23. Muminun

سورة المؤمنون 118 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Xhuzi 18
1

قَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Kad ‘eflehel-mu’uminune

Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ

el-Ledhine hum fi selatihim hashi’une

të cilët janë të përulur në namazin e tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنِ ٱللَّغۡوِ مُعۡرِضُونَ

Wel-ledhine hum ‘anil-legwi mu’ridune

të cilët shmangen nga fjalët e kota,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ

Wel-ledhine hum lilzzekæti fa’ilune

të cilët japin zekatin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ

Wel-ledhine hum lifuruxhihim hafidhune

të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ

‘Illa ‘ala ‘ezwaxhihim ‘w ma meleket ‘ejmanuhum fe’innehum gajru melumine

përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim dhe, për këtë, nuk janë fajtorë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ

Femeni ebtega wera’e dhalike fe’ula’ike humul-’adune

ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ

Wel-ledhine hum li’manatihim we ‘ahdihim ra’une

të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمۡ يُحَافِظُونَ

Wel-ledhine hum ‘ala selewatihim juhafidhune

dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ

‘Ula’ike humul-warithune

Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

el-Ledhine jerithunel-firdewse hum fiha halidune

që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ

We lekad haleknal-’insane min sulaletin min tinin

Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

ثُمَّ جَعَلۡنَٰهُ نُطۡفَةٗ فِي قَرَارٖ مَّكِينٖ

Thumme xhe’alnahu nutfeten fi kararin mekinin

e pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

ثُمَّ خَلَقۡنَا ٱلنُّطۡفَةَ عَلَقَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡعَلَقَةَ مُضۡغَةٗ فَخَلَقۡنَا ٱلۡمُضۡغَةَ عِظَٰمٗا فَكَسَوۡنَا ٱلۡعِظَٰمَ لَحۡمٗا ثُمَّ أَنشَأۡنَٰهُ خَلۡقًا ءَاخَرَۚ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحۡسَنُ ٱلۡخَٰلِقِينَ

Thumme halekna en-nutfete ‘alekaten fehaleknal-’alekate mudgaten fehaleknal-mudgate ‘idhamæn fekesewnal-’idhame lehmæn thumme ‘enshe’nahu halkæn ‘ahare fetebarekel-lahu ‘ehsenul-halikine

E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ

Thumme ‘innekum ba’de dhalike lemejjitune

Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تُبۡعَثُونَ

Thumme ‘innekum jewmel-kijameti tub’athune

pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلۡخَلۡقِ غَٰفِلِينَ

We lekad halekna fewkakum seb’a tera’ika we ma kunna ‘anil-halki gafiline

Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَسۡكَنَّٰهُ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابِۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ

We ‘enzelna mine es-sema’i ma’en bikaderin fe’eskennahu fil-’erdi we ‘inna ‘ala dhehabin bihi lekadirune

Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

فَأَنشَأۡنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ لَّكُمۡ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

Fe’enshe’na lekum bihi xhennatin min nehilin we ‘a’nabin lekum fiha fewakihu kethiretun we minha te’kulune

Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَشَجَرَةٗ تَخۡرُجُ مِن طُورِ سَيۡنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهۡنِ وَصِبۡغٖ لِّلۡأٓكِلِينَ

We shexhereten tehruxhu min turi sejna’e tenbutu bid-duhni we sibgin lil’akiline

si dhe pemën[217] që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[217] D.m.th. pemën e ullirit.
21

وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهَا وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٞ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

We ‘inne lekum fil-’en’ami la’ibreten nuskikum mimma fi butuniha we lekum fiha menafi’u kethiretun we minha te’kulune

Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shumë dobi të tjera*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ

We ‘alejha we ‘alel-fulki tuhmelune

dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me anije.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ

We lekad ‘erselna nuhæn ‘ila kawmihi fekale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘efela tettekune

Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër të vërtetë përveç Tij, vallë, a nuk keni frikë (prej Tij)?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

فَقَالَ ٱلۡمَلَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيۡكُمۡ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةٗ مَّا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ

Fekalel-mele’ul-ledhine keferu min kawmihi ma hadha ‘illa besherun mithlukum juridu ‘en jetefeddele ‘alejkum we lew sha’el-lahu le’enzele mela’iketen ma semi’na bihedha fi ‘aba’inal-’ewweline

