22. Haxh · Ajeti 52 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:38–22:55

Në shtatëdhjetë e më tepër ajete Zoti ua ndaloi myslimanëve të luftojnë, e Pejgamberit i vinin sahabët të rrahur të lënduar të torturuar, kurse ai u thoshte të kenë durim se Allahu ende nuk më ka dhënë leje të ajet është i pari që lejon myslimanët të luftojnë dhe ta mbrojnë veten, ta mbrojnë lirinë e secilit në besim, luftoj. Ky duke i mbrojtur tempujt si manastiret, kishat e krishtera, faltoret e jehudive e edhe xhamitë, në të cilat mësohet adhurim i vërtetë ndaj Zotit.: Lejimi i myslimanëve që ta përdorin forcën e vet ushtarake e luftarake, ishte i drejtë, jo vetëm pse ata ishin përzënë nga vendi i tyre, por edhe pse idhujtarët orvateshin të dominonin mbi të gjithë popujt e tjerë dhe donin t'i shkatërronin të gjitha faltoret.

Ndihma e Zotit gjithnjë është me ata që ndihmojnë rrugën e drejtë, që zbatojnë obligimet ndaj Zotit, ndaj njëri-tjetrit, që këshillojnë mbarë dhe qortojnë punët e këqia. Të tillë ishin muhaxhirinët dhe ensarët medinas.

Muhammedit i thuhej të mos brengosej pse idhujtarët mekas e quanin rrenacak, sepse ky nuk ishte pejgamber i parë që fyhej prej armiqve, ishin fyer edhe ata që kishin qenë para tij si Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Shuajbi, e edhe Musai me sa e sa mrekulli shumë bindëse. Allahu shkatërroi shumë popuj që ishin më parë, nëse do Ai do t'i shkatërrojë edhe idhujtarët, por Ai nuk ngutet, sepse është aq i butë sa që njëmijë vjet sipas llogaritjes së njerëzve, te ai janë sa një vit, madje edhe e ardhmja e të gjithëve është te Ai, prandaj idhujtarët do të duhej ta dinin se shtyrja e dënimit të tyre nuk do të thotë se ata do t'i shpëtojnë dënimit.

Shejtani shumë herë është përpjekur t'i ngacmojë pejgamberët me ndonjë dëshirë në këtë jetë, e t'i shmangë sado pak ata nga detyra e tyre, por Zoti ka asgjësuar nxitjen e shejtanit dhe ka fuqizuar shpalljen me të cilën i ka dërguar.

Ka mendime se me këtë ajet qëllimi është: dëshirën e pejgamberit që t'i udhëzojë njerëzit në i rrugën e drejtë dhe në besim e t'i largojë nga shejtani i cili duke u kundërvënë me ngacmimet e tij ua hijeshon njerëzve kundërshtimin ndaj pejgamberit dhe mosbesimin.

Shejtani është përpjekur t'ia ngatërrojë pejgamberit leximin e shpalljes, ashtu që atij t'i shpëtojë ndonjë thënie e të futet ndonjë e shejtanit për t'u përzier edhe ajo me shpalljen e Zotit, mirëpo, Zoti mënjanoi atë nxitje të shejtanit dhe mbrojti e fuqizoi shpalljen e vet origjinale.

Rrëfimi i një rasti për pejgamberin tonë, kinse ai ka ngatërrur diç në kaptinën "En Nexhmi", për fjalën "Garanik..", është e pabazë, është shpifje dhe trillim.

. Me ditën e pafrytshme, mendohet në ditën e kijametit pas së cilës më nuk lind ditë tjetër.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:52–22:54

