24. Nur · Ajeti 6 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 24:1–24:10
"Suretun" do të thotë pozitë, vend, famë e lartë, beden i lartë, kështu quhen të gjitha kaptinat e Kur'anit. E tillë është edhe kjo. Vet fillimi i kësaj me këtë emër tërheq vërejtjen se duhet kushtuar vemendje të posaçme përmbajtjës së saj dhe dispozitave të sheriatit islam që janë shprehur në të.
"Zinaja" - prostitucioni, kurvëria është një prej veseve më të shëmtuara që rrënon në themel qytetërimin e një bashkësie njerëzore, andaj feja ka paraparë masa të rrepta ndëshkuese kundër bartësve të kësaj dukurie, e me qëllim të formimit të individëve me moral të lartë e të pastër, të cilët do ta përbëjnë një bashkësi të lumtur me virtyte shumë të larta.
Masa ndëshkuese nuk është kurrfarë imponimi prej sheriatit islam. Masa ndëshkuese kundër lavirit dhe lavires, të theksuar në këto ajete ka të bëjë me të pamartuarit. Pjesëmarrja e një numri të popullit gjatë zbatimit të masës ndëshkuese ka për qëllim poshtrimin e të tillëve, përhapjen e turpësisë së tyre dhe largimin e të tjerëve nga vepra e tillë e ndyrë.
Masa ndëshkimore kundër atyre që u shpifin grave të ndershme për ndonjë vepër të tillë, ka " për qëllim ruajtjen e nderit të grave të ndershme dhe pengimin e shpifjeve të tilla.
Porosia për të mos u martuar me gruan ose burrin e pamoralshëm ndihmon pastrimin e bashkësisë prej individve të tillë. Gjithashtu betimi i paraparë në mes të bashkëshortëve, kur ata shpifin për njeri-tjetrin, është mëshirë dhe urtësi e madhe prej të lumit Zot, në mënyrë që të mos pësojë i pafajshmi.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 24:6–24:10
- “Sa për ata që shpifin për gratë e veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes, ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën ...” - Në këtë ajet të mreku - llueshëm është një dispozitë, që u ofron rrugëzgjidhje besimtarëve në konfliktet e tyre. Kështu, nëse dikush akuzon gruan e vet për imoralitet dhe nuk është në gjendje që të ofrojë faktet e dëshmitë (katër dëshmitarë okularë) për këtë akuzë, nuk ndëshkohet për shpifje. Ajeti ofron një mundësi tjetër. Në këtë rast nuk ndëshkohet pala akuzuese, që është bashkëshorti, edhe pse ai nuk sjell katër dëshmitarë okularë për këtë akuzë. Allahu i Madhëruar thotë: “ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën.” Kështu, burri duhet të betohet përpara gjykatësit katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Këto katër betime janë si zëvendësuese të katër dëshmitarëve okularë, që do të dëshmonin për këtë çështje. - “Ndërsa për herë të pestë, ai duhet të thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua, nëse po them gënjeshtër!” - Kështu, pas betimit të pestë, gruaja konsiderohet e ndarë (pa të drejtë kthimi) dhe konsiderohet e ndaluar për atë burrë përgjithmonë, sipas Imam Shafiut dhe një grupi të madh dijetarësh. Pas këtij vendimi, burri e ka detyrë që t’i japë asaj mehrin e plotë (nëse ende nuk ia ka dhënë) dhe tashmë gruaja akuzohet për imoralitet dhe rrezikon të marrë dënimin për këtë vepër. E vetmja mënyrë që ajo të rrëzojë këtë akuzë dhe dënim është ajo që i Lartësuari thotë: - “Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen.” - Domethënë, edhe ajo betohet përpara gjykatësit katër herë se ajo është e pastër nga akuza dhe se burri i saj gënjen në lidhje me këtë akuzë. - “Për herë të pestë, ajo duhet të thotë: “Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua, nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!”