24. Nur · Ajeti 36 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 24:35–24:52

Sipas Taberisë, interpretues i njohur i përmbajtjes së Kur'anit: drita e përmendur është Kur'ani në zemrat e atyre që i besuan, e për ta kuptuar njerëzit më lehtë, Zoti sjell shembullin e një drite të shkëlqyer, të cilën ata e fitojnë përmes mjeteve më të mira për ndriçim siç ishte kandili, qelqi, vaji etj.

Zemra e besimtarit është e shndritur me ajete të Kur'anit dhe me argumente të tjera sikurse vrima në të cilën është vënë drita e ndezur mes atij qelqi që flakëron prej dritës së kandilit. Argumentet e Zotit janë aq shumë të qarta për ata që mendojnë thellë e i studiojnë, sa që drita e tyre e kthjellët do të mjaftonte, edhe sikur të mos e përforconte Zoti atë dritë me shpalljen e Kur'anit. Mirëpo, me shpalljen e Kur'anit, Zoti ndriçoi aq fort zemrat sa që bestytnive nuk u mbeti vend.

Drita e besimit manifestohet pandërprerë prej besimtarëve nëpër xhamitë e shtëpitë e tyre, duke mos u shmangur nga zbatimi i detyrimeve dhe as përpjekjeve të përditshme të tyre për gjallërim.

Veprat e jobesimtarëve janë vetëm formale, janë artificiale, janë mashtruese sikundër valët që duken prej rrezeve të forta të diellit në ndonjë rrafshinë si të ishte ujë, e në realitet nuk janë asgjë. Janë aq shumë të humbur në errësirën e injorancës, sa që nuk e shohin as veten: pra janë të verbër.

Në disa nga këto ajete përshkruhet fuqia e pakufishme e Zotit xh. sh., e cila manifestohet përmes dukurive të llojllojta siç është shiu, ndërrimi i natës e ditës, krijimi i qenieve të ndryshme, përgatitja e çdo sendi në gjithësi për ta adhuruar Zotin në gjuhën e vet etj.

Hipokritët gjithnjë japin deklarata që nuk përputhën me ndjenjën e tyre të brendshme, e Zoti pranon vetëm ato deklarime që burojnë prej zemrës së pastër e të sinqertë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 24:36–24:38

- “(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, ... ” - Allahu i madhëruar pasi na solli shembullin e zemrës së besimtarit dhe dritës së udhëzimit dhe diturisë që gjendet në të, si shembulli i atij kandilit brenda një xhami të pastër e të kristaltë, i cili ndizet e jep dritë nga një vaj i kulluar i mirë dhe i bekuar, vijoi të përmendë edhe vendin e adhurimit ku meret ajo dritë dhe udhëzim. Ato janë xhamitë e Allahut, vendet më të dashura të Tij në tokë. Ato janë shtëpitë e Tij, ku Ai adhurohet prej besimtarëve si një i vetëm e i pashoq. I lartësuari tha: “(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, ...” pra Allahu i madhëruar urdhëroi e porositi që të kujdesemi për xhamitë e Tij duke i