Shumë mufesirë kanë përmendur këtu ngjarjen e pelikanëve. Është thënë se, për

shkak të kësaj ngjarjeje, shumë nga muhaxhirët që ishin në Abisini vendosën të ktheheshin në Mekë, duke menduar se tashmë idhujtarët e Mekës kishin pranuar Islamin. Megjithatë, të gjitha transmetimet e kësaj historie janë mursele (të shkëputura), pra, që nuk arrijnë deri tek Profeti ﷺ .Asnjë transmetim nuk është me sened të plotë. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. 60 Historia e pavërtetë vjen kështu: “Kur Profeti ﷺ po lexonte suren Nexhm, në ajetet: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij….”, deri në ajetin: “A i shihni Latin dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” Pikërisht pas këtij ajeti, shejtani i mallkuar futi një ngatërresë, duke e bërë Profetin të thotë: " tilkel garânikul ûlâ ue in -ne shefâ’atehun-ne le turxha " - “ata janë pelikanët e lartë, nga ndërmjetësimi i të cilëve shpresohet.” 61 Këto fjalë u përcollën në veshët e çdo mushriku të Mekës, ndaj ata filluan të thoshin: “Muhamedi u kthye në fenë e tij dhe të të parëve të tij.” Kur Profeti shkoi në fund të sures Nexhm, ra në sexhde. Bashkë me të ranë në sexhde të gjithë muslimanët dhe idhujtarët e pranishëm. Të dyja grupet u habitën me këtë që ndodhi, ndërkohë që muslimanët nuk e kishin dëgjuar at ë që hodhi shejtani i mallkuar. Sidoqoftë, kjo fjalë u përhap ndër njerëz dhe shejtani e bëri të përhapej me shpejtësi, derisa shkoi edhe në Abisini, ku kishin emigruar një numër jo i vogël muslimanësh. Këta të fundit menduan se tashmë Islami ishte përhapur e pranuar në Mekë, prandaj nxituan të ktheheshin në të. Por Allahu i Madhëruar e zhduku atë që hodhi shejtani dhe i forcoi ajetet e Veta, duke e mbrojtur nga shpifjet edhe Profetin e Tij. I Lartësuari thotë: “Ne nuk dërguam kurrë para teje asnjë të dërguar (resul) dhe asnjë lajmëtar (nebij), që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. Por Allahu e zhduk atë që hedh shejtani dhe i forcon ajetet e Veta. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Për ta bërë atë (ngatërresën) që hedh shejtani si sprovë për ata në zemrat e të cilëve kanë sëmundje (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e ngurta. Vërtet, njerëzit e padrejtë janë në një përçarje të madhe.” Pasi Allahu i Madhëruar e qartësoi të vërtetën dhe e ruajti Profetin e Tij nga cytjet e shejtanit, idhujta - rët iu kthyen armiqësisë kundër muslima - nëve edhe më egër. Përafërisht kështu e ka sjellë versionin edhe Ibn Is’haku në Sira-n e tij, por - siç u tha më lart, - të gjitha rrugët e transmetimit janë mursele. Allahu është më i ditur. Ngjarjen e ka sjellë edhe Bega uiju, i cili e shoqëron me një numër pyetjesh, si: “E si mund të ndodhte diçka e tillë, kur dihet se profetët janë të ruajtur e janë të pagabueshëm në kumtimin e shpalljeve ?! Kurrë nuk mund të ndodhë që një profet të gabojë me shpalljen e Zotit, duke thënë diçka të pavërtetë sikur është prej shpalljes. Në vijim, Begaviu sjell edhe përgjigjet rreth këtyre pyetjeve, ndër të cilat, më e veçanta është: “Ndoshta shejtani i mallkuar e hodhi këto fjalë në veshët e idhujtarëve, duke i bërë të mendojnë se ishte Profeti ai që i tha, edhe pse në të vërtetë Profeti as që i tha e as i dëgjoi të tilla fjalë. Pra, thjesht ishte një hile e shejtanit të mallkuar. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.” Këto janë shpjegi - met e mutekelimin-ëve, nëse do të supozo - nim se kjo histori është e saktë, por ajo është absolutisht është e pasaktë. - “Ne nuk dërguam kurrë para teje asnjë të dërguar (resul) dhe asnjë lajmëtar (nebij), që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. ” - Ky është një ngushëllim për Profetin e Allahut, që ai të mos shqetësohej e as të bëhej dyshues, për shkak të cytjeve e ngatërresave që fut shejtani i mallkuar, për t’i devijuar njerëzit nga mesazhi i Shpalljes. Edhe profetëve të tjerë përpara tij u ka ndodhur e njëja gjë. I mallkuari përpiqet që, nëpërmjet kurtheve e ngatërresave të tij, të devijojë e t’i shmangë njerëzit nga kuptimi i vërtetë i Shpalljes, por Allahu i Madhëruar i ka ruajtur profetët e Tij, prandaj ata janë të pagabueshëm në kumtimin e shpalljeve.