. - Vetëm pas këtyre betimeve e mallkimeve, ajo mund ta largojë dënimin për imoralitet nga vetja e saj. Po të vërejmë me kujdes, në rastin e gruas, Allahu i Madhëruar ka përmendur “zemërimin e Tij”, nëse ajo gënjen. Burri nuk do të bënte kurrë një akuzë të tillë për gruan e tij, pasi ky do të ishte cenim edhe i nderit të tij, gjithashtu dhe ky fakt është njëfarë treguesi se ai thotë të vërtetën dhe është i justifikuar për këtë akuzë që ngre. Për këtë arsye, nëse ajo betohet se burri gënjen në akuzën e tij, edhe pse është e sigurt se ai thotë të vërtetën, ajo meriton zemërimin e Allahut për këtë vepër. Prandaj, pas katër betimesh, herën e pestë ajo duhet të thotë: “Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!” Dhe dihet se zemërimi i Allahut rëndon mbi atë që e di mirë të vërtetën dhe i shmanget asaj. Në vijim, Allahu i Madhë - ruar na kujton butësinë e mëshirën e Tij të madhe me robërit, në lidhje me ato ligje që Ai cakton për ta dhe që shfaqet shumë qartë në lehtësimet dhe rrugëzgjidhjet që Ai u sjell. I Madhëruari thotë: - “Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju ...” - Fjalia e plotë do të ishte: “Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, do t’ju rëndohe - shin shumë nga çështjet tuaja. Në sajë të mëshirës së Zotit dhe ligjeve të Tij, Ai solli çlirim për ju. - “Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin ...” - E pranon pendimin e robërve të Tij, edhe kur bëhet fjalë për të tilla gjynahe të mëdha e përbetime të rreme. - “... dhe është i Urtë.” - Urtësia e Tij është në çdo ligj, në çdo urdhëresë dhe në çdo
ndalesë të Tij. Kanë ardhur hadithe që udhëzojnë për të vepruar sipas këtij ajeti, duke na treguar edhe ngjarjet e personazhet, që u bënë shkak i shpalljes së tij. Le të sjellim disa prej tyre: Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abbasi, i cili tregon: 1926. “Hilal Ibn Umeja e akuzoi gruan e tij te Profeti ﷺ , se ajo e kishte tradhtuar me Shurejk Ibn Sehman. Profeti ﷺ i tha Hilalit: “Ose sill dëshmi (katër dëshmitarë), ose do të marrësh ndëshkimin në kurriz!” Hilali i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se dikush nga ne sheh dikë mbi gruan e tij, a të shkojë e të kërkojë dëshmitarë?!” Por Profeti ﷺ ia përsëriti: “Ose dëshmi, ose ndëshkim mbi kurriz!” Pastaj Hilali tha: “Për Atë, i Cili të ka çuar ty me të Vërtetën! Unë po tregoj të vërtetën dhe padyshim që Allahu do të të shpallë diçka, që do të ma ruajë kurrizin nga ndëshkimi!” Kështu, Xhibrili (a.s.) i solli shpalljen Profetit ﷺ“ :Sa për ata që shpifin për gratë e veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes, ata duhet të betohen katër herë në Allahun...”, deri te: “... nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!”. [Nur 6 - 9]. Pastaj Profeti ﷺ u largua dhe çoi dikë të thërriste gruan e Hilalit. Ajo erdhi me Hilalin, i cili u betua (sipas ajetit 6 dhe 7) për të vërtetuar akuzën, ndërsa Profeti a.s. thoshte: “Në të vërtetë, Allahu e di që njëri prej jush është gënjeshtar, prandaj kush do të pendohet?” Pastaj u ngrit gruaja dhe bëri katër betime (sipas ajetit 8) dhe, kur po bënte betimin e pestë (sipas ajetit 9), njerëzit e ndaluan dhe i thanë: “Ky do të sjellë patjetër zemërimin e Allahut mbi ty, nëse je fajtore.” Kështu ajo u lëkund dhe hezitoi aq shumë, saqë menduam se do të tërhiqej. Por pastaj ajo tha: “Nuk do ta njollos nderin e familjes sime për kohën që ka mbetur...” - dhe vazhdoi në betimin e pestë (sipas ajetit 9). Pastaj Profeti a.s. tha: “Vështrojeni atë! Në qoftë se ajo lind fëmijë me sy të zinj, me këllqe të mëdha dhe kofsha të shëndosha, atëherë ai është fëmija i Shurejk Ibn Sehmanit.” Më vonë ajo lindi një fëmijë me ato cilësi. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Po të mos ishte vendosur çështja nga Ligji i Allahut në Librin e Tij, unë do ta kisha ndëshkuar atë ashpër.” Buhariu është i vetëm në sjelljen e këtij versioni. Megjithatë, ai e ka sjellë edhe në një version tjetër nga Ibn Abasi dhe të tjerë. Buhariu sjell hadithin nga Sehl Ibn Sa’di (r.a.), i cili tregon: “Uvejmiri shkoi tek Asim Ibn Adiju, që ishte i pari i fisit Beni Axhlan dhe i tha: “Ç'thoni për një burrë, i cili e gjen gruan e tij me një burrë tjetër? A ta vrasë atë burrë, pastaj ju ta vrisni atë, apo si t'ia bëjë? Të lutem pyete për mua të Dërguarin e Allahut për këtë çështje!” Kështu, Asimi shkoi te Profeti ﷺ dhe e pyeti për atë çështje, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk e pëlqeu pyetjen, madje e quajti atë të turpshme. Kur Uvejmiri e pyeti Asimin për përgjigjen e Profetit a.s., ai iu përgjigj se i Dërguari i Allahut nuk i pëlqen pyetjet e tilla dhe e quajti atë të turpshme. Uvejmiri tha: “Për Allah, nuk do të ndalem, derisa të pyes vetë të Dërguarin e Allahut”. Kështu, ai shkoi dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dikush ka gjetur një burrë tjetër me gruan e tij! A ta vrasë atë, dhe pastaj ju ta vrisni atë (sipas ligjit të barazisë në ndëshkim - kisas), apo si t'ia bëjë?” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Allahu ka zbritur pjesë Kurani për ty dhe për gruan tënde!” Kështu, i Dërguari i Allahut i urdhëroi për të bërë mallkimin e ndërsjellë, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij. Në këtë mënyrë, Uvejmiri bëri mallkimin e ndërsjellë me gruan e tij dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se do ta mbaj, do ta keqtrajtoj!” Kësisoj, ai e ndau gruan dhe, pas tij, një veprim i tillë u bë traditë për të gjithë ata që zbatonin mallkimin e ndërsjellë. Pastaj i Dërguari i Allahut tha: “Shikoni! Në qoftë se gruaja e Uvejmirit lind fëmijë të zi, me sy të zinj të mëdhenj të futur thellë, me këllqe të mëdha dhe me këmbë të shëndosha, atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka thënë të vërtetën për gruan e tij. Por, në qoftë se ajo lind fëmijë të kuq, si hardhuca (lloj hardhuce tropikale), atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka gënjyer për gruan e tij”. Më
vonë, ajo lindi një fëmijë sipas atij përshkrimi nga i Dërguari i Allahut që i jepte të drejtë Uvejmirit. Prej atëherë, fëmija u thirr në emër të nënës së tij.” Në një version tjetër të Buhariut, Sehl Ibn Sadi rrëfen: “... Atëherë, mes tyre u zbatua rregulli i mulâanes (mallkimit të ndërsjelltë) dhe unë isha dëshmitar kur ndodhi ndarja mes tyre. Kështu vazhdoi rregulli në të tilla raste, domethënë, që çifi të ndahet. Ajo ishte shtatzënë, por e mohoi këtë. Më pas, i biri iu atribua veçse asaj (jo babait). Kështu u zbatua mes tyre rregulli për trashëgiminë: ai fëmijë është trashëgimtar në pasurinë që lë nëna e vet dhe ajo është trashëgimtare në pasurinë që lë ai, sipas rregullave të përcaktuara të trashëgimisë. Në një version që Imam Ahmedi sjell nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi, ndër të tjera thuhet: “Atëherë, Profeti i Allahut bëri ndarjen e tyre dhe gjykoi që ai të njihej si fëmijë pa atësi. Megjithatë, askush nuk kishte të drejtë ta fyente atë. Madje, ai që fyente atë grua dhe birin e saj meritonte ndëshkimin për shpifje (rrahje me 100 shkopinj)...” 88 Në dy Sahihët vjen hadithi: 1926. “...Kur Profeti i Allahut gjykoi për ndarjen e një çifti përmes procedurës “ el mulâaneh ” (mallkimit të ndërsjellë), u tha të dyve: “Allahu e di mirë se njëri nga ju të dy është gënjeshtar. A do të pendohet tani ndonjëri nga ju?” Këtë e përsëriti tri herë. Burri iu drejtua Profetit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, po pasuria ime, që ia kam dhënë asaj si mehër?” Profeti i tha: “Nuk të takon asgjë nga ajo pasuri që i ke dhënë! Nëse ti thua të vërtetën, ajo pasuri që i ke dhënë është haku i saj, pasi përmes saj, ju iu dhatë njëri -tjetrit në shtrat. E nëse je ti ai që gënjen, atëherë ajo pasuri që i ke dhënë është edhe më e palejueshme për ty!”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 24:6–24:10
- Sa për ata që shpifin për gratë të veta … - Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akuzë për imoralitet, së cilës i mungojnë katër dëshmitarë. Por në këtë rast nuk ndëshkohet pala akuzuese, që është bashkëshorti. Pse? Burri nuk do të bënte kurrë një akuzë të tillë për gruan e tij, pasi ky do të ishte cenim edhe i nderit të tij, gjithashtu. Normalisht, burri nuk do ta akuzonte kurrë bashkëshorten e tij, sepse kjo do të cenonte jo vetëm gruan, por edhe atë vetë. Prandaj, kjo është një lloj shenje që burri edhe mund të jetë i vërtetë në atë që
