25. Furkan · Ajeti 35 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 25:35–25:49

"As-habur ressi" - banorët e Resit ishin një popull që i adhuronin idhujt. Zoti e dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur, u shemb toka edhe e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije ku e mbytën Habib En Nexharin, apo se ishte diku në Azerbejxhan etj.

Arabëve iu ishte mëshiruar besimi ndaj idhujve, andaj ishte vështirë të binden se ai ishte besim i kotë, sepse kishte edhe të atillë që kur shihte ndonjë gur të mirë, e përvetësonte si zot për vete. Ata nuk dëgjonin me vëmendje Kur'anin, e as nuk e studionin domethënien e tij, ata ishin si kafshët, prandaj Pejgamberit i thuhet se ti nuk je përgjegjës për rrugën e tyre të gabuar.

Të mirat e dhuruara prej Zotit siç janë: hija, dielli, nata, gjumi, dita, shiu etj. përpos që dokumentojnë për Krijuesin e madhëruar, meritojnë të jenë shkas për mirënjohje e falënderim ndaj Fuqiplotit, por vazhdimësia dhe përsëritja e të mirave, bën që dikush të mos i vlerësojë sa duhet.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 25:35–25:40

- “Ne i dhamë Musait Librin dhe i caktuam vëllanë e vet, Harunin, si ndihmës.” - Allahu i Lartësuar i paralajmë - ron të gjithë ata që mohojnë Profetin e Tij, duke shpifur se ai është mashtrues. Ai i kërcenon ashpër të gjithë ata që i kundër - vihen rrugës së Tij, i paralajmëron për ndëshkimin e Tij të ashpër, duke u treguar dënimet e popujve shkuar, të cilët kundër - shtuan profetët e tyre (paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Kështu, Allahu i Lartësuar e nis me historinë e Musait. Ai na tregon se, së bashku me Musain, ai dërgoi si profet edhe

vëllain e tij, Harunin, për ta mbështe-tur dhe forcuar më shumë Musain (a.s). - “U thamë: “Shkoni të dy te populli që ka mohuar aargumentet Tona!” - Faraoni, ushtritë dhe mbështetësit e tij i refuzuan dy profetët, që u dërguan tek ta. - “Ne, vërtet i shkatërruam ata krejtë - sisht.” - Po kështu u veprua dhe me popullin e Nuhut (a.s), kur ata e përgënje - shtruan atë. - “Edhe popullin e Nuhut (e shkatërruam ashpër) kur i mohuan të dërguarit. ” - Vëreni me kujdes se si Allahu i Lavdëruar, duke folur për mohimin e popullit të Nuhut, thotë: “... i mohuan të dërguarit” (në shu - mës), edhe pse për ta u dërgua veçse Nuhu, i cili qëndroi 950 vjet, duke i ftuar në adhurimin e Allahut si një të vetëm. Për shkak të kundërshtimit që i bënë Nuhut, Allahu i Lartësuar i konsideroi ata si mohues të të gjithë profetëve, sepse nuk ka ndryshim mes një profeti dhe një profeti tjetër. Ai që kundërshton një profet, është sikur të ketë kundërshtuar të gjithë profetët që ka dërguar Zoti. Allahu i Lartësuar i përmbyti të gjithë ata, aq sa prej bijve të Ademit mbetën në faqen e dheut veçse ata që erdhën prej pasardhësve të Nuhut, që hipën në këtë anije. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne i përmbytëm ata dhe i bëmë argument për njerëzimin.” - Domethënë, i bëmë ata mësim për të gjithë ata që dinë të nxjerrin mësime. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Pasi vërshoi uji (në kohën e Nuhut), Ne ju hipëm në anije, që të shërbente si përkujtim për ju dhe për ta kuptuar çdo vesh përkujtues.”.” [Haka 11 - 12]. - “Për keqbërësit, Ne kemi përgatitur dënim shumë të dhembshëm. ” - Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Edhe Adët, Themudët, banorët e Rassit e shumë e shumë breza ndërmjet tyre (i shkatërruam).” - Për sa i përket Adit dhe Themudit, historia e tyre u përmend në suret më parë, si surja Ea’raf, ku u sqarua hollësisht, ndaj tashmë është e panevojshme që t’i rikthehemi. Ndërsa për sa i përket popullit të Rassit, ata janë një populli që jetuan në Felxh, në një prej krahinave të Jemames në zonën e Nexhdit. Rassi qe një pus, ku ata groposën të gjallë profetin e tyre, pra, e varrosën në të. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: “... e shumë e shumë breza ndërmjet tyre.” Pra, ishin të shumtë popujt e shkuar, madje më të shumë sesa këta popuj që kemi përmendur. Por Ne i shkatërruam që të gjithë, i shfarosëm, për shkak të refuzimit të profetëve të tyre, refuzimit të besimit që ata sollën nga Zoti. - “Secilit prej tyre u solëm argumente për të marë mësim ...” - Të gjithëve ua sqaruam argumentet Tona, ua qartësuam ato me fakte, shenja dhe mrekulli të shumta, që u dhamë profetëve të tyre. Katadja ka thënë: “Pra, shuam çdo lloj justifikimi të tyre, përmes argumenteve që sollëm.” - “... dhe secilin prej tyre i shkatërruam krejtësisht.” - I shkatërruam dhe i shfaro - sëm tërësisht. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij.” [Isra 17]. Fjala el karnu shënon një brezni njerëzish, të cilët jetojnë në të njëjtën kohë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Pas tyre, Ne sollëm një popull tjetër (karnen âħar).” [Muminun 31]. Disa e kanë përcaktuar kohëzgjatjen e një breznie me 120 vjet, disa 100 vjet, disa 80 vjet, disa 40 vjet etj. Mendimi më i saktë është se el karnu do të thotë: brezni njerëzish që jetojnë në të njëjtën kohë dhe, kur ata largohen, vjen brezi tjetër që i zëvendëson ata.” Buhariu sjell nga Imran Ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Më të mirët e umetit tim janë breznia ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre.” - “Ata me siguri kanë kaluar pranë vendbanimit, i cili u shkatërrua me atë shiun e tmerrshëm. ” - Bëhet fjalë për vendbanimin e popullit të Lutit, që quhet Sodom, të cilin Allahu i Lartësuar e shkatërroi duke e kthyer përmbys dhe duke gjuajtur furishëm mbi ta gurë prej qielli , siç

