14, 15]. “A mos menduat se do të braktiseni dhe se Allahu nuk do t’i n xjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mik të dashur asnjë tjetër, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? Allahu e di hollësisht atë që bëni ju.” [Teube 16]. Gjithashtu: “A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij) dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?!” [Al Imran 142. Dhe thotë: “Ne do t’ju sprovoj - më, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë (për sinqeritetin) në veprat tuaja.” [Muhamed 31]. Ajetet me këtë kuptim janë të shumta në Kuran. Duke shpjeguar fjalën e Allahut: “Allahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata....”, Ibn Abasi ka thënë: “Dhe, vërtet, Allahu i Madhëruar e përmbu - shi plotësisht këtë premtim.”. Allahu i Lartësuar e ligjëroi xhihadin në kohën më të përshtatshme që mund të bëhej. Kur ishin në Mekë, idhujtarët ishin më të shumtë në numër, ndaj nëse do t’i urdhëronte besimta - rët për luftë atje, kjo do të ishte shumë e vështirë për ta. Ibn Abasi thotë: 1873. “Kur banorët e Medinës i dhanë besën Profetit të Allahut natën e Akabes, ishin veçse 80 e ca burra. Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a t’i sulmojmë banorët e kësaj lugine e të nisim luftën, për t’i vrarë ata?” Kishin për qëllim njerëzit që qëndronin në Mina, ditët e Minasë. Por Profeti i Allahut tha: “Unë nuk jam urdhëruar për këtë.” Por idhujtarët i kaluan kufijtë në armiqësinë kundër Profe - tit, e dëbuan atë, e nxorën nga vendi i tyre, madje tentuan edhe për ta vrarë. Ata vranë shumë nga shokët e Profetit ﷺ dhe përndoqën të tjerët, duke i syrgjynosur sa andej këndej. Disa shkuan në Abisini e më pas në Medinë. Pas shumë ngjarjeve, edhe Profeti mërgoi në Medinë. Atëherë, kur muslimanët u stabilizuan në Medinë dhe u bashkuan rreth Profetit ﷺ , ai u bë vendi islam dhe atdheu, ku do të drejtoheshin dhe mblidhe - shin të gjithë muslimanët. Pikërisht në ketë kohë, Allahu i Lartësuar ligjëroi xhihadin kundër armiqve, dhe ishte pikërisht ky ajeti i parë që flet për luftën. 59 - “Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. ” - Flitet për Muhamedin dhe shokët e tij, të cilët u nxorën prej Mekës pa asnjë të drejtë, por veçse ngaqë thanë: “Allahu është Zoti ynë.” Pra, ata nuk i bënë asnjë padrejtësi popullit të tyre dhe asnjë krim nuk rëndonte mbi ta.

Ata e adhuronin Allahun si një të vetëm dhe pa ortakë, dhe kjo, sipas idhujtarëve, ishte padrejtësia dhe krimi më i madh, siç thotë Allahu i Lartësuar në historinë e atyre që hapën hendekë, për të ndëshkuar besimtarët në zjarr. I Lartësuari thotë: “Mallkuar qofshin ata që hapën hendekët me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse! Ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimta - rin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” [Buruxh 4 - 9]. - “Sikur Allahu të mos i sprapste disa me disa të tjerë ...” - Sikur Allahu i Lartësuar të mos mbronte një popull me një popull tjetër dhe të largonte ligësitë e disa njerëzve kundër të tjerëve përmes shkaqeve që Zoti krijon, bota do të ishte shkatërruar, sepse i forti do ta hante të dobëtin. Si rezultat i kësaj gjendje kaotike, do të ndodhte që: - “... të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. ” - Es-sauâmiu janë manastiret e murgjve. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi, Muxhahidi, Ikrime etj. Ndërsa Katadja ka thënë se kështu quhet vendadhurimi i sabi’in-ëve. El bijeu janë kishat. Këto janë faltore pak më të gjera se ato më sipër, falen më shumë adhurues dhe përdoren prej të krishterëve. Kështu shpjegon Ebul Alije, Katadja, Dahaku etj. Ndërsa nga Muxhahidi përcillet mendimi se kështu quhen edhe vendet e adhurimit të jehudëve (sinagogat). Es-salauâtu - sipas Ibn Abasit - janë sinagogat (e mëdha të jehudëve). Po kështu kanë thënë edhe Ikrime, Dahhaku dhe Katade: “Ato janë vendet ku falen jehudët dhe ata i quajnë salauât”. El mesâxhid janë xhamitë e muslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Disa dijetarë kanë thënë që: këtu përmenden disa lloje faltoresh, duke filluar nga më të voglat, me më pak njerëz, deri tek ato që janë më të mëdhatë e më të rëndësishmet, duke përfunduar me xhamitë, të cilat janë faltoret më të frekuentuara dhe me adhurues më të shumtë. Mendo pak me kujdes në fjalën e Allahut të Madhëruar: “... ku përmendet shumë emri i Allahut.” Pyetja që shtrohet është: A vlen ky përshkrim për të gjitha faltoret e përmendura në ajet, apo bën fjalë vetëm për atë që është përmendur në fund, pra, për xhamitë e muslimanëve? Të shumtë janë ata që thonë se ajo flet për xhamitë e muslimanëve, sepse është e fundit dhe e përmendur më pranë fjalës “xhami”. Ndërsa Dahaku ka thënë se ajo i përshkruan të gjitha, sepse në të gjitha ato faltore përmendet shumë emri i Zotit. Ibn Xheriri ka thënë që mendimi më i saktë është se essauâmiu (manastiret) janë faltoret e murgjve, el bijeu (kishat) janë faltoret e të krishterëve, es-salauâtu janë faltoret e jehudëve, dhe el mesâxhid janë xhamitë e muslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut , pasi sipas rregullit të gjuhës arabe, përcaktori i takon gjymtyrës që është përmendur më afër tij në fjali. Në këtë rast, janë pikërisht këta të fundit, besimtarët e vërtetë, që kanë qëllimin e qartë, të saktë, të vërtetë dhe të shpërblyeshëm nga Zoti. - “Allahu do t'i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja. Ndërsa ata që nuk besojnë, qofshin të shkatërruar! Ai do t'ua asgjësojë veprat e tyre. Ata e urrejtën Shpalljen e Allahut, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.” [Muhamed 7 - 9]. - “Allahu është i Plotfuqishëm dhe Nga - dhënjimtar.” - Kështu, Allahu i Lartësuar e përshkruan Veten e Tij me pushtet e fuqi të plotë, që ngadhënjen mbi gjithçka. Me fuqinë e Tij absolute, Allahu krijoi çdo gjë në detaje. Me krenarinë e Tij dhe me të qenurit Ngadhënjimtar, Sundues e Mbizotë - rues i gjithçkaje, Ai ka nënshtruar çdo gjë dhe askush nuk mund ta mposhtë Atë. Ai njeri, në krahun e të cilit është i Plotfuqish - mi dhe Ngadhënjimtari, pa dyshim që ka për të qenë triumfatori, ndërsa armiku i tij ka për të qenë i humbur dhe i përçmuar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Tashmë, fjala Jonë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne) dhe se forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.” [Safat 171 - 173]. “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. ” [Muxhadele 21].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:38–22:41

- Allahu i mbron (nga e keqja) ata që besuan. - Ky është njëherazi një njoftim, premtim dhe përgëzim i mrekullueshëm nga Allahu për ata që e besojnë Atë. Allahu do të largojë prej tyre çdo të keqe dhe këtë do ta bëjë për shkak të imanit të tyre. Ai do t’i ruajë besimtarët e Tij nga e keqja e mohuesve, nga vesveset e shejtanit, nga e keqja e veteve të tyre, nga pasojat që sjellin veprat e tyre të këqija dhe çdo e keqe tjetër. Edhe gjatë fatkeqësive, Ai ua lehtëson barrën e rëndë. Çdo besimtari do t’i ofrohet kjo mbrojtje e ndihmë, në varësi të imanit të tij, pra, dikujt më shumë e dikujt më pak. - Me të vërtetë, Allahu nuk e do askënd që është tradhtar e mohues (i besimit të drejtë). - Këta janë ata që tradhtojnë amanetin e Zotit, me të cilin Ai i ngarkoi. Ata shpërfillin të drejtat e Zotit dhe

