22. Haxh · Ajeti 55 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:38–22:55

Në shtatëdhjetë e më tepër ajete Zoti ua ndaloi myslimanëve të luftojnë, e Pejgamberit i vinin sahabët të rrahur të lënduar të torturuar, kurse ai u thoshte të kenë durim se Allahu ende nuk më ka dhënë leje të ajet është i pari që lejon myslimanët të luftojnë dhe ta mbrojnë veten, ta mbrojnë lirinë e secilit në besim, luftoj. Ky duke i mbrojtur tempujt si manastiret, kishat e krishtera, faltoret e jehudive e edhe xhamitë, në të cilat mësohet adhurim i vërtetë ndaj Zotit.: Lejimi i myslimanëve që ta përdorin forcën e vet ushtarake e luftarake, ishte i drejtë, jo vetëm pse ata ishin përzënë nga vendi i tyre, por edhe pse idhujtarët orvateshin të dominonin mbi të gjithë popujt e tjerë dhe donin t'i shkatërronin të gjitha faltoret.

Ndihma e Zotit gjithnjë është me ata që ndihmojnë rrugën e drejtë, që zbatojnë obligimet ndaj Zotit, ndaj njëri-tjetrit, që këshillojnë mbarë dhe qortojnë punët e këqia. Të tillë ishin muhaxhirinët dhe ensarët medinas.

Muhammedit i thuhej të mos brengosej pse idhujtarët mekas e quanin rrenacak, sepse ky nuk ishte pejgamber i parë që fyhej prej armiqve, ishin fyer edhe ata që kishin qenë para tij si Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Shuajbi, e edhe Musai me sa e sa mrekulli shumë bindëse. Allahu shkatërroi shumë popuj që ishin më parë, nëse do Ai do t'i shkatërrojë edhe idhujtarët, por Ai nuk ngutet, sepse është aq i butë sa që njëmijë vjet sipas llogaritjes së njerëzve, te ai janë sa një vit, madje edhe e ardhmja e të gjithëve është te Ai, prandaj idhujtarët do të duhej ta dinin se shtyrja e dënimit të tyre nuk do të thotë se ata do t'i shpëtojnë dënimit.

Shejtani shumë herë është përpjekur t'i ngacmojë pejgamberët me ndonjë dëshirë në këtë jetë, e t'i shmangë sado pak ata nga detyra e tyre, por Zoti ka asgjësuar nxitjen e shejtanit dhe ka fuqizuar shpalljen me të cilën i ka dërguar.

Ka mendime se me këtë ajet qëllimi është: dëshirën e pejgamberit që t'i udhëzojë njerëzit në i rrugën e drejtë dhe në besim e t'i largojë nga shejtani i cili duke u kundërvënë me ngacmimet e tij ua hijeshon njerëzve kundërshtimin ndaj pejgamberit dhe mosbesimin.

Shejtani është përpjekur t'ia ngatërrojë pejgamberit leximin e shpalljes, ashtu që atij t'i shpëtojë ndonjë thënie e të futet ndonjë e shejtanit për t'u përzier edhe ajo me shpalljen e Zotit, mirëpo, Zoti mënjanoi atë nxitje të shejtanit dhe mbrojti e fuqizoi shpalljen e vet origjinale.

Rrëfimi i një rasti për pejgamberin tonë, kinse ai ka ngatërrur diç në kaptinën "En Nexhmi", për fjalën "Garanik..", është e pabazë, është shpifje dhe trillim.

. Me ditën e pafrytshme, mendohet në ditën e kijametit pas së cilës më nuk lind ditë tjetër.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:55–22:57

- “Ata që nuk besojnë do të vijojnë të jenë në dyshim për të , derisa t’u vijë befas Ora ose dënimi i një dite shkatërrimtare.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohuesve të besimit. Ata do të jenë në dyshime, paqartësi e lëkundje rreth Kuranit. Kështu do të vazhdojnë, derisa, siç thotë Allahu i Madhëruar: “...derisa t’u vijë befas...”. Do t’u vijë pikërisht në momentet kur ata të jenë tërësisht të mashtruar, të dehur e të zhytur mes kënaqësive të kësaj dynjaje, duke i dëshiruar aq fort ato. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “... ose dënimi i një dite shkatërrimtare.” Bëhet fjalë për Ditën e Kijametit, pas së cilës nuk ka natë (sepse është dita e fundit). Është