thotë. Në fakt, ai ka të drejtë të mbrojë të drejtat e tij, që i sheh se janë të rrezikuara, të drejta që nuk i kanë akuzuesit e tjerë. Allahu i Madhëruar thotë: "...ata që shpifin për gratë të veta..." Domethënë, ata që akuzojnë për imoralitet gratë tyre. Bëhet fjalë për bashkëshortet e tyre të lira, e jo për skllavet. - …dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes… - Nëse akuzojnë gratë e tyre për imoralitet dhe për këtë nuk kanë asnjë dëshmitar okular, përveç vetes së tyre, atëherë: - …ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën. – Burri duhet të deklarojë katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Ai duhet të thotë katër herë: “Dëshmoj para Zotit se them të vërtetën në akuzën time kundër saj për imoralitet!” - Dhe për herë të pestë ai duhet të thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse po them gënjeshtër!" - Në herën e pestë, përveç asaj që thuhet në katër herët e para, shton mallkimin mbi veten, nëse gënjen. Pasi përfundon këtë lutje për mallkim, atëherë ai nuk ndëshkohet si shpifës. Kjo kuptohet nga ajetet. Nëse ai e tregon edhe burrin me të cilin gruaja ka bërë zina, edhe ai do të gjykohet në varësi të dëshmisë ose jo të gruas. Nëse gruaja nuk e pranon akuzën ndaj saj, atëherë ajo nuk dënohet (e po kështu edhe dënimi i atij burrit që akuzohet se bëri imoralitet). Por nëse gruaja nuk pranon të bëjë dëshmitë njëlloj si bashkëshorti i saj, a dënohet ajo me gurë, duke marrë për bazë betimet e burrit dhe mosbetimin e saj, apo dënohet me burgosje të përjetshme? Dy janë mendimet e dijetarëve. Por faktet tregojnë se ajo duhet të dënohet me masën e përcaktuar për imoralitetin nga Sheriati e jo me burgosje të përjetshme. Këtë e mbështet edhe fjala e Allahut të Madhëruar: - Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen. - Nga ajetet kuptohet se dënimi, të cilin gruaja e largon nga vetja, është pikërisht dënimi për imoralitetin. Kjo mund të bëhet: "...duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen." Pra, kjo është e vetmja rrugë për të larguar dënimin nga vetja e saj. Edhe ajo duhet të deklarojë katër herë se burri gënjen. - Për herë të pestë duhet të thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!". - Në të pestën shton dhe thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!". Pasi plotësohen procedurat, gjykohet dhe vendoset që ata të dy të ndahen për të mos u lejuar më të bashkohen në këtë jetë. Nëse gruaja është shtatzënë, pas këtij gjykimi ai fëmijë nuk i njihet bashkëshortit. Ajetet tregojnë se për saktësinë e këtij procesi gjykimi është kusht që të thuhen saktësisht formula e dëshmisë dhe mallkimit, me fjalët e sjella në Kur'an, qoftë nga burri, qoftë nga gruaja, dhe është kusht, gjithashtu, të bëhet betimi me radhë, në fillim burri, pastaj gruaja. Betimi duhet bërë pa hequr apo shtuar fjalët e formulës së përcaktuar në Kur'an. Mallkimi bie mbi burrin, nëse akuzon gruan e tij padrejtësisht, ashtu si zemërimi i Allahut bie mbi gruan nëse burri i saj thotë të vërtetën. Pasi realizohet procesi i betimit dhe mallkimit, burrit i hiqet e drejta për atësinë e fëmijës, edhe nëse mund të ketë ngjashmëri. Ngjashmëria nuk merret për bazë në këtë rast gjykimi, sepse ajo është nuk është fakt i prerë, që mund të shërbejë për të hedhur poshtë gjykimin. E drejta e atësisë mund të përfitohet veçse me argumente bindëse. 20 - Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, (ju do të shkatërroheshit). Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin dhe është i Urtë. - Nisur nga konteksti, ajeti jep një mesazh të qartë se sa e dënueshme është kjo vepër, pra, shpifja ndaj të ndershmëve. Sikur të mos ishte mëshira e Allahut, mbi mashtruesit do të godiste menjëherë zemërimi i Allahut dhe
mallkimin i Tij, siç bëhet lutja. Nga mëshira e mirësia e Tij, Zoti e bëri dispozitën e mallkimit vetëm në rastin kur ndodh mes bashkëshortëve, sepse në këtë rast nevoja për të është më e madhe. Gjithashtu, shprehja e mëshirës së Tij është edhe në faktin që nëpërmjet këtyre ligjeve e dispozitave, ju tregon dhe paralajmëron se sa e keqe dhe e dënueshme është zinaja, dhe po kështu edhe shpifja për diçka të tillë. I Gjithëmëshirshmi e ka lënë hapur portën e pendimit për të gjitha gjynahet, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Sikur të mos ishte mëshira e mirësia e Zotit, ju nuk do të kishit gjetur këto mirësi e hapësira pendimi.