pastruar dhe ruajtur nga çdo papastërti dhe veprim i ulët në to, që bie ndesh me rëndësinë e vlerën e tyre të lartë. Sikurse tregon Alij ibnu Ebi Talhate nga Ibnu Abasi i cili ka thënë: “Ka n daluar Allahu i lavdëruar nga fjalët e kota në xhami.” Po kështu kanë thënë edhe një grup dijetarësh të tefsirit. Në dy sahihët transmetohet se Uthman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: 334. “... e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Atij që ndërton një xhami, - Bukejri (njëri nga transmetuesit) thotë: Më duket se ka thënë: me të cilën e kërkon kënaqësinë e Allahut -, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.” [Buhariu dhe Muslimi] Nga Aishja transmetohet të ketë thënë: 335. “Profeti i Allahut na urdhëroi të ndërtojmë faltore nëpër shtëpi dhe ti pastrojmë e parfumosim ato.” 105 El buhari sjell një transmetim tea’likan se: “Umeri ka urdhëruar të ndërtohej xhamia dhe ka thënë: Mbuloji njerëzit nga shiu dhe mos përdor ngjyrime të kuqe ose të verdha, se mund të shpërqendrohen.” Enesi ka thënë: “Krenohen me to, e, në anën tjetër, nuk i frekuentojnë, dhe nuk i gjallërojnë (me adhurim), përveçse pak.” Ibn Abasi ka thënë: Do t’i zbukuroni ato (xhamitë) sikurse çifutët dhe të krishterët (faltoret e tyre).” Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - , përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 336. “Nuk ka për të ndodhur kjameti derisa njerëzit të krenohen me xhamitë.” E transmeton Ahmedi dhe autorët e suneneve, përveç Termidhiut. Imam Muslimi transmeton: “Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se, një ditë, pasi Profeti ﷺ e kreu namazin, një burrë u ngrit dhe tha: Mos e ka gjetur ndokush një deve të kuqe?! Profeti ﷺ i tha: “Mos e gjetsh! Xhamitë janë ndërtuar për tjetër qëllim.” Nga Eb Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! , përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 337. “Nëse shihni dikë që shet ose tregëton në xhami, i thoni: “Mos të dhëntë fitim Zoti në tregëtinë tënde!” dhe nëse shihni dikë që njofton për një send që i ka humbur në xhami, i thoni: “Allahu mos ta ktheftë (sendin e humbur)!” Termidhiu dhe tha: Ky është hasenun garib . Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: 338. “Namazi i atij që falet në xhemat është më i vlefshëm se i atij që falet në shtëpi apo në treg, për njëzet e ca shkallë. Kjo, ngase, kur dikush merr abdes mirë dhe shkon në xhami, duke synuar vetëm namazin, për çdo hap që bën ngrihet një gradë dhe i fshihet një gjynah derisa të hyjë në xhami. Kur të hyjë në xhami, llogaritet se është në namaz, përderisa e pret namazin. Melekët bëjnë dua për personin që rri në vendin ku është falur dhe thonë: “O Allah, mëshiroje! O Allah, fale! O Allah, pranoja pendimin!” përderisa nuk e shqetëson askënd dhe nuk e prish abdesin.” 106 Në sunen vjen hadithi: 339. “Përgëzoi ata që ecin nëpër erësira (për të shkuar në xhami) se do të kenë dritë të plotë në ditën e kjametit.” Muslimi përcjell nga Ebu Humejdi apo Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të) që ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 340. “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: Allahum-me iftah li ebuâbe rahmetik (O Allah, mi hap mua dyert e Mëshirës Sate). E kur të del le të thotë: Allahum-me ini es’eluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti, begatitë Tua).” - “... e të përmendet emri i Tij. ” - pra, thotë ibnu Abasi - të këndohe n ajetet (dhe pasohen udhëzimet) e Librit të tij. - “Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje.” - nga ibnu Abasi transmetohet të ketë thënë se Me fjalën “tesbih” (që është përkthyer “Lavdërohet e mri i Tij) në Kuran ka për qëllim faljen e namazit. Nëse ajeti lexohet në këtë mënyrë pra ku folja “Lavdërohet” sillet në formën joveprore, atëherë kënduesi i ajetit qëndron në fjalën e “Mbrëmje”. Dhe pastaj fillon fjali e re: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, ...” pra kjo fjali vjen si shpjegim e sqarim për të treguar se cilët janë ata që lavdërojnë emrin e Allahut. Pra sikur dikush pyet se cilët janë ata që e lavdërojnë emrin e

