تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا
I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin[231] robit të Vet,[232] që të jetë paralajmërues për botët;*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[231] Pra, Kuranin, që dallon të vërtetën nga e pavërteta.
[232] Pra, Profetit Muhamed (a.s.).