23. Muminun · ajete 82–88

سورة المؤمنون
82

قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

Kalu ‘e’idha mitna we kunna turabæn we ‘idhamæn ‘e’inna lemeb’uthune

Ata thanë: "Pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?"

83

لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Lekad wu’idna nehnu we ‘aba’uuna hadha min kablu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline

Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!

84

قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Kul limenil-’erdu we men fiha ‘in kuntum ta’lemune

Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?"

85

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Sejekulune lillahi kul ‘efela tedhekkerune

Ata do të thonë: "E All-llahut". Atëherë thuaju: "Përse pra nuk mendoni?"

86

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ

Kul men rebbu es-semawati es-seb’i we rebbul-’arshil-’adhimi

Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?"

87

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Sejekulune lillahi kul ‘efela tettekune

Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"

88

قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Kul men bijedihi melekutu kulli shej’in we huwe juxhiru we la juxharu ‘alejhi ‘in kuntum ta’lemun

Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"