23. Muminun · ajete 96–106

سورة المؤمنون
96

ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

Edfa’ bi-eti hije ‘ehsenu es-sejji’ete nehnu ‘a’lemu bima jesifune

Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.

97

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ

We kul rabbi ‘a’udhu bike min hemezati esh-shejatini

Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"

98

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ

We ‘a’udhu bike rabbi ‘en jehduruni

"Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"

99

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ

Hetta ‘idha xha’e ‘ehedehumul-mewtu kale rabbi erxhi’uni

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,"

100

لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Le’alli ‘a’melu salihæn fima terektu kella ‘inneha kelimetun huwe ka’iluha we min wera’ihim berzehun ‘ila jewmi jub’athune

"që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.

101

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ

Fe’idha nufiha fi es-suri fela ‘ensabe bejnehum jewme’idhin we la jetesa’elune

E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.

102

فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Femen thekulet mewazinuhu fe’ula’ike humul-muflihune

E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.

103

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ

We men haffet mewazinuhu fe’ula’ikel-ledhine hasiru ‘enfusehum fi xhehenneme halidune

Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.

104

تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ

Telfehu wuxhuhehumu en-naru we hum fiha kalihune

Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.

105

أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

‘Elem tekun ‘ajati tutla ‘alejkum fekuntum biha tukedhdhibune

(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?

106

قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ

Kalu rebbena galebet ‘alejna shikwetuna we kunna kawmæn dalline

"Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!"