Tij mëngjes e mbrëmje dhe më pas sillet përgjigja: ““Ata janë burra që ... “ Por nëse këtë ajet e lexojmë: “Në to e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje, ...” ku folja e lavdërojnë vjen në formën veprore, nuk mund të qëndrojmë tek fjala “e mbrëmje”, por duhet të përmendim edhe kryefjalën, e çfarë vjen më pas, në mënyrë që fjalia të jetë e plotë. Pra f jalia do të vazhdonte kështu: “ Në to e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, ...”. Vërej dhe mendo me kujdes në fjalën e tij për ata të zgjedhur kur thotë: “Ata janë burra...” kjo tregon për ambicjet dhe vullnetin e tyre të fortë, për qëllimet e motivet e tyre të larta. Me këto cilësi të larta e merituan që të jenë burra me plot kuptimin e fjalës dhe të jenë shtyllat dhe jetëdhënësit e xhamive të cilat janë shtëpitë e Allahut në tokë dhe vendet e pastra e të zgjedhura të përcaktuara për adhurimin e Tij si një i vetëm, për ti shprehur Atij mirënjohjen e lavdërimin e për ta madhëruar lavdëruar e dëlirësuar nga çdo mangësi dhe trillim i mohuesve. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut).” [Ahzab 23]. Ndërsa për gratë, namazi i tyre në shtëpitë e tyre është më i vlefshëm se sa namazi në xhami. Sikurse transmeton Imam Ahmedi nga Ummu Humejd, gruaja e Ebu Humejd El saidij, e cila shkoi tek Profeti a.s. dhe tha: 1971. “Unë e dëshiroj shumë që të falem (në xhami) me ty. - Ai i tha: E di që ke dëshirë të falesh (në xhami) me mua. Por namazi yt në dhomën tënde është më i mirë se namazi yt në koridorin e shtëpisë tënde, namazi yt në koridorin e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi yt në hapësirën e shtëpisë tënde, namazi yt në hapësirën e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi yt në xhaminë e fisit tënd, namazi yt në xhaminë e fisit tënd është më i mirë se namazi yt në xhaminë time.” Ajo urdhëroi (njerëzit e saj) dhe i ndërtuan një faltore në pjesën më të futur të shtëpisë së saj dhe, betohem në Allahun! - atje vazhdoi të falet, derisa ndërroi jetë.] 107 Asaj i lejohet që të marrë pjesë në namazet me xhemat në xhami, por me kusht që të mos përbëjë shqetësim për burrat, duke shfaqur zbukurime të saj, ose parfum e gjëra të tjera të ngjashme. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1972. “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ndërsa Ahmedi dhe Ebu Daudi shtojnë: 1973. “... por shtëpitë e tyre janë më mirë për to.” Muslimi sjell hadithin nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili transmeton se Profeti i Allahut ka t hënë: “Nëse gruaja i kërkon burrit të saj leje për të shkuar në xhami, mos ta ndalë .” Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Mos i ndaloni gratë prej xhamive kur ju kërkojnë leje për të shkuar në to.” Bilal ibn Abdullahu tha: Vallahi do t'i ndalim! Abdullah ibn Omeri iu kthye dhe e qortoi rëndë, si kurrë më parë, dhe i tha: Unë po të tregoj se çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, e ti po më thua: Vallahi do t'i ndalim!? Muslimi sjell hadithin nga Zejnebja, gruaja e Abdullah it, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndonjëra prej jush të shkojë në xhami, le të mos parfumoset.” Buhariu tregon se: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “Gratë besimtare shkonin për ta falur namazin e sabahut me të Dërguarin e Allahut duke qenë të mbështjella me rroba. Pas namazit, kthe-heshin në shtëpitë e tyre e askush nuk mund t'i shquante (cilat ishin) për shkak të errësirës.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), gruaja e Profetit ﷺ ka thënë: 1974. “Po ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ se çfarë bëjnë gratë e sotit, do t'i ndalonte prej xhamive, siç janë ndaluar gratë e benu israilëve. Jahja ibn Seidi ka thënë: E pyeta Amrën: Vallë, gratë e benu