adhurimin e Tij si Një të Vetëm. Ata shkelin edhe të drejtat e krijesave dhe përgjegjësitë ndaj tyre. Ata janë mohues të mirësive të Allahut e mosmirënjohës. Allahu i Madhëruar u jep me bujari nga mirësitë e Tij, ndërsa ata ia kthejnë me padrejtësi, mohim e mosbindje. Ata nuk i do Allahu, përkundrazi i urren dhe është i zemëruar me ta. Ai ka për t’i ndëshkuar ata për mosbesimin dhe shkeljen e amanetit të Tij. Nga ajeti kuptojmë se Allahu i do ata që janë besnikë ndaj amaneteve , që i plotësojnë ato me korrektësi dhe tregohen mirënjohës ndaj të dashurit të tyre Allahut Bujar dhe Mëshirëplotë. - Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje (të luftojnë) , për shkak se u është bërë padrejtësi. - Në fillim të Islamit, muslimanët e kishin të ndaluar të luftonin kundër jobesimtarëve, madje ishin urdhëruar të tregonin durim. Kështu ishin urdhëruar nga urtësia e Allahut. Më pas, kur emigruan në Medinë dhe krijuan një shtet të fortë, iu dha leje që të luftonin. Allahu i Madhëruar thotë: “Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi." Nga kjo kuptohet se, më parë, ishin të ndaluar të luftonin dhe tashmë, atyre që luftoheshin, po u lejohej të kundërpërgjigjeshin me të njëjtën mënyrë. Allahu ua lejoi luftën besimtarëve vetëm sepse atyre po u bëhej padrejtësi, duke u penguar nga feja, duke u torturuar për shkak të besimit dhe duke u dëbuar prej shtëpive të tyre. 13 - Allahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët). Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. - Vetëm Atij le t’i kërkojnë ndihmë dhe Atij t’i mbështeten për arritjen e fitores. Allahu do t'i ndihmojë besimtarët: "...të cilët, vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa asnjë të drejtë.” Ata u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre, për shkak të vuajtjeve e mundimeve që u shkaktoheshin padrejtësisht. I vetmi "krim" i tyre, për të cilin qafirët i urrenin dhe torturonin, ishte fakti se ata thoshin: “Zoti ynë është Allahu”. I vetmi shkak për të gjitha ato përndjekje e mundime ishte se ata njësonin Allahun e Madhëruar dhe adhuronin vetëm Atë me sinqeritet. Nëse ky veprim mund të konsiderohet gjynah, atëherë ky ishte gjynahu i besimtarëve, sipas mohuesve dhe keqbërësve. Kjo ngjan me fjalën tjetër të Allahut të Madhëruar: “Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse! Ata rrinin ulur rreth tij dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata besonin Allahun, Ngadhënjimtarin e të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar për çdo gjë!” [Buruxh 4 – 9]. Ky ajet tregon qartë urtësinë dhe qëllimin kryesor të ligjërimit të xhihadit. Synimi i tij është që të mundësohet përhapja e fesë dhe besimit të pastër në Allahun e Madhëruar dhe frenimi i agresionit kundër besimtarëve. Kështu mund të ndalen provokimet e vazhdueshme të jobesimtarëve, të cilët janë gjithmonë

parët që i nisin ato. U bë e ligjshme të luftohet kundër padrejtësisë dhe luftës së padrejtë të mohuesve, që gjithmonë ndezin konflikte. U ligjërua lufta, që njerëzve t’u mundësohet të adhurojnë Allahun hapur, duke shfaqur të gjitha shenjat e dukshme dhe simbolet e fesë së Tij, prandaj Allahu i Madhëruar thotë në vijim: - Sikur Allahu të mos i mbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. – Kështu, nëpërmjet luftës së muxhahidinëve në rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar largon armiqësinë dhe agresionin e mohuesve ndaj besimtarëve dhe botës. Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë: “...do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.." Pra, do të shkatërroheshin të gjitha këto vendadhurime të mëdha të bashkësive të ithtarëve të librit, të jehudive dhe krishterëve, por do të shkatërroheshin edhe xhamitë e muslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Në to falet namazi, kryhen ritet fetare, lexohet libri i Allahut dhe përmendet emri i Allahut. Për këtë arsye, sikur Allahu i Madhëruar të mos i mbronte njerëzit me njëri tjetrin, atëherë mohuesit e besimit do të sundonin mbi muslimanët, do t’i shkatërronin faltoret e tyre, do t’i torturonin dhe do t’i ndalonin nga feja dhe besimi i pastër. Kjo tregon se, në origjinë, xhihadi është ligjëruar për të ndaluar agresionin dhe padrejtësinë e mohuesve. Në të gjitha ato vende ku është vendosur qetësia, paqja