23. Muminun · ajete 51–59

سورة المؤمنون
51

يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ

Ja ‘ejjuha er-rusulu kulu minet-tejjibati we a’melu salihæn ‘inni bima ta’melune ‘alimun

(Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni".

52

وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ

We ‘inne hedhihi ‘ummetukum ‘ummeten wahideten we ‘ena rebbukum fe ettekuni

Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në ajetet e sipërshënuara përshkruhen pesë ngjarje, duke filluar që nga ajo e popullit të Nuhut, e për t’u lidhur pastaj me tregimin rreth Ademit, sepse Nuhu konsiderohet Ademi i dytë, sepse lloji i njerëzve është i kufizuar në pasardhësit e tij pas tij. Përmendet
53

فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ

Fetekatta’u ‘emrehum bejnehum zuburæn kullu hizbin bima ledejhim ferihune

E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.

54

فَذَرۡهُمۡ فِي غَمۡرَتِهِمۡ حَتَّىٰ حِينٍ

Fedherhum fi gamretihim hetta hinin

Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.

55

أَيَحۡسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٖ وَبَنِينَ

‘Ejehsebune ‘ennema numidduhum bihi min malin we benine

A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,

56

نُسَارِعُ لَهُمۡ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ بَل لَّا يَشۡعُرُونَ

Nusari’u lehum fil-hajrati bel la jesh’urune

nxitojmë t'ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.

57

إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ خَشۡيَةِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ

‘Innel-ledhine hum min hashjeti rabbihim mushfikune

Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,

58

وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ

Wel-ledhine hum bi’ajati rabbihim ju’uminune

ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,

59

وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمۡ لَا يُشۡرِكُونَ

Wel-ledhine hum birebbihim la jushrikune

dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,