thotë në ajetin: “U lëshuam një breshëri (gurësh nga qielli) . Eh, sa i keq ishte ai rrebesh për ata që u paralajmëruan !” [Shuara 173]. I Lartësuari thotë gjithashtu: “Ju (o banorë të Mekës), me siguri, kaloni aty pranë (rrënojave) ditën dhe natën. Atë - herë, a nuk po logjikoni?” [Safat 137, 138]. - “Atëherë, a nuk e vështrojnë atë ?” - A nuk shohin dhe të marrin mësim nga ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit, që goditi ata, për shkak të refuzimit të Profetit dhe mosndjekjes së rrugës së Tij? - “Jo, porse ata nuk e kanë frikë ringjalljen.” - Domethënë, ata të cilët kalojnë pranë këtyre vendbanimeve dhe nuk besojnë shpalljet e Zotit, nuk mund të nxjerrin mësime prej tyre, sepse ata nuk besojnë ringjalljen pas vdekjes. Ata nuk e besojnë Ditën e Premtuar, Ditën e Kijametit, kur Allahu do t’i ringjallë krijesat, për t’i shpërblyer ose ndëshkuar sipas bindjes ose mosbindjes dhe sipas pasimit ose jo të profetëve.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 25:35–25:40

Allahu i Madhëruar na sjell në kujtesë shkurtimisht këto histori, që i ka shtjelluar më gjerë në ajete të tjera. Ai i sjell këto ngjarje, që njerëzit të cilëve u drejtohet ky Kur'an të kenë kujdes dhe të ruhen që të mos kundërshtojnë profetët e tyre, sepse mbi ta do të zbresë dënimi që goditi edhe popujt e shkuar, që kanë qenë shumë pranë tyre. Në fakt, njerëzit i njohin këto histori, që janë të përhapura ndër ta. Ka popuj të shkatërruar, gërmadhat e të cilëve shihen ende me sy, siç është populli i Salihut në Hixhër, ose si ai vendbanim që u godit nga një shi gurësh të zjarrtë. Njerëzit kalojnë pranë këtyre vendbanimeve të dënuara nga

Zoti mëngjes e mbrëmje, gjatë udhëtimeve të tyre. Kështu, mos mendoni se ata popuj që u shkatërruan ishin më të këqij se ju. Edhe profetët e dërguar ndër ta nuk janë më të mirë se Profeti që u dërgua ndër ju, siç thotë Zoti: "Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?" [Kamer 43]. Dijeni se ajo që i pengoi ata popuj nga besimi, edhe pse panë aq shumë shenja e mrekulli, ishte fakti se ata nuk shpresonin takimin me Allahun. Ata nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë pas vdekjes. Ata nuk i frikësoheshin zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar, prandaj dhe vazhduan në inatin dhe kokëfortësinë e tyre. Atyre u erdhën shenja dhe mrekulli, të cilat nuk linin asnjë dyshim e paqartësi rreth së vërtetës. Ato mrekulli e shenja duhet të sillnin siguri e qetësi tek njerëzit, por a përfitojnë të verbërit nga drita?!

← Furkan 25:35