23. Muminun · Ajeti 118 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 23:105–23:118
Pas pendimit të cilin do ta shfaqin xhehenemlinjtë, pas pranimit të gabimit, do të përpiqen i të kërkojnë ndjesë e t'u lehtësohet dënimi i idhët, po atyre së pari do t'u tërhiqet vërejtja për i udhëzimet e Kur'anit, që u patën ardhur e lexuar, e ata nuk i pranuan, andaj përbuzen, kur u thuhet: Heshtni aty!, fjalën "Ihseu" e përktheva me fjalën heshtni, që në të vërtetë është fjalë qortuese që i thuhet qenit për ta larguar, e që ne i themi "qybet" Pastaj, për të vërtetuar se ajo masë dënimi ndaj tyre është meritë e vetë atyre, e jo ndonjë padrejtësi, u përmenden talljet dhe fyerjet që ua bënin ata myslimanëve që ishin më të varfër, I si Bilali, Hababi, Suhajbi etj.,dhe u thuhet se për durimin që bënë ata myslimanë ndaj torturave të tyre dhe nuk u lëkundën asnjë herë në besimin e tyre të drejtë, e fituan xhennetin.
Në fund u tërhiqet vërejtja se kanë qenë të njoftuar për jetën e shkurtër në dynja, se nuk janë krijuar rastësisht njerëzit shkel e shko pa ndonjë qëllim të caktuar, andaj ata që nuk u besuan shpalljeve të Zotit, nuk do të gjejnë shpëtim. Bëmirësit udhëzohen që gjithnjë të kërkojnë mëshirën e Zotit xh. sh. Përfundoi, me ndihmën e Zotit, përkthimi dhe komentimi i sures "El Mu'minunë" Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 23:117–23:118
Allahu i Lartësuar kërcënon të gjithë ata që i bëjnë shirk Atij, duke adhuruar dikë tjetër veç Tij. Çdokush që i bën shirk Zotit, pa dyshim që këtë e bën pa argument, dhe pikërisht për të është ky kërcënimi frikshëm: - “Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka asnjë fakt, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet.” - Vëreni me kujdes fjalën e Allahut të Lartësuar: “... për të cilin nuk ka kurrfarë fakti ...”. Sigurisht, kjo është një fjali e ndërmjetme në këtë fjali të plotë, sepse nuk ka dyshim se askush nuk ka argument që të adhurojë diçka tjetër veç Allahut. Është e pamundur që të kesh argument për të adhuruar dikë tjetër veç Allahut, por kjo është përmendur me qëllim për të treguar, theksuar dhe përforcuar mesazhin se çdo adhurim që i përkushtohet dikujt tjetër veç Allahut është pa dyshim pa argument. Kjo është një fjali kushtore, dhe përfundimi i kësaj fjalie është fjala e Allahut: “... do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet.” Domethënë, është Allahu i Lartësuar Ai që do ta marrë në llogari për këtë padrejtësi. - “Mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë.” - Mohuesit e besimit, ata që nuk e pranojnë besimin korrekt, nuk kanë për të fituar asgjë të mirë kur të dalin përpara Tij Ditën e Kijametit. Ata nuk kanë për të arritur të mirat nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi. Ata nuk kanë për të parë me sy ndonjë shpërblim dhe nuk kanë për t’ia dalë mbanë. Katadja rrëfen: 1915. “Na kanë treguar se Profeti i Allahut i tha njëherë një burri: “Çfarë adhuron ti?” Ai tha: “Unë adhuroj Allahun dhe këtë dhe atë idhull”, duke i numëruar disa idhuj. Atëherë, Profeti i Allahut e pyeti: “Cili prej tyre ta largon hallin, kur ti i lutesh?” Ai tha: “Allahu Krenar dhe i Lartësuar.” - “Cili prej tyre të përgjigjet kur ti ke nevojë dhe i lutesh?” Ai u përgjigj: “Allahu Krenar dhe i Lartësuar.” Profeti i tha: Atëherë, përse adhuron ata të tjerët së bashku me Allahun? Apo mendon se ata mund ta mposhtin Atë?” Ai tha: “Dua që t’i tregoj mirënjohjen dhe ta falënderoj Atë edhe nëpërmjet adhurimit që u përkushtoj këtyre të tjerëve.” Profeti i Allahut tha: “Ju dini, kurse ata (idhujt) nuk dinë.” Ky njeri, pasi pranoi Islamin, thoshte: “Takova një burrë, i cili më mundi në arsyetim dhe fjalë.”, duke e patur fjalën për Profetin ﷺ . Ky versi on është një hadith mursel. Këtë hadith e ka sjellë në version merfu edhe Ebu Isa Tirmidhiu në librin e tij “Xhamius-sahih”, nga Umran Ibn Hus ajni, i cili e transmeton nga babai i tij, dhe ky nga Profeti i Allahut, me një tekst të ngjashëm.
- “Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro, sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve!” - Ky është udhëzim dhe inkurajim nga Allahu i Lartësuar për ta bërë këtë lutje. Kur përmendet kërkimi i faljes i pa kufizuar, kuptimi i tij është fshirja e gjynaheve dhe mbulimi i tyre nga njerëzit, që të mos i shohin gjynahet e robit. Ndërsa kuptimi i ‘ rahmetu’, (mëshira) është që Allahu të të drejtojë të të japë sukses dhe forcë, që të bësh punë të mira në fjalë dhe vepra. Ky ishte fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Mu’minun. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirësitë! 5 /1/1390 hixhri ose 12/3/1970
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 23:117–23:118
- Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë. - Çdokush që i lutet dikujt tjetër veç Allahut, pa patur asnjë argument, ai merr dënimin e merituar. Dhe dihet se nuk ka asnjë argument që të justifikojë idhujtarinë. Madje, të gjitha shpalljet e të gjithë profetët sollën argumente të prera që idhujtaria është e dënueshme. Por ata që bien në idhujtari, i kthejnë shpinën padrejtësisht dhe me arrogancë këtyre fakteve. Për këta njerëz do të vijë dita që do të dalin para Zotit dhe Ai do t’u japë atë që meritojnë për veprat e tyre. Ata nuk do të arrijnë asnjë mirësi dhe nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi, sepse ai që mohon Zotin ose bie në idhujtari nuk ka pjesë në faljen dhe shpërblimin e Zotit. - Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” – Thuaj duke u lutur: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! M’i mbulo gjynahet, që të më largosh prej ndëshkimin tënd dhe më mëshiro, që të më dhurosh me mëshirën Tënde çdo të mirë që synoj!” Pastaj thuaj: "Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve." Askush nuk e mëshiron njeriun më shumë se Allahu. Zoti është më i mëshirshëm sesa prindi për fëmijën e tij, madje më i mëshirshëm për njeriun sesa vetë njeriu për veten e vet. Këtu përfundon tefsiri i sures Muminunë. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!