Pas përshkrimit të cilësive të besimtarëve kjo pjesë i bën një vështrim fuqisë kri - juese të Zotit. Përmenden nëntë etapa nëpër të cilat kalon njeriu dhe përfundon me ringjalljen. Origjina e njeriut të parë ishte prej balte, e për njerëzit e tjerë ajo zëvendësohet me një pikë uji dhe kështu vazhdon krijimi i tyre. Përmenden shtatë palë të larta, që ne i quajmë qiej, e gjenden mbi ju, megjithëse kur u krijuan ato ne ende nuk ishim krijuar. Më pas, përmenden të mirat që vijnë pas shiut, edhe dobitë që kemi prej kafshëve prej të cilave përfitojmë qumështin, leshin, mishin, e edhe transportin e tyre. Të gjitha këto do të duhej t’i shërbenin njeriut si argument për respekt dhe falënderim ndaj Krijuesit Fuqiplotë, që ta meritojë shpërblimin e madh në jetën e amshueshme. I duhet vënë veshin thënies: Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. E dihet se mbikëqyrja, kujdesi i Zotit ndaj çdo sendi e krijese, nuk përfundon me krijimin e tij, po kjo mbikëqyrje e ky kujdes janë të përhershme; Ai gjithnjë dhe në çdo çast udhëheq dhe orienton krijesat e veta, nuk i krijoi e pastaj t’i lërë pa mbikëqyrje të përhershme.
We lekad ‘erselna nuhæn ‘ila kawmihi fekale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘efela tettekune
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?"
Fekalel-mele’ul-ledhine keferu min kawmihi ma hadha ‘illa besherun mithlukum juridu ‘en jetefeddele ‘alejkum we lew sha’el-lahu le’enzele mela’iketen ma semi’na bihedha fi ‘aba’inal-’ewweline
E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!"
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.