Por paria e popullit të tij, që nuk besonte, tha: “Ky është veçse njeri si ju e do vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Allahu, do të dërgonte engjëj; nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga të parët tanë të lashtë;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلُۢ بِهِۦ جِنَّةٞ فَتَرَبَّصُواْ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٖ

‘In huwe ‘illa rexhulun bihi xhinnetun feterebbesu bihi hetta hinin

ai është njeri i marrë, andaj lëreni atë njëfarë kohe!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ

Kale rabbi ensurni bima kedhdhebuni

(Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë për gënjeshtar!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ

Fe’ewhejna ‘ilejhi ‘eni esna’il-fulke bi’a’junina we wehjina fe’idha xha’e ‘emruna we faret-tennuru fasluk fiha min kullin zewxhejni ethnejni we ‘ehleke ‘illa men sebeka ‘alejhil-kawlu minhum we la tuhatibni fil-ledhine dhelemu ‘innehum mugrekune

Dhe Ne i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën Sytë (mbikëqyrjen) dhe frymëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e të vërshojë uji nga furra, ngarko në anije prej çdo lloj gjallese nga një çift dhe familjen tënde, përveç atyre që janë dënuar të humbasin, dhe mos M’u drejto për ata që kanë bërë të këqija se ata, me të vërtetë, do të fundosen.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’idha estewejte ‘ente we men me’ake ‘alel-fulki fekulil-hemdu lillahil-ledhi nexhxhana minel-kawmi edh-dhalimine

Kur të hipësh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili na shpëtoi prej popullit keqbërës”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

We kul rabbi ‘enzilni munzelæn mubarekæn we ‘ente hajrul-munziline

Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në vend të bekuar, se Ti je më i miri për të na zbarkuar.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajatin we ‘in kunna lemubteline

Sigurisht që këto ishin shenja. Në të vërtetë, jemi Ne që i vëmë në provë (njerëzit).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ

Thumme ‘enshe’na min ba’dihim karnæn ‘aharine

Pas tyre, Ne krijuam një brez tjetër.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

فَأَرۡسَلۡنَا فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Fe’erselna fihim resulæn minhum ‘eni a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘efela tettekune

Atyre u çuam një të dërguar nga gjiri i tyre, që u tha: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër, përveç Tij! Vallë a nuk frikësoheni?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَتۡرَفۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يَأۡكُلُ مِمَّا تَأۡكُلُونَ مِنۡهُ وَيَشۡرَبُ مِمَّا تَشۡرَبُونَ

We kalel-mele’u min kawmihil-ledhine keferu we kedhdhebu bilika’il-’ahireti we ‘etrefnahum fil-hejæti ed-dunja ma hadha ‘illa besherun mithlukum je’kulu mimma te’kulune minhu we jeshrebu mimma teshrebune

Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër dhe, së cilës, i kishim dhënë të mira në këtë botë, tha: “Ky është vetëm njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

وَلَئِنۡ أَطَعۡتُم بَشَرٗا مِّثۡلَكُمۡ إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ

We le’in ‘eta’tum besheræn mithlekum ‘innekum ‘idhæn lehasirune

Nëse ju i bindeni një njeriu si ju, me siguri, do të jeni të humbur!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

أَيَعِدُكُمۡ أَنَّكُمۡ إِذَا مِتُّمۡ وَكُنتُمۡ تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَنَّكُم مُّخۡرَجُونَ

‘Eja’idukum ‘ennekum ‘idha mittum we kuntum turabæn we ‘idhamæn ‘ennekum muhrexhune

A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

۞ هَيۡهَاتَ هَيۡهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ

Hejhate hejhate lima tu’adune

Sa premtim qesharak që është!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

إِنۡ هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنۡيَا نَمُوتُ وَنَحۡيَا وَمَا نَحۡنُ بِمَبۡعُوثِينَ

‘In hije ‘illa hejatuna ed-dunja nemutu we nehja we ma nehnu bimeb’uthine

Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

إِنۡ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا وَمَا نَحۡنُ لَهُۥ بِمُؤۡمِنِينَ

