22. Haxh · Ajeti 63 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:56–22:69
"Në ditën e gjykimit i tërë sundimi është në duar të Zotit, nuk mund të përzihet askush e Ai do të gjykojë me drejtësi të saktësishme: besimtarët punëmirë i vë në xhennete, kurse kundërshtarët në xhehenem. Shpërblim të veçantë do të kenë ata që ranë dëshmorë në rrugën e Zotit dhe ata që për hir të fesë lëshuan vendlindjen e shkuan në Medinë. Allahu do ta ndihmojë gjithsesi atë, të cilit i bëhet padrejtë, pse fuqia e Allahut është e pakufishme, ajo fuqi e Tij shihet në rregullimin e gjithësisë, siç është nata e dita, shiu që bie prej së larti, të gjitha të mirat që ia ka përgatitur njeriut në këtë jetë, e megjithkëtë njeriu jobesimtar nuk falënderon, kundërshton dhe mohon të mirat. Idhujtarët kundërshtonin për dispozitat e sheriatit islam. Kur'ani u thotë se çdo popull ka pasur dispozita të posaçme, sipas të cilave ka vepruar, dispozita që kanë qenë të caktuara prej Zotit, edhe dispozitat e fesë islame janë prej Zotit, prandaj përse polemizojnë ata me Muhammedin" Muhammedit i thuhet të mos e pengojë atë dialogu i tyre në thirrje për në rrugën e Zotit, sepse Ai do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:63–22:66
- “A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim?” - Edhe ky është argument, që tregon pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Ai hedh nga qielli shiun, mbi tokën e thatë, e cila vishet me gjelbërim, siç
thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “... Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. - “Vërtet, Allahu është shumë i Mëshir - shëm dhe i Gjithëditur. ” - Ai di edhe për çdo farë që ndodhet në tokë, sado e vogël të jetë. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë e fshehtë në qiell dhe në Tokë. Me përkujde - sin, diturinë, pushtetin dhe mëshirën e Tij, Allahu i jep çdo fare sasinë e nevojshme të ujit dhe ajo mbin e gjallërohet. Allahu i Madhëruar na tregon fjalët e Lukmanit drejtuar të birit: “O biri im, Allahu ka për të sjellë edhe një verër të vogël sa një farë sinapi, qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” [Lukman 16]. Ose: “(Shejtani i kishte mashtruar) që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.” [Neml 25]. Ose: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. Ose: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmi - tarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - “Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. ” - Pronësia e sundimi mbi gjithçka është e Tij. - “Allahu është Ai, i Pasuri (Jonevojtar) i Lavdëruari.” - Ai nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa gjithçka tjetër është nevojtare për kujdesin e Tij, është e nënshtruar para Tij. Ai meriton lavdërimin e krijesave në çdo kohë e gjendje. - “A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj ...” - Allahu ka nënshtruar kafshët, sendet, bimësinë, që të jenë në shërbimin tuaj. - “... dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? ” - Me butësinë e përkujde - sin e Allahut, ato lundrojnë ne dete e oqeane, për dobinë e njerëzve, në tregtinë mes vendeve. - “Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. ” - Nëse do të dëshi - ronte, Ai do ta lejonte qiellin të binte mbi tokë, që të shkatërronte gjithë çka në të. Por Allahu i Lavdëruar, me butësinë e përkuj - desin e Tij, me mëshirën e Tij gjithëpërfshi - rëse, me poshtetin e fuqinë e pakufishme, e mban qiellin që të mos bjerë në tokë. - “Sepse Allahu është i Butë e Mëshirë - plotë me njerëzit.” - Me gjithë padrejtësitë e mënxyrat e tyre, Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë
e tyre, por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.” [Rad 6]. - “Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë (do t'ju ringjallë) . Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. ” - Si është e mundur që ju i shoqëroni Zotit ortakë të barabartë dhe i adhuroni së bashku me Të, ndërkohë që Ai është i vetëm e i pashoq në pushtetin për të krijuar, furnizuar krijesat e përkujdesur për to?! “Është Ai që jua dha jetën...”, pra, Ai ju solli në jetë, Ai ju krijoi, pasi nuk ishit fare. Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë, domethënë, do t’ju ringjallë Ditën e Kijametit. Megjithatë, njeriu është mohues i mirësive të Zotit, është mosmirënjohës i madh.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:63–22:64