thënë, gjithashtu, se bëhet fjalë për ditën e luftës së Bedrit, ku mohuesit u shpartalluan e u poshtëruan. Ky është mendimi i Ikrimas, Seid Ibn Xhubejrit, Katades etj. Po këtë mendim e ka mbështetur edhe Ibn Xheriri. Në fakt, mendimi se bëhet fjalë për Ditën e Kijametit është më i saktë dhe gjithëpërfshirës, edhe pse ngjarja e Bedrit ishte e para - lajmëruar për ata. Mendimin se bëhet fjalë për Ditën e Kijametit e mbështet edhe ajeti vijues, në të cilin Allahu i Madhëruar thotë: - “Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe Ai do të gjykojë mes tyre. ...” - Kjo i ngjan ajetin: “Ditën kur qielli do të çahet nga retë dhe melekët do të zbresin radhë-radhë, atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë.” [Furkan 25, 26]. - “Sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ...” - Ata të cilët i kanë zemrat plot me besim të pastër e të vërtetë, të cilët punojnë sipas këtij besimi dhe sipas dijes së dobishme, që iu ka dhënë Zoti përmes shpalljes, për këta është dhënë ky premtim: - “... ata do të jenë në kopshtet e këna - qësive.” - Ata do të përjetojnë dhe shijojnë kënaqësi dhe lumturi, që kurrë nuk ka për t’u zhdukur dhe zbehur. - “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe mohojnë argumentet Tona ...” - Bëhet fjalë për ata, zemrat e të cilëve e mbulojnë të vërtetën dhe e refuzojnë atë, duke e konsideruar atë si mashtrim. Ata tregojnë arrogancë dhe mosnënshtrim ndaj rrugës së drejtë. Për këta Allahu i Lartësuar thotë: - “... do të kenë një dënim poshtërues. ” - Ky është ndëshkimi që ata meritojnë, për shkak të mendjemadhësisë së tyre, për shkak të refuzimit të padrejtë të së vërtetës, në të cilën ftohen. Kjo i ngjan ajetit: “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgji-gjem! Por ata që, nga mendjema - dhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. ” [Gafir 60]. Ata do të hyjnë atje të përçmuar, të poshtëruar dhe të dëshpëruar.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:55–22:57

- Ata që nuk besojnë do të vijojnë të jenë në dyshim për të (për Kur’anin),... - Pastaj, Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mohuesve dhe për faktin se ata do të vazhdojnë të jenë në dyshim rreth mesazhit të Profetit (a.s.). Kjo ndodh për shkak të inatit, arrogancës dhe shpërfilljes së tyre. Ata do të vazhdojnë në këtë gjendje, derisa: - ... derisa t’u vijë befas Ora (e Kjametit) ose Dënimi i një Dite shkatërrimtare. - Do të vazhdojnë ashtu deri kur të vijë befas Kijameti ose t’u vijë dënimi i një dite të zezë, kur nuk do të shohin asnjë të mirë. Kur t’u vijë kjo ditë, mohuesit e besimit të vërtetë do të pendohen, por nuk do t’u vlejë më ky pendim. Ata do të humbin çdo shpresë për të mirën dhe do të dëshironin shumë të kishin besuar Profetin e Zotit dhe të kishin marrë rrugën e tij. Ky ajet është një kërcënim për këta njerëz, që të mos vazhdojnë me dyshimet dhe trillimet e tyre ndaj së vërtetës. - Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe Ai do të gjykojë mes tyre. - Ditën e Kijametit, i gjithë mbretërimi e sundimi është vetëm në dorë të Allahut. Ai do të gjykojë mes njerëzve me drejtësi dhe bamirësi. - Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në xhenetet e kënaqësive. - Ata të cilët besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, dhe pastaj bëjnë punë të mira sipas besimit, duke e vërtetuar me vepra këtë besim, këtyre u jepet premtim Xheneti i mirësive. Në kopshtet e Xhenetit do të shijojnë mirësitë e zemrës, shpirtit dhe trupit, mirësi që askush nuk mund t'i përshkruajë, madje as nuk mund t'i konceptojë në këtë botë. - Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan Argumentet Tona, do të kenë një Dënim poshtërues. - Këta janë njerëzit që refuzojnë të besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, që të udhëzojnë tek e vërteta dhe e drejta. Këta i kthejnë shpinën të vërtetës dhe tregohen kryeneçë ndaj saj. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë që: “do të kenë një dënim poshtërues.” Ky dënim është poshtërues dhe i dhembshëm. Ai do t’u depërtojë deri në zemra, në ato zemra që përçmuan Profetin dhe shpalljet e mrekullitë që ai solli prej Zotit. Kështu Allahu do t’i poshtërojë e përçmojë ata, duke i lënë të harruar në ndëshkimin e përjetshëm.

← Haxh 22:55