23. Muminun · ajete 99–110

سورة المؤمنون
99

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ

Hetta ‘idha xha’e ‘ehedehumul-mewtu kale rabbi erxhi’uni

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,"

100

لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Le’alli ‘a’melu salihæn fima terektu kella ‘inneha kelimetun huwe ka’iluha we min wera’ihim berzehun ‘ila jewmi jub’athune

"që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.

101

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ

Fe’idha nufiha fi es-suri fela ‘ensabe bejnehum jewme’idhin we la jetesa’elune

E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.

102

فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Femen thekulet mewazinuhu fe’ula’ike humul-muflihune

E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.

103

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ

We men haffet mewazinuhu fe’ula’ikel-ledhine hasiru ‘enfusehum fi xhehenneme halidune

Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.

104

تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ

Telfehu wuxhuhehumu en-naru we hum fiha kalihune

Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.

105

أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

‘Elem tekun ‘ajati tutla ‘alejkum fekuntum biha tukedhdhibune

(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?

106

قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ

Kalu rebbena galebet ‘alejna shikwetuna we kunna kawmæn dalline

"Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!"

107

رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ

Rebbena ‘ehrixhna minha fe’in ‘udna fe’inna dhalimune

"Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!"

108

قَالَ ٱخۡسَـُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

Kale ehse’u fiha we la tukellimuni

Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"

109

إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

‘Innehu kane ferikun min ‘ibadi jekulune rebbena ‘amenna fagfir lena we erhemna we ‘ente hajru er-rahimine

Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"

110

فَٱتَّخَذۡتُمُوهُمۡ سِخۡرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوۡكُمۡ ذِكۡرِي وَكُنتُم مِّنۡهُمۡ تَضۡحَكُونَ

Fattehadhtumuhum sihrijæn hetta ‘ensewkum dhikri we kuntum minhum tedhekune

E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.