22. Haxh · ajete 53–55

سورة الحج
53

لِّيَجۡعَلَ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَفِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ

Lijexh’ale ma julki esh-shejtanu fitneten lilledhine fi kulubihim meredun wel-kasijeti kulubuhum we ‘inne edh-dhalimine lefi shikakin ba’idin

E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.

54

وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤۡمِنُواْ بِهِۦ فَتُخۡبِتَ لَهُۥ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

We lija’lemel-ledhine ‘utul-’ilme ‘ennehul-hekku min rabbike feju’uminu bihi fetuhbite lehu kulubuhum we ‘innall-llahe lehadil-ledhine ‘amenu ‘ila siratin mustekimin

E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.

55

وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي مِرۡيَةٖ مِّنۡهُ حَتَّىٰ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةً أَوۡ يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَقِيمٍ

We la jezalul-ledhine keferu fi mirjetin minhu hetta te’tijehumu es-sa’atu begteten ‘ew je’tijehum ‘adhabu jewmin ‘akimin

Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur'anin), derisa t'u vijë kijameti befas ose t'u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në shtatëdhjetë e më tepër ajete Zoti ua ndaloi muslimanëve të luftojnë, e Pejgamberit i vinin sahabët të rrahur, të lënduar, të torturuar, kurse ai iu thoshte të kenë durim, se Allahu ende nuk më ka dhënë leje të luftoj. Ky ajet është i pari, që i lejon muslimanët të luftojnë dhe ta mbrojnë veten, si dhe tempujt si manastiret, kishat e krishtera, faltoret e jehudive, e edhe xhamitë, në të cilat mësohet adhurim i vërtetë ndaj Zotit. Lejimi i muslimanëve, që ta përdorin forcën e vet ushtarake e luftarake ishte i drejtë, jo vetëm pse ata ishin përzenë nga vendi i tyre, por edhe pse idhujtarët orvateshin të dominonin mbi të gjithë popujt e tjerë dhe donin t’i shkatërronin të gjitha faltoret. Ndihma e Zotit gjithnjë është me ata që ndihmojnë rrugën e drejtë, që zbatojnë obligimet ndaj Zotit, ndaj njëri-tjetrit, që këshillojnë mbarë dhe i qortojnë punët e këqia. Të tillë ishin muhaxhirinët dhe ensarët medinas. Muhamedit a.s. i thuhej të mos brengosej pse idhujtarët mekas e quanin rrenacak, sepse ky nuk ishte pejgamber i parë që fyhej prej armiqve, ishin fyer edhe ata që kishin qenë para tij si Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Shuajbi, e edhe Musai me sa e sa mrekulli shumë bindëse. Allahu shkatërroi shumë popuj që ishin më parë; nëse do Ai do t’i shkatërrojë edhe idhujtarët, por Ai nuk ngutet, sepse është aq i butë, saqë njëmijë vjet sipas llogaritjes së njerëzve tek ai janë sa një vit, madje edhe e ardhmja e të gjithëve është tek Ai, prandaj idhujtarët do të duhej ta dinin, se shtyrja e dënimit të tyre nuk do të thotë, se ata do t’i shpëtojnë dënimit. Shejtani shumë herë është përpjekur t’i ngacmojë pejgamberët me ndonjë dëshirë në këtë jetë, e t’i shmangë sado pak ata nga detyra e tyre, por Zoti ka asgjësuar nxitjen e shejtanit dhe ka fuqizuar shpalljen me të cilën i ka dërguar. Ka mendime se me këtë ajet qëllimi është: dëshirën e pejgamberit që t’i udhëzojë njerëzit në rrugën e drejtë dhe në besim e t’i largojë nga shejtani, i cili duke iu kundërvënë me ngacmimet e tij ua hijeshon njerëzve kundërshtimin ndaj pejgamberit dhe mosbesimin. Shejtani është përpjekur t’ia ngatërrojë pejgamberit leximin e shpalljes, ashtu që atij t’i shpëtojë ndonjë thënie e të futet ndonjë e shejtanit për t’u përzier edhe ajo me shpalljen e Zotit; mirëpo Zoti mënjanoi atë nxitje të shejtanit dhe mbrojti e fuqizoi shpalljen e vet origjinale.