‘In huwe ‘illa rexhulun eftera ‘ala Ellahi kedhibæn we ma nehnu lehu bimu’uminine

Ai është vetëm një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun, prandaj nuk i besojmë atij.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ

Kale rabbi ensurni bima kedhdhebuni

(I dërguari) tha: “O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më akuzojnë se gënjej!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

قَالَ عَمَّا قَلِيلٖ لَّيُصۡبِحُنَّ نَٰدِمِينَ

Kale ‘amma kalilin lejusbihunne nadimine

(Allahu) tha: “Së shpejti do të pendohen!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ بِٱلۡحَقِّ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ غُثَآءٗۚ فَبُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’ehadhet/humu es-sejhetu bil-hekki fexhe’alnahum gutha’en febu’dæn lilkawmi edh-dhalimine

E, me të drejtë i kaploi ata një zë i tmerrshëm dhe Ne i bëmë si gjethe të fishkura. Larg qoftë (nga mëshira e Allahut) populli keqbërës!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قُرُونًا ءَاخَرِينَ

Thumme ‘enshe’na min ba’dihim kurunæn ‘aharine

Pas tyre, Ne krijuam brezni të reja.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

مَا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ

Ma tesbiku min ‘ummetin ‘exheleha we ma jeste’hirune

Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë apo ta ngadalësojë kohën e caktuar për të.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا تَتۡرَاۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةٗ رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُۖ فَأَتۡبَعۡنَا بَعۡضَهُم بَعۡضٗا وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَۚ فَبُعۡدٗا لِّقَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ

Thumme ‘erselna rusulena tetra kulle ma xha’e ‘ummeten resuluha kedhdhebuhu fe’etba’na ba’dehum ba’dæn we xhe’alnahum ‘ehadithe febu’dæn likawmin la ju’uminune

Ne i kemi nisur të dërguarit Tanë njëri pas tjetrit. Sa herë që një i dërguar i shkonte ndonjë populli, atë e quanin gënjeshtar! Prandaj Ne i kemi bërë ata (popuj) të ndjekin njëri-tjetrin (në shkatërrim) dhe i kemi bërë histori që rrëfehen. Qoftë larg (nga mëshira e Allahut) populli që nuk beson!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

Thumme ‘erselna musa we ‘ehahu harune bi’ajatina we sultanin mubinin

Pastaj dërguam Musain dhe vëllanë e tij, Harunin, me mrekullitë Tona dhe autoritet të qartë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمًا عَالِينَ

‘Ila fir’awne we mele’ihi fastekberu we kanu kawmæn ‘aline

te Faraoni dhe paria e tij, por ata ishin njerëz arrogantë dhe nuk i pranuan.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

فَقَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لِبَشَرَيۡنِ مِثۡلِنَا وَقَوۡمُهُمَا لَنَا عَٰبِدُونَ

Fekalu ‘enu’uminu libesherejni mithlina we kawmuhuma lena ‘abidune

Ata thanë: “Vallë a t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben neve?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡلَكِينَ

Fekedhdhebuhuma fekanu minel-muhlekine

Kështu, ata të dy[218] i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[218] Musain dhe Harunin.
49

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ

We lekad ‘atejna musal-kitabe le’allehum jehtedune

Në të vërtetë, Ne i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

وَجَعَلۡنَا ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةٗ وَءَاوَيۡنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبۡوَةٖ ذَاتِ قَرَارٖ وَمَعِينٖ

We xhe’alna ebne merjeme we ‘ummehu ‘ajeten we ‘awejnahuma ‘ila rebwetin dhati kararin we ma’inin

Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ

Ja ‘ejjuha er-rusulu kulu minet-tejjibati we a’melu salihæn ‘inni bima ta’melune ‘alimun

O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ

We ‘inne hedhihi ‘ummetukum ‘ummeten wahideten we ‘ena rebbukum fe ettekuni

Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ

Fetekatta’u ‘emrehum bejnehum zuburæn kullu hizbin bima ledejhim ferihune

Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

فَذَرۡهُمۡ فِي غَمۡرَتِهِمۡ حَتَّىٰ حِينٍ

Fedherhum fi gamretihim hetta hinin

andaj, lëri ata në padijen e tyre për njëfarë kohe!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

أَيَحۡسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٖ وَبَنِينَ

‘Ejehsebune ‘ennema numidduhum bihi min malin we benine

A mos mendojnë ata që Ne, duke u ardhur në ndihmë me pasuri dhe djem,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

نُسَارِعُ لَهُمۡ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ بَل لَّا يَشۡعُرُونَ

Nusari’u lehum fil-hajrati bel la jesh’urune

po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk janë të vetëdijshëm (për këtë).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ خَشۡيَةِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ

‘Innel-ledhine hum min hashjeti rabbihim mushfikune

Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ

Wel-ledhine hum bi’ajati rabbihim ju’uminune

që besojnë në shpalljet e Zotit të tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمۡ لَا يُشۡرِكُونَ

Wel-ledhine hum birebbihim la jushrikune

që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ

Wel-ledhine ju’utune ma ‘atew we kulubuhum we xhiletun ‘ennehum ‘ila rabbihim raxhi’une

dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

أُوْلَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَهُمۡ لَهَا سَٰبِقُونَ

‘Ula’ike jusari’une fil-hajrati we hum leha sabikune

ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

We la nukellifu nefsæn ‘illa wus’aha we ledejna kitabun jentiku bil-hekki we hum la judhlemun

Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ

Bel kulubuhum fi gamretin min hadha we lehum ‘a’malun min duni dhalike hum leha ‘amilune

Por zemrat e tyre[219] janë mospërfillëse ndaj këtij (Kurani). Ata kanë punë të tjera më të këqija se këto e të cilat po vazhdojnë t’i bëjnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[219] Jobesimtarëve të Mekës.
64

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ

Hetta ‘idha ‘ehadhna mutrefihim bil-’adhabi ‘idha hum jexh’erune

Por kur i dënuam pasanikët e tyre (në betejën e Bedrit), atëherë ata vajtonin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ

La texh’erul-jewme ‘innekum minna la tunserune

(U thuhet): “Mos u lutni sot! Ju nuk do të keni ndihmë prej Nesh.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ

Kad kanet ‘ajati tutla ‘alejkum fekuntum ‘ala ‘a’kabikum tenkisune

Juve ju janë lexuar vargjet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ

Mustekbirine bihi samiræn tehxhurune

me kryelartësi! Ju flisnit kotësi për të (Kuranin), si dikush që rrëfen natën përralla.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

‘Efelem jeddebberul-kawle ‘em xha’ehum ma lem je’ti ‘aba’ehumul-’ewweline

Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën (Kuranin) apo atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
69

أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ

‘Em lem ja’rifu resulehum fehum lehu munkirune

Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ

‘Em jekulune bihi xhinnetun bel xha’ehum bil-hekki we ‘ektheruhum lilhekki karihune

Apo thonë: “Ai është i çmendur”? Jo, ai ua sjell të Vërtetën atyre, por shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ

We lewi ettebe’al-hekku ‘ehwa’ehum lefesedeti es-semawatu wel-’erdu we men fihinne bel ‘etejnahum bidhikrihim fehum ‘an dhikrihim mu’ridune

Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ خَرۡجٗا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيۡرٞۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ

‘Em tes’eluhum harxhæn feharaxhu rabbike hajrun we huwe hajru er-razikine

A po kërkon shpërblim prej tyre? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është më i miri i furnizuesve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

وَإِنَّكَ لَتَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

We ‘inneke leted’uhum ‘ila siratin mustekimin

Ti i fton ata në rrugën e drejtë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ

We ‘innel-ledhine la ju’uminune bil-’ahireti ‘ani es-sirati lenakibune

por ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
75

۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

We lew Rehimnahum we keshefna ma bihim min durrin lelexhxhu fi tugjanihim ja’mehune

Sikur Ne t’i mëshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqësitë, sërish ata do të endeshin të hutuar në humbjen dhe mosbesimin e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ

We lekad ‘ehadhnahum bil-’adhabi fema estekanu lirebbihim we ma jetederra’une

Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk i drejtuan lutje.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ

Hetta ‘idha fetehna ‘alejhim babæn dha ‘adhabin shedidin ‘idha hum fihi mublisune