israilëve janë ndaluar prej xhamive? - Po, - më tha.”] - “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin.” - Allahu i madhëruar ka thënë: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” [Munafikun 9], Ose: “ O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni (e drejtohuni) për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut, por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim!” [Xhumua 9]. Këta të zgjedhur nuk i preokupon dynjaja me stolitë dhe bukuritë e saj, me joshjen e fitimeve dhe mashtrimeve të saj, nga përmendja e Zotit të tyre, i cili është Krijuesi dhe Ai që kujdeset dhe u jep furnizimin e çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit. Ata e dinë mirë se ajo për të cilën porosit e urdhëron Allahu i madhëruar dhe në të cilën fton ai, është shumë më e mirë dhe e dobishme për ta se e gjithë kjo dynja. Ja kështu e shohin sepse kjo dynja është e përkohshme dhe shumë shpejt do të përfundojë, ndërsa ajo që është tek Allahu do të mbetet përgjithmonë. Prandaj dhe tha se: “... nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin.” Pra ata i japin përparësi bindjes ndaj Tij, asaj që Ai e dëshiron prej tyre. Ata synojnë të arrijnë dashurinë e Tij edhe nëse kjo kërkon që të heqin dorë nga dëshirat e tyre për stolitë e kësaj dynjaje. Hushejm ibnu Shejban ka thënë: “Më kanë treguar se njëherë Ibnu Mesudi pa disa prej tregëtarëve në treg të cilët kur u thir ezani për namaz, brofën për të shkuar në namaz dhe i lanë tregëtizat e tyre. Abdullahi tha: “Këta janë prej atyre për të cilët Allahu i lartësuar ka thënë në Librin e Tij: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë ze katin.” Ibnu Abasi shpjegon ajetin e thotë: “... pra për të falur namazin e detyrueshëm.” Ndërsa Mukatil ibnu Hajan shpjegon e thotë: “... pra për të falur namazin në kohën e vet.” - “Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. ” - Pra i frikësohen ditës së kjametit kur “... do të tronditen zemrat dhe sytë.” Nga tmerri i madh dhe ato ngjarje të lemerishme. Sikurse thotë i madhëruari: “Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t'u zënë frymën. Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.” [Gafir 18], ose: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.” [Ibrahim 42, 43], ose: “Janë ata që, për hir të Tij, prej pasurisë që e duan shumë, u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe robërve. “Ne (thonë të devotshmit) po ju ushqejmë veçse për hir të Allahut dhe nuk kërkojmë prej jush ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë për atë Ditë, që fytyrat i bën të zymta dhe është e llahtarshme”. Allahu i ka ruajtur ata prej sherrit të asaj dite dhe u ka dhuruar shkëlqim e lumturi në fytyra. Për shkak se ata bëjnë durim, Ai i shpërblen me Xhenet dhe me veshje mëndafshi. Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk të do ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë. Atyre do t’u shërbehet me enë të argjendta dhe me gota të kristalta, Me gota të tejdukshme prej argjendi, që ata vetë do t’i përcaktojnë si të duan. Do t’u jepen gota me pije të përziera me xhenxhefil, Ai vjen prej një burimi aty,

që quhet Selsebil. Mes tyre lëvizin duke shërbyer djelmosha, që do jenë përherë të tillë e që, kur i kundron, duken si margaritarë të shpërndarë. Kur hedh shikimin atje (në xhennet) , sheh begati e pasuri të mëdha, Ata (besimtarët) janë të veshur me mëndafsh të hollë e të gjelbër dhe me mëndafsh të trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë. Dhe Zoti i tyre u jep të pinë pije të kulluar. (Atyre do t'u thuhet) Ky është shpërblimi për ju, sepse e keni merituar me përpjekjet tuaja.” [Insan 8 - 22]. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - “(Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre ...” - Këta janë njerëzit, të cilëve Allahu i madhëruar do t’ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë e do t’ua mbulojë të këqijat. - “... dhe për t’ua shtuar të mirat prej (bujarisë së) Tij.” - pra Ai ua pranon punët e mira të kryera prej tyre dhe ua jep shpërblimin shumëfish, sikurse thotë i lartësuari: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40], ose: “Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.” [Enam 160], ose: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261]. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - Allahu i dhuron pa masë atij që do.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 24:36–24:38