- A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim? - Allahu i Madhëruar na nxit që të vështrojmë me kujdes në ajetet e Tij, që tregojnë se Ai është Absolut dhe i vetëm në meritën e adhurimit. Ai thotë: “A nuk e sheh me sytë e tu dhe me mendjen e zemrën tënde, se si Allahu e lëshon shiun prej qiellit dhe se si toka gjelbëron? Ai e lëshon shiun nga qielli mbi tokën e thatë e të shkretuar, ku çdo bimë e pemë ka vdekur. Menjëherë sapo e lag shiu, ajo shndërrohet dhe gjallërohet me bimësi dhe jetë. Kjo pamje ka vërtet një bukuri të rrallë. Atëherë, Ai që e ngjall tokën, pasi ajo ka vdekur, Ai ka për t’i ngjallur krijesat pas vdekjes, edhe nëse janë shndërruar në dhé e në pluhur. - Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. - El Latif është Ai që di edhe detajet më të fshehta të gjërave. Është Ai i cili ia mundëson mirësitë robit të Tij dhe ia largon të ligat përmes mënyrave shumë të fshehta, që njerëzit nuk i kuptojnë e as nuk i ndiejnë. Përkujdesja dhe butësia e Allahut me robin del në pah shumë qartë kur, nëpërmjet sprovave, Ai i tregon robit pushtetin dhe madhështinë e Tij. Pikërisht kur robi i afrohet vdekjes, Ai i tregon butësinë dhe përkujdesin e Tij, duke e ruajtur e shpëtuar, jashtë çdo parashikimi nga robi. Allahu e di se ku bie çdo pikë shiu në tokë. Ai e di edhe ku fshihet fara brenda dheut dhe ia çon ujin atje brenda, edhe pse krijesat nuk mund ta dinë. Allahu e nxjerr prej tokës bimësinë e bukur dhe të shumëllojshme. Ai është Habir - i Gjithëdituri, që i sheh në hollësi edhe çështjet më të fshehta. Ai e di atë që fshihet brenda në gjoks dhe di çdo çështje edhe në detajet më të fshehta e të padukshme. - Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. - Të gjithë janë krijesa dhe robër të përulur para pushtetit dhe fuqisë së Krijuesit. Ai vepron ndër ta dhe rregullon çështjet e tyre me sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahu vepron sipas urtësisë së Tij dhe me pushtetin e plotë mbi çdo gjë. Askush tjetër nuk ka gjë në dorë, veç Allahut i Cili i ka të gjitha në dorë. - Allahu është Ai, i Pasuri (i Panevojë) i Lavdëruari. - Allahu është i Pasur dhe i Vetëmjaftueshëm në të gjitha aspektet. Ai nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Nëse e afron ndonjë prej tyre dhe i shpreh dashurinë, këtë nuk e bën se ka nevojë për
ta, e as se dëshiron që të shtojë pushtetin e madhështinë e Tij. Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë as për bashkëshorte apo fëmijë. Allahu është Samedun - i Ploti, që nuk ka nevojë të hajë e të ushqehet dhe nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat, në asnjë aspekt. Ai ushqen të tjerët dhe nuk ka nevojë të ushqehet. Ai është i Lavdëruari, prandaj të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. Ata kanë nevojë fillimisht që Ai t’i krijojë, pastaj t’i furnizojë, udhëzojë e përkujdeset për ta. Kanë nevojë për Zotin si për çështjet e dynjasë, ashtu edhe për ato të fesë dhe të besimit. Allahu është i Pasuri, dhe si i tillë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha krijesat, të gjallët e të vdekurit, në një vend të përbashkët dhe të luteshin secili me çfarë të dëshironte dhe Ai t’u jepte edhe më shumë sesa të kërkonin, kjo nuk do të t’i pakësonte asgjë prej pasurisë e pushtetit të Tij. Ai është El Ganij, dhe si i tillë duart e Tij janë të mbushura me mirësi, bujari e begati. Allahu jep natën dhe ditën. Ai u jep të mira krijesave në çdo frymëmarrje të tyre. Prej pasurisë së Allahut janë edhe gjithë ato mirësi që Ai ka vendosur në Vendin e Paqes dhe Shpërblimit të Tij. Në vendin e bujarisë së Tij, Allahu ka vendosur atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e askujt nuk e ka ëndërruar. Ai është El Hamid - i Përlëvduari në Veten dhe cilësitë e emrat e Tij. Të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut janë të bukura. Cilësitë e Tij janë të plota e absolute. Allahu është i lavdëruar për veprat e Tij, sepse ato qëndrojnë mes drejtësisë e bamirësisë së Tij, mëshirës dhe urtësisë. Ai është i Përlëvduar edhe për ligjet e Tij, sepse urdhëron veçse për atë që është e mirë dhe dobiprurëse, pa asnjë të keqe, ose që ka dobi më të madhe dhe më të qartë. Nëse ndalon nga diçka, Allahu e bën sepse është e keqe e dëmshme, që nuk ka asnjë dobi ose sepse dëmi i saj është më i madh se dobia. Allahu është i Lavdëruar dhe me lavdërimin për Të janë mbushur qiejt, Toka dhe gjithçka mes tyre e jashtë tyre. Askush nga krijesat nuk mund t’ia japë Atij lavdërim16 e përlëvdimet, ashtu si e meriton Ai. Por Ai është i Lavdëruar ashtu siç e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë më lart se lavdërimi që i thurin krijesat e Tij. Ai është i Lavdëruar për udhëzimin në rrugën e drejtë që u ka dhënë të udhëzuarve. Ai është i Pasur në lavdërimet e Tij dhe i Lavdëruar në pasurinë e Tij.