- “Por Allahu e zhduk atë që hedh shejtani dhe i forcon argumentet e Veta.” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, e zhduk atë ngatërresë që hedh shejtani i mallkuar dhe i forcon argumentet e Veta.” - “Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. ” - Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë që do të ndodhë e ekzistojë. Asnjë ndodhi nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij gjithëpërfshirëse. Ai është i Urtë në çdo gjë që ka për - caktuar, ka krijuar dhe në çdo ligj që e ka shpallur e vendosur të zbatohet ndër njerëz. Atij i takon urtësia e plotë dhe argumenti i pathyeshëm. Asgjë nuk mund të qëndrojë përballë urtësisë dhe argumenteve të Zotit. - “Për ta bërë atë (ngatërresën) që hedh shejtani si sprovë për ata në zemrat e të cilëve kanë sëmundje (munafikët) ...” - Domethënë, për ata që kanë në zemra sëmundjen e dyshimit dhe errësirën e idhujtarisë. - “... dhe për ata që i kanë zemrat e ngurta.” - Mukatil Ibn Hajani shpjegon: “Këta janë jehudët.” - “Vërtet, njerëzit e padrejtë janë në një përçarje të madhe. ” - Domethënë, janë në kundërshti, në humbje, larg të vërtetës e të drejtës, të dehur nga inati e këmbëngulja në pasimin e të kotës. - “Dhe ata, të cilëve u është dhënë dije, të mësojnë se ai (Kurani) është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd ...” - Që ta mësojnë ata që u është dhënë dije e dobishme, nëpërmjet të cilës mund të dallojnë të vërtetën dhe të kotën, ata që besojnë me vërtetësi Allahun dhe Profetin e Tij, se ajo që të kemi shpallur ty, o Profet, është e vërteta e sigurt nga Zoti yt. Këtë të vërtetë Ai e zbriti me diturinë e Tij të plotë e gjithëpërfshirëse, me kujdesin e Tij të plotë, me ruajtjen e mbrojtjen e Tij të pathyeshme, që kjo shpallje të jetë e pastër e kulluar dhe e papërzier me asgjë tjetër. Ky është një libër plot urtësi e vërtetësi, siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kuranin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kuranit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fusilet 42]. - “... dhe kështu të besojnë në të ...” - Që të besojnë në atë me siguri të plotë, e cila sjell me vete nënshtrimin sipas tij. - “... dhe zemrat e tyre të mund t'i nështrohen Atij. ” - Të mbushen me përulësi e nënshtrim për Zotin, që e shpalli. - “Allahu është Udhëzuesi i atyre që besojnë (në rrugën e drejtë). ” - Në jetën e dynjasë, Ai kujdeset për ta, duke i drejtuar për tek e vërteta dhe duke i forcuar për ta braktisur të kotën dhe çdo gjë që i largon nga e vërteta. Ndërsa në ahiret, Ai do t’i udhëzojë në rrugën e drejtë, që do t’i drejto - jë në Xhenet, në gradat e tij të larta, dhe do t’i shpëtojë nga zjarri e honet e tij të thella.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:52–22:54

Allahu i Madhëruar na tregon rreth urtësisë në përzgjedhjen dhe dallimet që ka bërë mes robve të Tij. Ai krijon çfarë të dëshirojë dhe përzgjedh si të dojë. Ai edhe para Muhamedit ka dërguar profetë e lajmëtarë, që i urdhëronte t’u lexonin njerëzve shpalljet e Tij. Por shejtani i mallkuar, kur profetët u lexonin shpalljen njerëzve, fuste ngatërresa, që njerëzit të devijoheshin. Thotë i Madhëruari: - Kurrë nuk dërguam Ne para teje asnjë të dërguar (resul) dhe asnjë lajmëtar (nebij) që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. - I mallkuari përpiqet që, nëpërmjet kurtheve e ngatërresave të tij, të devijojë njerëzit, por Allahu i Madhëruar i ka ruajtur profetët e Tij, prandaj ata janë të pagabueshëm në kumtimin e shpalljeve. Allahu e ruan shpalljen e Vet nga ngatërresat e shejtanit të mallkuar. Këto ngatërresa të shejtanit nuk janë të qëndrueshme dhe as të vazhdueshme. Ato thjesht hidhen nga shejtani në fillim, dhe pastaj largohen e zhduken. Allahu i Madhëruar thotë: - Por, Allahu e zhduk atë që hedh shejtani... - Ai i largon dhe i shkatërron ngatërresat e shejtanit dhe ua qartëson njerëzve se këto ngatërresa nuk janë prej Shpalljes hyjnore. - ... dhe i forcon argumentet e Veta. - Ai i përkryen ajetet e Tij, i shtjellon, i qartëson dhe i ruan të paprekshme nga ato që mundohet të hedhë shejtani i mallkuar. - Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. - Allahu është i Plotë në forcën dhe pushtetin e Tij. Me forcën dhe pushtetin e Tij të plotë, i Lartësuari e ruan Shpalljen dhe e largon atë që hedh shejtani. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe, sigurisht që me urtësinë e Tij, i lejon shejtanët që të hedhin ngatërresat e tyre, për një qëllim të caktuar. Ai dëshiron që të ndodhë kjo gjë, me qëllimin që e shpjegon më pas: - Për ta bërë atë (ngatërresën) që hedh shejtani si sprovë për ata në zemrat e të cilëve kanë sëmundje (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e ngurta. - Allahu dëshiron që këto ngatërresa që hedh shejtani i mallkuar, t’i bëjë si sprovë për dy grupe njerëzish, për të cilët Ai nuk do t’ia dijë. Ai thotë se, së pari, këto ngatërresa janë “sprovë për ata që kanë zemër të sëmurë (munafikët). Këta ose nuk kanë fare iman, ose e kanë imanin të dobët dhe u mungon siguria e plotë në fjalët e Zotit. Tek të tillë njerëz ndikon qoftë edhe një dyshim i vogël, që u del përpara. Këta, kur dëgjojnë diçka nga ato dyshime e ngatërresa të shejtanit, u futet pasiguria e dyshimi në zemër, dhe kjo bëhet sprovë për ta. Grupi i dytë janë “ata që i kanë zemrat e ngurta”, pra, ata me zemër të ashpër. Atyre nuk u

