22. Haxh · Ajeti 65 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:56–22:69

"Në ditën e gjykimit i tërë sundimi është në duar të Zotit, nuk mund të përzihet askush e Ai do të gjykojë me drejtësi të saktësishme: besimtarët punëmirë i vë në xhennete, kurse kundërshtarët në xhehenem. Shpërblim të veçantë do të kenë ata që ranë dëshmorë në rrugën e Zotit dhe ata që për hir të fesë lëshuan vendlindjen e shkuan në Medinë. Allahu do ta ndihmojë gjithsesi atë, të cilit i bëhet padrejtë, pse fuqia e Allahut është e pakufishme, ajo fuqi e Tij shihet në rregullimin e gjithësisë, siç është nata e dita, shiu që bie prej së larti, të gjitha të mirat që ia ka përgatitur njeriut në këtë jetë, e megjithkëtë njeriu jobesimtar nuk falënderon, kundërshton dhe mohon të mirat. Idhujtarët kundërshtonin për dispozitat e sheriatit islam. Kur'ani u thotë se çdo popull ka pasur dispozita të posaçme, sipas të cilave ka vepruar, dispozita që kanë qenë të caktuara prej Zotit, edhe dispozitat e fesë islame janë prej Zotit, prandaj përse polemizojnë ata me Muhammedin" Muhammedit i thuhet të mos e pengojë atë dialogu i tyre në thirrje për në rrugën e Zotit, sepse Ai do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:63–22:66

- “A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim?” - Edhe ky është argument, që tregon pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Ai hedh nga qielli shiun, mbi tokën e thatë, e cila vishet me gjelbërim, siç

thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “... Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. - “Vërtet, Allahu është shumë i Mëshir - shëm dhe i Gjithëditur. ” - Ai di edhe për çdo farë që ndodhet në tokë, sado e vogël të jetë. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë e fshehtë në qiell dhe në Tokë. Me përkujde - sin, diturinë, pushtetin dhe mëshirën e Tij, Allahu i jep çdo fare sasinë e nevojshme të ujit dhe ajo mbin e gjallërohet. Allahu i Madhëruar na tregon fjalët e Lukmanit drejtuar të birit: “O biri im, Allahu ka për të sjellë edhe një verër të vogël sa një farë sinapi, qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” [Lukman 16]. Ose: “(Shejtani i kishte mashtruar) që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.” [Neml 25]. Ose: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. Ose: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmi - tarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - “Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. ” - Pronësia e sundimi mbi gjithçka është e Tij. - “Allahu është Ai, i Pasuri (Jonevojtar) i Lavdëruari.” - Ai nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa gjithçka tjetër është nevojtare për kujdesin e Tij, është e nënshtruar para Tij. Ai meriton lavdërimin e krijesave në çdo kohë e gjendje. - “A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj ...” - Allahu ka nënshtruar kafshët, sendet, bimësinë, që të jenë në shërbimin tuaj. - “... dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? ” - Me butësinë e përkujde - sin e Allahut, ato lundrojnë ne dete e oqeane, për dobinë e njerëzve, në tregtinë mes vendeve. - “Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. ” - Nëse do të dëshi - ronte, Ai do ta lejonte qiellin të binte mbi tokë, që të shkatërronte gjithë çka në të. Por Allahu i Lavdëruar, me butësinë e përkuj - desin e Tij, me mëshirën e Tij gjithëpërfshi - rëse, me poshtetin e fuqinë e pakufishme, e mban qiellin që të mos bjerë në tokë. - “Sepse Allahu është i Butë e Mëshirë - plotë me njerëzit.” - Me gjithë padrejtësitë e mënxyrat e tyre, Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë

e tyre, por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.” [Rad 6]. - “Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë (do t'ju ringjallë) . Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. ” - Si është e mundur që ju i shoqëroni Zotit ortakë të barabartë dhe i adhuroni së bashku me Të, ndërkohë që Ai është i vetëm e i pashoq në pushtetin për të krijuar, furnizuar krijesat e përkujdesur për to?! “Është Ai që jua dha jetën...”, pra, Ai ju solli në jetë, Ai ju krijoi, pasi nuk ishit fare. Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë, domethënë, do t’ju ringjallë Ditën e Kijametit. Megjithatë, njeriu është mohues i mirësive të Zotit, është mosmirënjohës i madh.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:65–22:66

- A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj… - A nuk i sheh me sytë dhe zemrën

tënde ato mirësi të shumta të Zotit tënd? A nuk e sheh ndihmën dhe dhuratat e Tij të panumërta? Shiko se si Allahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj. Mirësitë e Zotit në tokë janë të shumta: kafshët, bimët, sendet etj., gjithçka që u bë në këtë tokë është në shërbim të njerëzve. Nga kafshët ata përfitojnë shërbimin e transportit, punë të ndryshme, ushqim etj. Frutat dhe bimësinë i magazinojnë dhe i përdorin si ushqim për vete dhe për kafshët e tyre. Allahu ua mësoi dhe ua mundësoi që t’i mbjellin e t’i kultivojnë bimët dhe t’i shfrytëzojnë me të gjitha mënyrat. Nga toka ata nxjerrin edhe mineralet, që kanë fitim të jashtëzakonshëm. Po kështu, Allahu ju mundësoi të përfitoni nga anijet, që lundrojnë: - dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? - Anijet ju mbajnë ju dhe mallrat tuaja të shumta. Ju udhëtoni me to në vende të largëta, për të bërë tregti e për qëllime të tjera. Po kështu, ju nxirrni nga deti smeralde e perla, për të bërë stoli. Nga mëshira e Tij e madhe Ai: - Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. - Sikur të mos ishte mëshira dhe pushteti absolut i Zotit, qielli do të rrëzohej në tokë dhe do të shkatërronte gjithçka të saj, duke vdekur, gjithashtu, çdo gjallesë, siç thotë i Madhëruari: "Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos bien, pasi nëse bien, nuk ka kush tjetër që mund t’i mbajë. Ai është i Dashur dhe Falës i madh.” [Fatir 41]. - Sepse Allahu është i Butë e Mëshirëplotë me njerëzit. - Allahu është më i mëshirshëm me ta sesa vetë prindërit e tyre, madje edhe se ata vetë për veten e tyre. Ai dëshiron të mirën për ta, edhe pse ata duan të keqen. Nga mëshira e Tij, Ai u mundëson shumë e shumë gjëra të dobishme. - Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë (do t'ju ringjallë) . - Allahu ju solli në ekzistencë nga hiçi. Pastaj, pasi të jetoni kohën e përcaktuar për ju, do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai ka për t’ju ringjallur nga vdekja, që të shpërblejë me bujarinë e Tij çdo punëmirë dhe të dënojë me drejtësinë e Tij çdo keqbërës. - Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. - Njeriu është mosmirënjohës i madh dhe mohues i hapur, përveç atyre që Zoti i ruan dhe i shpëton. Njeriu nuk beson në Zotin dhe nuk tregon mirënjohje për mirësitë e Tij, por mohon edhe Ditën e Gjykimit, edhe fuqinë e Zotit për të ringjallur krijesat.

← Haxh 22:65