25. Furkan · Ajeti 60 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 25:50–25:60
Nga mëshira e vet, Zoti u solli njerëzve shumë shembuj në këtë Kur'an, ashtu që ta gjejnë rrugën e vërtetë, e megjithatë, shumica nuk deshën ta pranojnë.
Zoti i thotë Muhammedit se Ne kemi mundësi të dërgojmë pejgamber në çdo vendbanim e i ta lehtësojmë ty punën, por Ne ty të veçuam, të dërguar tek të gjithë njerëzit e botës, ta ngritëm i famën dhe të lartësuam, prandaj ti mos u vërë veshin thënieve të jobesimtarëve, por me këtë Kur'an luftoi ata pandërprerë. Nuk është fjala për luftë fizike, por për luftë ideologjike, besim e bindje.) Fuqia e pakufishme e Zotit të madhëruar dhe mëshira e Tij ndaj krijesave të veta, duket edhe në mospërzierjen e ujërave të pijshëm e të njelmët, të papijshëm. Edhe pse detet janë afër njëritjetrit, edhe pse burimet nëntokësore kalojnë nëpër shtresa të ndryshune të tokës, mjeshtëria e Zotit ka bërë që uji i pijshëm të jetë më lart në shtresat tokësore, e ai jo i pijshëm të jetë më ulët, në mënyrë që të mos përzihen e të mos dëmtojnë gjallesat.
Zoti përcaktoi që njeriu ta ketë zanafillën prej një pike uji, të krijohet mashkull ose femër prej asaj pike, e megjithatë, të jenë të lidhur me dashuri në mes vete si përmes origjinës së gjakut, po ashtu edhe përmes martesës e miqësisë.
Idhujtarët, përveç që adhuronin lëndë të ngurta e të kota, bënin vërejtje edhe për emrin e Zotit Rrahman: Thuase nuk e dinin se kush ishte Ai, e emri Rrahman është emër i përveçëm i Zotit, që krijoi çdo gjë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 25:55–25:60
- “Megjithatë, ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dobi, as dëm atyre.” - Allahu i Lartësuar na tregon për injorancën e idhujtarëve në adhurimet që ata u kushtonin idhujve, edhe pse ata nuk mund të sillnin as dëm, as dobi. Ata i adhuronin idhujt pa asnjë lloj argumenti, por thjesht nga dëshira e tyre. Ata u përkushtoheshin tërësisht atyre, luftonin për hir të tyre, duke iu kundërvënë Allahut, Profetit të Tij dhe besimtarëve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: - “Me të vërtetë, jobesimtari hyn në aleancë kundër Zotit të vet. ” - Ai bëhet ndihmës i shejtanit kundër palës së Allahut, dhe dihet se pala e Allahut të Lartësuar do të jetë triumfuese. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut, me shpresë se do të mund të ndihmohen prej tyre. Ata (idhujt) as që mund t’u vijnë në ndihmë dhe të gjithë bashkë do të sillen para Nesh si një trupë (për t'u dënuar).” [Ja sin 74, 75]. Idhujt e tyre nuk kanë fuqi të ndihmojnë as veten e vet, ndërsa injorantët u bëhen ushtarë dhe luftojnë në emër të tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: - “Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues.” - Të dërguam që të përgëzosh besimtarët e bindur ndaj Zotit, që i pret Xheneti. Të dërguam edhe si qortues, para - lajmërues dhe kërcënues për mohuesit dhe të gjithë ata të cilët i kundërvihen rrugës së Zotit dhe fesë së Tij, për ndëshkimin e ashpër që i pret. - “Thuaj: “Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për këtë.” - Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim kundrejt kumtimit të qartë të këtij mesazhi. Unë e bëj këtë thjesht që të kënaq Allahun e Lartësuar . - “Kush të dëshirojë, le të marrë rrugën drejt Zotit të tij”. - Ai që dëshiron të marrë rrugën e Zotit, ai le të zbatojë fenë që ka zbritur Allahu dhe ta zgjedhë atë si udhërrëfyesen e tij. Kjo rrugë e drejtë është pikërisht Shpallja, me të cilën unë erdha. - “Dhe mbështetju të Përjetshmit, që jeton e nuk vdes kurrë ...” - Mbështetju Allahut për të gjitha çështjet e tua, pa përjashtim. Mbështetju Atij që është i Gjallë (El Hajju) dhe i Përjetshëm (El Kajûm). Ai është sikurse e ka përshkruar Vetveten: “ Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti dhe Ai di çdo gjë. ” [Hadid 3]. Ai është Zoti i gjithçkaje, Pronari dhe Sunduesi i saj. Bëje Atë të vetmin mbështetës, ku kthehesh për ndihmë dhe me të Cilin i lidh shpresat e tua, sepse Ai të mjafton dhe do të jetë ndihmësi yt. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “O i Dërguar! Përcille me qartësi Shpalljen që
