25. Furkan · Ajeti 34 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 25:21–25:34

Idhujtarët me mendjemadhësinë e tyre tejkaluan çdo kufi. Ata kërkuan që t'u vijnë engjëjt. Ata do t'u vijnë për t'ua marrë shpirtin, por në atë moment nuk do të ketë gëzim për ta, përkundrazi, hidhërim e mjerim, pse në atë çast ata u thonë: Çdo e mirë, e edhe xhenneti është i ndaluar për ju. Veprat tuaja janë si pluhuri, të cilin e shpërndanë era, sepse ju nuk i keni bërë për hir se Zoti ka porositur, e derisa ju nuk e besuat Zotin, nuk keni bazë të shëndoshë. E ditën kur do të kërcasë kijameti, do të zbresin melekë të panumërtë dhe do të rrethojnë të gjithë të tubuarit, atë ditë tërë sundimi i përket Zotit, e do të jetë vështirë për kundërshtarët,, prandaj me dhembje do t'i kafshojnë duart e veta, pse nuk shkuan pas mësimeve të Pejgamberit, pse e zgjodhën për shok e mik dreqin, i cili e ka zakon pasi që ta mashtrojë njeriun ta lë të humbur në rrugë.

Kundërshtarët, përveç që nuk e pranuan Kur'anin si shpallje të Zotit, ata bënin vërejtje edhe përse nuk i zbriti përnjëherë, por pjesë-pjesë. Zoti e di më së miri pse e shpalli ashtu, pra edhe e ruajti të dërguarin e vet që të mos e rëndojë, ta mësojë më lehtë dhe sipas nevojës t'i zgjidhë çështjet që i paraqiteshin.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 25:32–25:34

- “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kurani i gjithi përnjëherë?!” - Allahu i Lartësuar na tregon për kundërshtitë e shumta të mohuesve, na tregon këmbënguljen e tyre të ashpër dhe fjalët e tyre të kota, me të cilat thjesht donin të refuzonin të vërtetën që u ofrohej, të mohonin Shpalljen e Allahut. Kështu, ata thoshin: “Përse të mos i zbriste Kurani i gjithi përnjëherë?” Domethënë, ashtu si Teurati, Ungjilli, Zeburi dhe libra të tjerë të Zotit, që u zbritën të plotë e përnjëherë, përse të mos zbritej edhe Kurani në këtë formë? Atëherë, Allahu i Lartësuar u përgjigjet: - “Ne e shpallëm ashtu (pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. ” - Ai vendosi ta zbriste Kuranin pjesë -pjesë, të shtrirë në një periudhë të gjatë 23 -vjeçare, në varësi të

ngjarjeve dhe ndodhive në Tokë dhe në varësi të nevojave që njerëzit kishin për ligje dhe rregulla. Ai e bëri këtë me një qëllim madhështor, ashtu siç thotë në ajet: “...në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij”, pra, që të forconte e ta bënte të palëkundshëm besimin në zemrat e besimtarëve, që besuan këtë Shpallje. I zbritur në këtë formë, ligjet, kumtet dhe dobitë e shumta të tij do të zinin vend gradualisht, por fort dhe thellë në zemrat e besimtarëve. - “Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti.” - Duke e shtjelluar në këtë mënyrë, ajet pas ajeti. - “Nuk ka pyetje që bëjnë ata e që Ne të mos të zbresim të vërtetën dhe shpjegi - min më të mirë.” - Sa herë që ata hedhin ndonjë dyshim dhe i kundërvihen të vërtetës, me arsyetime dhe fjalë të kota, Allahu i Lartësuar u përgjigjet me të vërtetën e padiskutueshme dhe tërësisht të kuptueshme, ndryshe nga fjalët e tyre të pabaza. Kjo tregon për përkujdesin jashtëzakonisht të madh dhe nderimin e pashembullt, që Allahu i Lartësuar i bëri të Dërguarit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ . Allahu i Lartësuar ia zbriste Shpalljen këtij Profeti të dashur mëngjes dhe mbrëmje, gjatë natës dhe ditës, në udhëtime ose jo, ndryshe nga shpalljet e tjera, të cilat zbritën tërësisht dhe njëherësh. Megjithatë, duhet theksuar se Allahu i Lartësuar e ka zbritur Kuranin me të dyja mënyrat, duke e bërë atë të dalluar nga të gjitha shpalljet e tjera. Kështu, mes banorëve të qiellit, ai u zbrit i tëri njëherësh nga Leuhi Mahfudh, në atë që quhet “Bejtul Izze” - “Shtëpia e Krenarisë”, në qiellin e dynjasë. Pastaj, Kurani zbriti në Tokë i shpërndarë dhe pjesë-pjesë, në varësi të ngjarjeve. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e keqe të mohuesve në Ditën e Kijametit, ditë së cilës ata nuk mund t’i shmangen. Ai na tregon për gjendjen e tyre të mjerë dhe të dëshpëruar, kur ata të hidhen në Xhehenem: - “Ata që do të grumbullohen me fytyrat përmbysur në Xhehenem, pikërisht atyre u përket vendi më i keq dhe mu ata janë më të humburit nga Rruga e Drejtë. ” - Sipas një hadithi të saktë nga Enesi, një burrë pyeti: 1993. “O i Dërguari i Allahut! Si do të ringjallet mohuesi (e të ecë) mbi fytyrën e tij Ditën e Kijametit?” Ai u përgjigj: “Ai që e bëri që të ecte mbi dy këmbë në këtë dynja, Ai është i plotpushtet - shëm që ta bëjë atë të ecë (zvarrë) me fytyrën e tij në Ditën e Kijametit.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 25:34

Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve, të cilët mohuan Profetin. Gjendja dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë e keqe. - Ata që do të tubohen me fytyrat e tyre përmbys në Xhehenem,... - Kjo është pamja më e tmerrshme dhe e shëmtuar. Është shumë e frikshme kur të shohësh melekët që t’i tërheqin zvarë për fytyre dhe t’i flakin në Xhehenem, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimeve dhe vuajtjeve. - ... pikërisht atyre u përket vendi më i keq, dhe mu ata janë më të humburit nga Rruga e Drejtë. - Këta do të jenë në gjendje shumë të keqe, ndryshe nga ata të cilët besojnë Allahun dhe i pranojnë profetët e Tij. Ata kanë humbur rrugën, ndryshe nga besimtarët, të cilët do të jenë në një vend të mirë, ku do të qetësohen dhe kënaqen me shpërblimin e Zotit. Besimtarët e mirë udhëzohen në rrugën e drejtë në jetën e dynjasë, ndërsa në ahiret Zoti do t’i udhëzojë drejt Xhenetit të përjetësisë dhe mirësisë.

← Furkan 25:34