23. Muminun · ajete 96–100

سورة المؤمنون
96

ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

Edfa’ bi-eti hije ‘ehsenu es-sejji’ete nehnu ‘a’lemu bima jesifune

Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.

97

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ

We kul rabbi ‘a’udhu bike min hemezati esh-shejatini

Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"

98

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ

We ‘a’udhu bike rabbi ‘en jehduruni

"Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"

99

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ

Hetta ‘idha xha’e ‘ehedehumul-mewtu kale rabbi erxhi’uni

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,"

100

لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Le’alli ‘a’melu salihæn fima terektu kella ‘inneha kelimetun huwe ka’iluha we min wera’ihim berzehun ‘ila jewmi jub’athune

"që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.