sjell dobi asnjë lloj paralajmërimi ose qortimi. Për shkak të vrazhdësisë e ngurtësisë së tyre, ato zemra nuk janë në gjendje të kuptojnë asgjë nga Allahu dhe Profeti i Tij. - Vërtet, njerëzit e padrejtë janë në një përçarje të madhe. - Ata janë në kundërshtinm të hapur me Allahun dhe inatçorë e mendjemëdhenj kundrejt së vërtetës, në të cilën ftohen ta pasojnë. Gjithmonë e kundërshtojnë me forcë të vërtetën dhe shkojnë shumë larg të drejtës. Ngatërresat e shejtanit bëhen sprovë për këta dy lloje grupesh. Prej këtyre sprovave del në pah ajo që ata fshehin në zemër, duke u shfaqur ligësia që mbajnë brenda. Ndërsa për një grup të tretë është mëshirë dhe mirësi çdo sprovë që i kap dhe ngatëresat e të mallkuarit nuk i dëmtojnë aspak. Thotë i Madhëruari: - Dhe ata, të cilëve u është dhënë dije, të mësojnë se ai (Kur’ani) është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd... - Allahu i Madhëruar u ka dhuruar dituri të madhe, me të cilën mund të njohin dhe të dallojnë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi. Ata dinë të dallojnë të vërtetën e pandryshueshme e të përjetshme, nga e kota e trilluar dhe e huaj për Shpalljen e Zotit. Ata i njohin ligjet e pandryshueshme nga ato ligje që Zoti i anulon duke sjellë argument për secilin prej tyre. Ata e dinë mirë se Allahu i Madhëruar është i Urtë dhe Ai përcakton dhe lejon të ndodhin disa lloje sprovash, që të nxjerrë haptas atë që fshihet brenda shpirtit të njeriut. Nëpërmjet këtyre sprovave, Ai nxjerr në pah sinqeritetin e besnikëve të së vërtetës dhe hipokrizinë e mashtruesve. Të zgjedhurit e Zotit, kur vërejnë këto shenja treguese të urtësisë së Zotit, u shtohet besimi, sidomos kur me argumente nga Zoti, ata largojnë nga zemra edhe ngatërresat e shejtanit. - ... dhe kështu të besojnë në të dhe zemrat e tyre të mund t'i nështrohen Atij. - Zemra e tyre mbushet me frikërespekt e përunjësi, prandaj ata nënshtrohen para ligjeve dhe shpalljes së Zotit, që tregojnë urtësinë e Tij. Por sigurisht, edhe kjo është pjesë e udhëzimit të plotë, që Zoti u ka dhuruar dhe ua ka mundësuar, prandaj Ai thotë: - Allahu është Udhëzuesi i atyre që besojnë (në rrugën e drejtë) . – Ai u fal udhëzim dhe dritë të plotë, për shkak të imanit të tyre. Ky është udhëzimi në rrugën e drejtë, të qartë dhe të gjerë të Zotit. Kjo rrugë mund të shihet veçse nëpërmjet diturisë së vërtetë e të saktë, si dhe adhurimit të Zotit me sinqeritet sipas asaj diturie. Allahu i Madhëruar ka për t’i forcuar ata që besojnë me fjalën e vërtetë dhe të sigurt të teuhidit si në jetën e këtushme, edhe në ahiret. Është vetëm Allahu Ai që e forcon njeriun dhe e kompleton atë me këtë besim e fjalë të vërtetë. Në këto ajete tregohet se edhe Profeti ishte si vëllezërit e tij besimtarë. Të gjithë duhet t’i mbështeten Allahut, për çdo ngatërresë që hedh shejtani në leximin e Kur'anit. Kur Profeti (a.s) po lexonte suren Nexhm, në ajetet: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij….” deri në ajetin: “A i shihni Latin dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” Pikërisht pas këtij ajeti, shejtani i mallkuar futi një ngatërresë, duke e bërë Profetin të thotë: "tilkel garanikul ula ue inne shefaatehunne le turxha" - “ato janë Garanikët e lartë, nga ndërmjetësimi i të cilëve shpresohet.”15 Kjo i solli një trishtim të madh Profetit (a.s) dhe, nga ana tjetër, u bë sprovë e madhe për një kategori njerëzish.

← Haxh 22:52