25. Furkan · ajete 19–25

سورة الفرقان
19

فَقَدۡ كَذَّبُوكُم بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسۡتَطِيعُونَ صَرۡفٗا وَلَا نَصۡرٗاۚ وَمَن يَظۡلِم مِّنكُمۡ نُذِقۡهُ عَذَابٗا كَبِيرٗا

Fekad kedhdhebukum bima tekulune fema testeti’une serfæn we la nesræn we men jedhlim minkum nudhikhu ‘adhabæn kebiræn

Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.

20

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمۡ لَيَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشُونَ فِي ٱلۡأَسۡوَاقِۗ وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضٖ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرٗا

We ma ‘erselna kableke minel-murseline ‘illa ‘innehum leje’kulunet-ta’ame we jemshune fil-’eswaki we xhe’alna ba’dekum liba’din fitneten ‘etesbirune we kane rebbuke besiræn

Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të vuajtjeve në xhehenem dhe të përjetimit të kënaqësive në xhenet parashtrohet çështja e atyre që adhuroheshin në jetën e dynjasë si zota: idhujt e idhujtarëve, engjëjt, ndonjë pejgamber a njeri tjetër që adhurohej si hyjni. Të gjithë atyre Zoti do t’u thotë: Përse m’i keni mashtruar robërit e Mij, a keni fajin ju apo ata vetë e humbën rrugën e drejtë? Pas kësaj pyetjeje që iu bën Zoti ata përgjigjen: Ne nuk i kemi mashtruar, ne e dimë se Ti nuk ke nevojë, as për zota të tjerë, as për fëmijë, por atyre iu ke dhënë shumë të mira, e në vend që ata të falënderojnë për atë kënaqësi ata e humbën veten, të harruan Ty dhe u dhanë pas të këqijave, ndoqën rrugën e gabuar, prandaj ata vetë e kanë fajin. Atëherë Zoti iu thotë: A e shihni, se ata zota që i adhuronit ju u distancuan prej jush, ju qitën në rrenë, vuajeni pra dënimin. Të gjithë pejgamberët ishin njerëz që hanin dhe ecnin etj. Njerëzit janë sprovë për njëritjetrin, i pasuri me të varfrin, i famshmi me të pafamshmin, i shëndoshi me të sëmurin, e kështu me radhë. Se a do të jenë falënderues për të mirat dhe a do të jetë i durueshëm, a do të bëjë sabër në mungesë të të mirave, të gjitha këto Zoti i sheh, i di dhe i shpërblen.
21

۞ وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ نَرَىٰ رَبَّنَاۗ لَقَدِ ٱسۡتَكۡبَرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ وَعَتَوۡ عُتُوّٗا كَبِيرٗا

We kalel-ledhine la jerxhune lika’ena lewla ‘unzile ‘alejnal-mela’iketu ‘ew nera rebbena lekadi estekberu fi ‘enfusihim we ‘atew ‘utuwæn kebiræn

E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.

22

يَوۡمَ يَرَوۡنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ لَا بُشۡرَىٰ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُجۡرِمِينَ وَيَقُولُونَ حِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا

Jewme jerewnel-mela’ikete la bushra jewme’idhin lilmuxhrimine we jekulune hixhræn mehxhuræn

Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)!"

23

وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا

We kadimna ‘ila ma ‘amilu min ‘amelin fexhe’alnahu heba’en menthuræn

E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.

24

أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ يَوۡمَئِذٍ خَيۡرٞ مُّسۡتَقَرّٗا وَأَحۡسَنُ مَقِيلٗا

‘Eshabul-xhenneti jewme’idhin hajrun mustekarræn we ‘ehsenu mekilæn

Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.

25

وَيَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلۡغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا

We jewme teshekkaku es-sema’u bil-gamami we nuzzilel-mela’iketu tenzilæn

Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.