25. Furkan · ajete 43–45

سورة الفرقان
43

أَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيۡهِ وَكِيلًا

‘Ere’ejte meni ettehadhe ‘ilehehu hewahu ‘efe’ente tekunu ‘alejhi we kilæn

A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?

44

أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا

‘Em tehsebu ‘enne ‘ektherehum jesma’une ‘ew ja’kilune ‘in hum ‘illa kal’en’am bel hum ‘edellu sebilæn

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që ai është i padurueshëm, demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Atë që e gëzon, e don, kurse atë që e urren, ikën prej saj, e prej Zotit është i obliguar; ta japë atë që e do e të bëjë durim ndaj asaj që e urren, por nuk janë të tillë të gjithë njerëzit, e veçanërisht ata që janë të pajisur me ato cilësi, që përmblodhën disa nga këto ajete. Njeriu, besimtar i mirë e i denjë në Zotin Fuqiplotë, nuk tronditet prej çështjeve e sendeve që nuk e kënaqin, por edhe nuk i rritet mendja prej të mirave që e kënaqin, pse së pari: ai durimin e vet e ka të angazhuar në madhërimin e Zotit, në zbatimin e obligimeve si halif i Zotit në tokë, në kujtimet rreth
45

أَلَمۡ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيۡفَ مَدَّ ٱلظِّلَّ وَلَوۡ شَآءَ لَجَعَلَهُۥ سَاكِنٗا ثُمَّ جَعَلۡنَا ٱلشَّمۡسَ عَلَيۡهِ دَلِيلٗا

‘Elem tera ‘ila rabbike kejfe medde edh-dhille we lew sha’e lexhe’alehu sakinæn thumme xhe’alna esh-shemse ‘alejhi delilæn

A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.