Dhe, kur u hapim atyre derën e një dënimi të madh, atëherë zhyten në dëshpërim.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
78

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

We huwel-ledhi ‘enshe’e lekumu es-sem’a wel-’ebsare wel-’ef’idete kalilæn ma teshkurune

Është Ai që jua ka krijuar dëgjimin, shikimin dhe zemrën. Eh, sa pak që e falënderoni ju!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
79

وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

We huwel-ledhi dhere’ekum fil-’erdi we ‘ilejhi tuhsherune

Është Ai që ju ka sjellë në Tokë dhe para Tij do të mblidheni të gjithë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
80

وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

We huwel-ledhi juhji we jumitu we lehu ehtilaful-lejli we en-nehari ‘efela ta’kilune

Është Ai që jep jetë dhe vdekje dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës. Vallë, a nuk kuptoni?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
81

بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ

Bel kalu mithle ma kalel-’ewwelune

Por ata thonë, ashtu siç kanë thënë të mëparshmit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
82

قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

Kalu ‘e’idha mitna we kunna turabæn we ‘idhamæn ‘e’inna lemeb’uthune

Ata pyesin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, vërtet do të ringjallemi?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
83

لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Lekad wu’idna nehnu we ‘aba’uuna hadha min kablu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline

Kjo na është premtuar neve dhe të parëve tanë, por këto janë vetëm përralla të popujve të lashtë.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
84

قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Kul limenil-’erdu we men fiha ‘in kuntum ta’lemune

Thuaj: “E kujt është Toka dhe gjithçka që gjendet në të, nëse e dini?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
85

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Sejekulune lillahi kul ‘efela tedhekkerune

Ata do të thonë: “Të Allahut!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk po ia vini veshin?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
86

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ

Kul men rebbu es-semawati es-seb’i we rebbul-’arshil-’adhimi

Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit Madhështor?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
87

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Sejekulune lillahi kul ‘efela tettekune

Ata do të thonë: “Allahu!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk keni frikë ju?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
88

قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Kul men bijedihi melekutu kulli shej’in we huwe juxhiru we la juxharu ‘alejhi ‘in kuntum ta’lemun

Thuaj: “Kush është Ai që ka në dorë pushtetin mbi çdo gjë, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
89

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ

Sejekulune lillahi kul fe’enna tusherune

Ata thonë: “Allahu.” E ti thuaju: “Atëherë, përse magjepseni”?![220]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[220] Pra, përse magjepseni nga besimet tuaja të kota, deri në atë pikë, sa të mos i nënshtroheni Atij, që ka në dorë gjithçka?!
90

بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Bel ‘etejnahum bil-hekki we ‘innehum lekadhibune

Ja! Ne ua kemi zbuluar atyre të Vërtetën, por ata janë gënjeshtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
91

مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

Ma ettehadhel-lahu min weledin we ma kane me’ahu min ‘ilehin ‘idhæn ledhehebe kullu ‘ilehin bima haleka we le’ala ba’duhum ‘ala ba’din subhanel-lahi ‘amma jesifune

Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre![221]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[221] Kjo është një logjikë shumë e pastër për të argumentuar njëshmërinë e Allahut. Në fakt, vetëm ky njësim bën që Allahu i Lartmadhëruar të mos përfshihet në zënkat “hyjnore” të përshtatshme për mitologjitë politeiste.
92

عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

‘Alimil-gajbi we esh-shehadeti feta’ala ‘amma jushrikune

Ai di të padukshmen dhe atë që shihet. Ai është shumë lart mbi zotat që ia quajnë Atij për shok!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
93

قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ

Kul rabbi ‘imma turijenni ma ju’adune

Thuaj (o Muhamed): “O Zoti im, sikur të ma tregoje dënimin që u ke premtuar atyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
94

رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Rebbi fela texh’alni fil-kawmi edh-dhalimine

atëherë, o Zoti im, mos më lër mua me popullin keqbërës!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
95

وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ

We ‘inna ‘ala ‘en nurijeke ma na’iduhum lekadirune

Dhe, me të vërtetë, Ne jemi në gjendje të të tregojmë ty, çfarë u kemi premtuar atyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
96

ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

Edfa’ bi-eti hije ‘ehsenu es-sejji’ete nehnu ‘a’lemu bima jesifune

Largoje të keqen me atë që është më e mira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
97

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ

We kul rabbi ‘a’udhu bike min hemezati esh-shejatini

Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
98

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ

We ‘a’udhu bike rabbi ‘en jehduruni

dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
99

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ

Hetta ‘idha xha’e ‘ehedehumul-mewtu kale rabbi erxhi’uni

Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
100

لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Le’alli ‘a’melu salihæn fima terektu kella ‘inneha kelimetun huwe ka’iluha we min wera’ihim berzehun ‘ila jewmi jub’athune

që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse[222], deri në ditën kur do të ringjallen.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[222] Jeta e varrit.
101

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ

Fe’idha nufiha fi es-suri fela ‘ensabe bejnehum jewme’idhin we la jetesa’elune

Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
102

فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Femen thekulet mewazinuhu fe’ula’ike humul-muflihune

Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
103

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ

We men haffet mewazinuhu fe’ula’ikel-ledhine hasiru ‘enfusehum fi xhehenneme halidune

Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
104

تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ

Telfehu wuxhuhehumu en-naru we hum fiha kalihune

Zjarri do t’ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t’u duken dhëmbët).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
105

أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

‘Elem tekun ‘ajati tutla ‘alejkum fekuntum biha tukedhdhibune

(Dhe atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk ju lexoheshin Shpalljet Tona dhe i quanit ato gënjeshtra?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
106

قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ

Kalu rebbena galebet ‘alejna shikwetuna we kunna kawmæn dalline

Ata do të thonë: “O Zoti ynë, ne na mposhti e keqja (tekat dhe dëshira) jonë dhe ishim një popull i humbur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
107

رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ

Rebbena ‘ehrixhna minha fe’in ‘udna fe’inna dhalimune

O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit e, nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
108

قَالَ ٱخۡسَـُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

Kale ehse’u fiha we la tukellimuni

Ai do t’u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
109

إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

‘Innehu kane ferikun min ‘ibadi jekulune rebbena ‘amenna fagfir lena we erhemna we ‘ente hajru er-rahimine

Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: “O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
110

فَٱتَّخَذۡتُمُوهُمۡ سِخۡرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوۡكُمۡ ذِكۡرِي وَكُنتُم مِّنۡهُمۡ تَضۡحَكُونَ

Fattehadhtumuhum sihrijæn hetta ‘ensewkum dhikri we kuntum minhum tedhekune

Por ju (o jobesimtarë) i keni talluar ata (aq shumë), sa ju bënë të më harronit Mua së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
111

إِنِّي جَزَيۡتُهُمُ ٱلۡيَوۡمَ بِمَا صَبَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ

‘Inni xhezejtuhumul-jewme bima seberu ‘ennehum humul-fa’izune

Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
112

قَٰلَ كَمۡ لَبِثۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ عَدَدَ سِنِينَ

Kale kem lebithtum fil-’erdi ‘adede sinine

Ai do t’u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
113

قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖ فَسۡـَٔلِ ٱلۡعَآدِّينَ

Kalu lebithna jewmæn ‘ew ba’de jewmin fas’elil-’addine

Ata do të përgjigjen: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë dite. Pyesni ata që i kanë numëruar!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
114

قَٰلَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ لَّوۡ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Kale ‘in lebithtum ‘illa kalilæn lew ‘ennekum kuntum ta’lemune

Ai do të thotë: “Keni qëndruar shumë pak. Eh, sikur ta kishit ditur!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
115

أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ

‘Efehesibtum ‘ennema haleknakum ‘abethæn we ‘ennekum ‘ilejna la turxha’une

Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
116

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ

Feta’alallahul-melikul-hekku la ‘ilahe ‘illa huwe rebbul-’arshil-kerimi

I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
117

وَمَن يَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرۡهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ

We men jed’u me’a Ellahi ‘ilehæn ‘ahare la burhane lehu bihi fe’innema hisabuhu ‘inde rabbihi ‘innehu la juflihul-kafirune

Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
118

وَقُل رَّبِّ ٱغۡفِرۡ وَٱرۡحَمۡ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

We kul rabbi egfir we erhem we ‘ente hajru er-rahimine

Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A