e stabiliteti, ku është përhapur adhurimi i Allahut dhe ku janë ndërtuar e mbushur xhamitë, duke shfaqur haptazi simbolet e Allahut, të gjitha këto janë fryt i luftës të besimtarëve dhe mirësi nga sinqeriteti i tyre. Nëpërmjet këtyre të zgjedhurve, Allahu i Madhëruar largon të keqen e mohuesve. I Madhëruari thotë: “Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej. Por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit.” [Bekare 251]. Dikush mund të thotë se, në kohën e sotme, ne shohim që xhamitë mbushen me besimtarë edhe në shtete të vogla islame, të cilat janë të pafuqishme përballë shteteve të tjera të mëdha dhe nuk mund të luftojnë kundër tyre për të mbrojtur veten. Madje, shohim që edhe në shtetet e mëdha të sunduara nga jomuslimanë, ka shumë xhami, në të cilat besimtarët falen qetësisht dhe në paqe, edhe pse qeveritarët e atyre vendeve e kanë plotësisht mundësinë që t’i shembin dhe shkatërrojnë ato. Atëherë, si të kuptojmë fjalën e Allahut të madhëuar që thotë: "Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej", ndërkohë që nuk shohim ndonjë ushtri islame që ta pengojë agresionin e tyre?! Përgjigjja për këtë pyetje gjendet brenda të njëjtit ajet, në kuptimin e tij gjithëpërfshirës. Edhe kjo është një prej mënyrave të mbrojtjes së Zotit, që përmendet në ajet. Çdokush që njeh gjendjen e shteteve dhe sistemin mbi të cilin ato ngrihen e kupton qartë se ato shtete e trajtojnë çdo popull e bashkësi si pjesë përbërëse të vendit dhe qeverisjes, sipas asaj që çdo bashkësi ofron, qoftë në aspektin e forcës, pasurisë, përqindjes numerike, qoftë në atë të punës e shërbimeve. Kështu, këto shtete u ofrojnë bashkësive përbërëse të tyre të drejtat përkatëse, fetare ose jo fetare. Ata kanë frikë se, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, kjo do të çonte në çrregullim të sistemit të tyre dhe humbje të një pjese të bashkësisë. Pikërisht për shkak të këtij sistemi të ngritur realizohen shumë mirësi fetare. Pjesë e këtyre mirësive që arrihen janë dhe ndërtimi e funksionimi i xhamive, të cilat, edhe në vendet më të spikatura të mohimit ngrihen e mbushen rregullisht, lavdëruar qoftë Zoti. Këto shtete të mëdha, - edhe pse fshehin urrejtje e mospranim të Islamit dhe muslimanëve, - tregojnë kujdes ndaj bashkësisë islame, për përmbushjen e të drejtave të tyre, edhe për shkak të mosmarrëveshjeve e përçarjeve të

vazhdueshme mes shteteve të krishtera, përçarje që do të vazhdojë mes tyre deri Ditën e Gjykimit. Edhe për ato vende të vogla islame, që nuk kanë fuqi të mbrohen vetë, Allahu i Madhëruar bën që të mbrohen nëpërmjet aleancave me të tjerët (jomuslimanë), të cilët janë vazhdimisht të përçarë mes njëri -tjetrit. Është i madhi Zot që e bën të mundur këtë lloj mbrojtjeje, edhe pse Ai është i Plotfuqishëm që t’u shfaqë besimtarëve fitore të Islamit dhe muslimanëve, ashtu siç edhe ka premtuar në Librin e Tij. Shenjat e kësaj ndihme të Allahut për Islamin dhe muslimanët po shfaqen qartë çdo ditë e më shumë, që kur muslimanët e ndien dhe kuptuan se sa e rëndësishme është kthimi në fenë e tyre me besim të pastër dhe me jetën sipas këtij besimi. Për të gjitha këto, lavdërimi dhe mirënjohja i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. E lusim të Lartësuarin që ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh! Prandaj, Allahu i Madhëruar duke na treguar realitetin, që është në përputhje të plotë me premtimin e Tij të sigurt, thotë: - Allahu do t'i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. - Allahu do ta ndihmojë këdo që pranon fenë e Tij, jeton sipas saj dhe e përhap atë ndër njerëz. Këta të zgjedhur luftojnë e sakrifikojnë për hapjen e fesë së Zotit, me sinqeritet e devocion. Ata japin gjithçka për luftën në rrugën e Zotit, për të lartësuar fjalën e Tij. - Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhënjimtar. - Allahu është i plotë në fuqinë