23. Muminun · ajete 60–61

سورة المؤمنون
60

وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ

Wel-ledhine ju’utune ma ‘atew we kulubuhum we xhiletun ‘ennehum ‘ila rabbihim raxhi’une

dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.

61

أُوْلَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ

‘Ula’ike jusari’une fil-hajrati we hum leha sabikune

Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato.