25. Furkan · Ajeti 44

سورة الفرقان
Përkthimi Sherif Ahmeti
44

أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që ai është i padurueshëm, demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Atë që e gëzon, e don, kurse atë që e urren, ikën prej saj, e prej Zotit është i obliguar; ta japë atë që e do e të bëjë durim ndaj asaj që e urren, por nuk janë të tillë të gjithë njerëzit, e veçanërisht ata që janë të pajisur me ato cilësi, që përmblodhën disa nga këto ajete. Njeriu, besimtar i mirë e i denjë në Zotin Fuqiplotë, nuk tronditet prej çështjeve e sendeve që nuk e kënaqin, por edhe nuk i rritet mendja prej të mirave që e kënaqin, pse së pari: ai durimin e vet e ka të angazhuar në madhërimin e Zotit, në zbatimin e obligimeve si halif i Zotit në tokë, në kujtimet rreth