- (Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje. - Allahu adhurohet në këto shtëpi madhështore e të nderuara, që janë vendet më të dashura për Të. Ato janë xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen, me qëllim që në to: "...të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Këtu përmblidhen disa norma për xhamitë: si ndërtimi i tyre, pastrimi dhe përkujdesi për to, ruajtja e tyre nga papastërtitë e gjërat e ndaluara, ruajtja nga të marrët dhe fëmijët që nuk janë të ndërgjegjshëm për pastërtinë, mbrojtja nga jobesimtarët, shmangia e kotësive brenda xhamive, ngritja e zërit etj., përveç rastit kur bëhet dhikër, kur falen namazet, qofshin farze, synete a nafile, kur bëhet lexim Kur'ani, tesbih, tehlil etj., kur ka mësim, itikaf e shumë adhurime të tjera që kryhen në xhami. Kështu, ngritja e xhamive nënkupton dy forma: ngritje fizike, duke i ndërtuar dhe duke u kujdesur për to, dhe ngritja e tyre me përmendjen e Zotit, përmes namazeve e adhurimeve në to. Forma e dytë është më e rëndësishmja dhe më e mira, prandaj edhe u ligjërua namazi me xhemat dhe falja e xhumave. Madje, për shumë dijetarë, namazi me xhemat është detyrë, ndërsa për disa të tjerë është i pëlqyeshëm. Në vijim, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata që i ndërtojnë këto xhami me adhurime e: “...që të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Ata e dëlirësojnë Zotin dhe i shprehin adhurimet e tyre me sinqeritet të plotë në fillim të ditës e në fund të saj. Allahu i Madhëruar i veçon këto dy kohë për vetë vlerën e lartë dhe rëndësinë e veçantë të adhurimeve në këtë kohë, por edhe për një shkak tjetër. Në këto kohë mundësohet më mirë afrimi tek Zoti përmes adhurimeve. Ato janë kohët më të përshtatshme e më të lehta për adhurim. Po këtu futet tesbihu i namazeve e jashtë tyre. Gjithashtu, në këto kohë janë caktuar edhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes. - Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin. - Në këto xhami i përkushtohen Zotit me adhurime e tesbih ata burra që nuk i mashtron dynjaja, që t’i japin përparësi asaj kundrejt Zotit. As stolitë e kënaqësitë e dynjasë, as shitblerja e pasuria nuk i bëjnë të shkujdesen nga adhurimi i Zotit. Në fakt, Allahu i Lartësuar thotë për këta se merren me tregti, por edhe pse merren me të tilla aktivitete njerëzore, kjo nuk i bën që të harrojnë adhurimin dhe përmendjen e Tij.

Kështu, marrja me tregti e aktivitete të tjera nuk është e ndaluar, nëse ato nuk bëhen shkak për cenimin e detyrave të Zotit. Me gjithë angazhimet e tyre, ata e falin namazin e pëmendin shumë Allahun dhe e japin zekatin. Madje, bindja ndaj Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi final dhe themelor i tyre. Çdo gjë që ndërhyn mes tyre dhe këtij qëllimi ata nuk ngurrojnë ta largojnë. Natyrisht që lënia e dynjasë dhe e atyre gjërave të saj aq të dashura për shpirtin, mund të jetë shumë e vështirë dhe, shpeshherë, dhënia përparësi hakut të Zotit mund të bjerë ndesh me këtë kënaqësi. Prandaj Allahu i Madhëruar na përmend një fakt që i ndihmon ata fatlumë që ta kenë të thjeshtë këtë përballje, që për të tjerët është e vështirë: - Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. - Kjo është ajo që ua lehtëson lënien e dynjasë e stolive të saj, kur ato bien ndesh me besimin dhe adhurimin e Zotit dhe të pengojnë prej tij. Ata i frikësohen asaj dite të tmerrshme. Ajo është dita kur do të tmerrohen zemrat dhe trupat do të dridhen nga frika. Duke kujtuar vazhdimisht atë ditë, atyre u bëhet e thjeshtë përgatitja për të. Kjo është një këshillë e vyer që Zoti u jep njerëzve për t’i bërë më të përkushtuar në adhurimin e Tij dhe për t’ua lehtësuar shkëputjen nga stolitë e kësaj dynjaje, nëse ato të largojnë nga diçka që është më e mirë, pra, nga adhurimi i Zotit e përgatitja për ditën e vështirë të llogarisë. Pas këtij kërcënimi vjen edhe inkurajimi e shpresa: - (Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre ... - Këtu bëhet fjalë për veprat e mira, pra, për adhurimet që të afrojnë me Zotin dhe e kënaqin Atë. Njeriu bën edhe gjëra të lejuara, siç janë premtimet e ndryshme në këtë botë, por ai do të shpërblehet veçse për ato që janë të mira, dhe të tilla janë ato që i janë dedikuar vetëm Zotit, për ta kënaqur Atë, dhe që janë kryer sipas porosive të Tij, sikurse thotë Zoti: "Allahu do t’ua falë më të keqen e atyre (gjynaheve) që bënë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira) që bënë." [Zumer 35]. - ... dhe për t’ua shtuar të mirat prej (bujarisë së) Tij. - Allahu do t’ua shtojë më shumë shpërblimin, në krahasim me atë që kanë bërë. - Allahu i dhuron pa masë atij që do. - Ai i jep më shumë shpërblim sesa njeriu mund të arrijë përmes veprave të tij, madje shumë herë më tepër nga sa mund ta imagjinojë. Allahu i jep shpërblim pa masë, pra, ky është tregues se do të jetë më i madh sesa mendohet.

← Nur 24:36