e Tij. Ai është Krenar dhe Ngadhënjimtar, që nuk mposhtet kurrë. Ai i ka nënshtruar të gjitha krijesat dhe i ka të gjitha nën pushtetin e Tij. Pra, gëzohuni, o muslimanë! Edhe nëse jeni të dobët në përgatitje ushtarake e nga ana numerike, dijeni se ju keni një Mbështetës të Fortë e të Pathyeshëm, të Fuqishëm e Ngadhënjimtar! Ju i mbështeteni Atij që ju krijoi ju dhe gjithçka që ju bëni. Kryejini ato gjëra që jeni urdhëruar nga Zoti, dhe pastaj kërkoni nga Ai që t’ju ndihmojë e t’ju dhurojë fitoren! Nëse e bëni këtë, Ai patjetër që ka për t’jua dhënë fitoren. I Madhëruari thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja!” [Muhamed 7]. Ngrihuni, o muslimanë, dhe jepini hakun besimit dhe punës sipas tij, se për ju është një premtim i mrekullueshëm. I Madhëruari thotë: “Allahu u premtoi atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë sundues në atë tokë, ashtu si bëri edhe ata që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë, që e pëlqeu për ta dhe, në vend të frikës, do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. Por kushdo që mohon pas kësaj, ata janë më të prishurit (që kalojnë çdo kufi) . Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56]. Më pas, Allahu përmend disa shkaqe e cilësi të atyre që vërtet ndihmojnë e luftojnë për fenë e Tij. Nëse dikush pretendon se e ndihmon fenë e Zotit dhe nuk i ka këto cilësi, atëherë kuptohet se ai është gënjeshtar. I Madhëruari thotë: - (Ai ndihmon) ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin,... - Kur ua japim tokën nën sundimin e tyre, që ta mbretërojnë pa pasur asnjë armik, ata, së pari, e përkryejnë namazin, duke e falur në kohën e vet e duke i plotësuar shtyllat, detyrat, kushtet e saktësisë së tij. Ata janë të kujdesshëm sidomos për faljen e namazit të xhumasë dhe namazit me xhemat. Së dyti, japin zekatin. Qofshin udhëheqës, qofshin nga populli i thjeshtë, ata e japin zekatin e pasurisë, duke ua dhënë atyre që e meritojnë. - ... urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. - Këtu përfshihet çdo fjalë dhe vepër e mirë që ligji i Zotit dhe logjika e pastër e konsiderojnë të tillë. Kështu, ata urdhërojnë për të përmbushur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave. Nga ana tjetër, ata ndalojnë nga çdo e keqe që feja dhe natyra e pastër njerëzore e ndalon. Urdhri dhe ndalesa për diçka është urdhër e ndalim edhe për ato gjëra pa të cilat ajo gjë

nuk mund të realizohet. Kështu, nëse urdhrat dhe ndalesat mund të realizohen veçse duke i mësuar fillimisht vetë, dhe pastaj duke ua mësuar të tjerëve, atëherë njerëzit e kanë detyrë që të mësojnë këto çështje, ndërsa udhëheqësit duhet t'ua bëjnë detyrë që t’i mësojnë. Nëse është e nevojshme, udhëheqësi vendos edhe sanksione e dënime për ata që nuk janë të kujdesshëm me urdhëresat e ndalesat e Zotit. Këto dënime e sanksione mund të jenë të përcaktuara nga Sheriati, por mund t’i jenë lënë edhe udhëheqësit që t’i vendosë sipas nevojës, derisa urdhëresat e ndalesat të respektohen dhe ligji i Zotit të vendoset e zbatohet ndër njerëz. Nëse është e nevojshme që disa njerëz të specializohen veçse për këtë detyrë, pra, për urdhërimin për mirë e ndalimin nga të këqijat, atëherë udhëheqësi e krijon këtë mundësi. Pastaj i Madhëruari thotë: - Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për (të gjitha) çështjet. - Të gjitha çështjet janë në dorë të Zotit. Ai na ka bërë të qartë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë. Atij mbreti e sundimtari që kujdeset për fenë me sinqeritet, Zoti ka për t’i dhënë purfundim të mirë dhe një udhëheqje të drejtë. Ndërsa ata sundues e mbretër që e marrin pushtetin me forcë dhe gjykojnë sipas epsheve të tyre, edhe pse mund të marrin një pushtet të përkohshëm, përfundimi i tyre nuk është i mirë. Sundimi e udhëheqja e tyre është fatkeqësi dhe përfundimi i tyre edhe më i keq.

← Haxh 22:39