t’u zbrit prej Zotit tënd! Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën! Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve. Nuk ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin që mohon (të vërtetën) .” [Maide 67]. - “... dhe madhëroje me lavdinë që i takon!” - Allahu i Madhëruar ka përmendur bashkë hamd-in dhe tesbih-un, dëlirësimin dhe lavdërimin e Tij. Profeti i Allahut gjithmonë thoshte: 1997. “Subĥânekellllahumme! Rabbenâ ue biĥamdik ! (I Dëlirë e i Lartësuar je nga çdo e metë, o Allah! Ti je Zoti ynë dhe i lavdëruar qofsh!)” Këtu kemi një urdhër për t’ia kushtuar adhurimet dhe mbështetjen e plotë vetëm Allahut, dhe me sinqeritet vetëm për Të. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm At ë zgjidh për mbështetje!” [Muzem-mil 9]. Ose: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. Ose: “Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur.” [Mulk 29]. - “Mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robërve të Vet. ” - Allahu i Lartësuar i di plotësisht e hollësisht gjynahet e robërve të Tij, pasi diturisë së Tij absolute nuk mund t’i fshihet asgjë. - “Ai krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh. ” - Allahu i krijoi me fuqinë e Tij. Ai është Krijuesi, Zoti, Mbretëruesi, Sunduesi dhe Pronari i çdo gjëje. Ai e krijoi gjithësinë, siç thotë: “brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh.” Ai u ngrit mbi Arsh, për të administruar dhe rregulluar çdo çështje dhe për të gjykuar me të vërtetën. Ai është Gjykatësi më i drejtë dhe më i mirë i çështjeve. - “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Pyet për Të ndonjë të ditur! ” - Kërkoje diturinë rreth Zotit prej atij që është i ditur. Atë njeri ndiqe dhe merre për shembull. Dihet mirë se askush nuk mund të jetë më i ditur për Allahun, sesa robi, adhuruesi dhe Profeti i Tij i dashur, Muhamedi ﷺ ,zotëria i të gjithë bijve të Ademit, më i miri i krijesave të Allahut, në dynja dhe ahiret. Ai nuk fliste asnjëherë nga dëshira e mendja e vet, por ai fliste veçse atë që i shpallej prej Zotit. Për këtë arsye, çdo gjë që Ai e ka thënë, ajo është e vërtetë; çdo dije që ka sjellë, ajo është e vërtetë e padiskutueshme. Ai është imami, udhëheqësi më i drejtë, i cili, nëse njerëzit konfliktohen për ndonjë çështje, është detyrë që konfliktet e tyre t’i zgjidhin duke u kthyer tek gjykimi i tij. Çdo gjë që pajtohet me fjalët dhe veprat e këtij Profeti të zgjedhur, ajo është e drejta dhe e vërteta, dhe çdo gjë që bie ndesh me to, ajo është e kotë, e padrejtë dhe është e refuzuar, kushdo qoftë autori i saj. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe udhëheqësve tuaj! Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit! Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. A nuk i ke parë ata që pohojnë se besojnë në Shpalljen që të është dhënë ty (o Muhamed) dhe në Shpalljet e ardhura para teje, por (në të vërtetë) dëshirojnë që mes tyre të gjykojë tagut-i (shejtani), megjithëse janë urdhëruar ta mohojnë atë? Shejtani dëshiron t’i çojë ata shumë larg (nga e vërteta). Kur u thuhet atyre “Ejani te Shpallja që ka sjellë Allahu dhe tek i Dërguari!”, dyfytyrakët të kthejnë shpinën.” [Nisa 59] gjithashtu: “Për çdo çështje për të cilën nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. Ai është Allahu, Zoti im. Vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” [Shura 10], Ose: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejŧësi. ...” [Enam 115]. Domethënë, të vërteta janë të dhënat e saj dhe të drejta janë ligjet që ajo përcakton. Ky ishte njëri nga
shpjegimet e ajetit: “Pyet për Të ndonjë të ditur!” Ka ardhur edhe një shpjegim tjetër, i cili mëton se pikërisht ky Kuran është mësuesi dhe dituria më e sigurt që tregon rreth Zotit të Madhëruar. (Por, sigurisht, mes këtyre dy shpjegimeve nuk ka kundër - shti, sepse pa dyshim që Profeti më i madh i dërguar ndër njerëz, Muhamedi ﷺ ,ishte më i dituri i krijesave rreth Allahut. Madje, ai ishte edhe më i dituri rreth Kuranit dhe gjithçkaje që ai përmban.) 113 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush na qenka ky i Gjithëmëshirshmi?!” - Kuptimi: Ne nuk e njohim se kush është Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) dhe nuk e pranojmë atë. - “Vallë, t’i bëjmë sexhde, sepse na urdhëron ti?!” Por kjo ua shtoi edhe më shumë largimin .” - Mos vallë, duhet t’i biem në sexhde thjesht dhe vetëm për të përmbushur fjalën tënde?! Kjo ua shtoi edhe më shumë largimin atyre, kurse besimtarët, që adhurojnë Allahun, i Cili është i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, i bien në sexhde Atij. Dijetarët janë të një mendimi se duhet që të biesh në sexhde kur lexon këtë ajet të sures Furkan, si lexuesi, ashtu edhe dëgjuesi, siç është dëshmuar dhe argumentuar gjetkë. Allahu i Lartësuar është më i dituri për gjithçka!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 25:56–25:60
- Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai nuk e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin, për të qenë përgjegjës për njerëzit. Ai nuk e bëri atë melek dhe as nuk i dha në dorë depot e pasurive, por e dërgoi për të qenë përgëzues dhe qortues. Profeti është përgëzues i atyre që iu binden Allahut, se Ai do t’u japë një shpërblim të madh që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është qortues dhe paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, por ndëshkohen që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai do t’u sqarojë njerëzve gjithçka që është e nevojshme. - Thuaj: “Unë nuk kërkoj kurrëfarë shpërblimi prej jush për këtë.” - Ti, o Muhamed, nuk po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e Shpalljes tek ata dhe për ofrimin e udhëzimit të Zotit. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye për të mos
të pasuar dhe që të nxjerrin pretekste për këtë. - Por (vetëm) kush të dëshirojë, të marrë rrugën (që e shpie) drejt Zotit të tij”. - Pra, përveç atyre që dëshirojnë të shpenzojnë nga pasuria e tyre për të kënaqur Allahun dhe për të ndihmuar fenë dhe rrugën e Tij. Nëse dëshironi të bëni diçka të tillë, bëjeni, sepse unë nuk ju detyroj. Ky shpenzim, në fund të fundit, nuk është një shpërblim që më jepet mua, por është në të mirën dhe dobinë tuaj. Ai ju ndihmon në rrugën tuaj drejt Zotit. Pastaj Allahu e urdhëron Profetin e Tij që t’i mbështetej Atij dhe të kërkonte ndihmë duke thënë: - Dhe mbështetju të Përjetshmit... - Allahu është i Gjalli, i përjetshmi, që ka jetë pa mangësi. - ... që Jeton e nuk vdes kurrë... - Këtë jetë nuk e cenon asgjë, as kotja e gjumi e as vdekja, sigurisht. - ... dhe madhëroje me lavdinë që i takon! - Adhuroje Atë dhe vetëm tek Ai mbështetu, në të gjitha çështjet e tua që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj krijesave dhe marrëdhëniet me ta. - Dhe mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robve të vet. - Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Kështu, ti, o Profet, nuk ke gjë në dorë për udhëzimin e tyre dhe nuk është detyra jote që të ruash veprat e tyre dhe t’i regjistrosh ato. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut. - Ai krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - Froni i Zotit është çatia e të gjitha krijesave. Ai është më i larti, më i gjeri, më i bukuri dhe nga krijesat më madhështore të Allahut. - Ai është i Gjithëmëshirshmi. - I Gjithëmëshirshmi u ngrit e qëndroi mbi Fron. Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me emrin e Tij i Gjithëmëshirshëm. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Në këtë ajet, Allahu na tregon se u lartësua e qëndroi mbi Arsh, i cili ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai na tregoi gjithashtu, se e bëri këtë duke na përmendur emrin që tregon më të gjerën e cilësive të Tij, pra, mëshirën. Kjo tregon se Ai përkujdeset për krijesat e Tij me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar tregon se Ai krijoi të gjitha krijesat, se Ai di dhe shikon çdo gjë që fshihet ose shfaqet haptazi nga ata, se Ai u lartësua mbi të gjitha krijesat sipër Fronit të Tij dhe se Ai është i ndarë nga krijesat. - Atëherë, pyete për Të ndonjë të ditur! - I Madhëruari ka për qëllim këtu Veten e Vet. Ai është më i Dituri rreth madhështisë dhe cilësive të Tij dhe na ka njoftuar rreth tyre me saktësi dhe imtësi në Shpalljen e Tij. Ata që marrin diturinë dhe dritën e Shpalljes, e njohin mirë Atë dhe nënshtrohen me përunjësi para madhështisë së Tij. Ndërsa mohuesit, që nuk e njohin përmes Shpalljes, e mohojnë dhe refuzojnë që ta adhurojnë Atë. - Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush është Rrahmani – i Gjithëmëshirshmi? - Kur ftohen që ta adhurojnë dhe t’i bien në sexhde Rahmanit, i cili i begaton me gjithë ato mirësi dhe i ruan nga të gjitha ligësitë, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi?", duke e refuzuar kështu adhurimin e Tij. Ata i thonë këto fjalë duke sjellë një pretendim të kotë se gjoja nuk e njohin Rahmanin. Madje këtë e përdorin si pretekst për të cenuar Profetin (a.s). Idhujtarët thoshin: Ai na ndalon që t’i lutemi zotave të tjerë, kurse për vete lutet dhe thotë: “O Rahman!” A thua se po i ftonte të adhuronin ndonjë zot tjetër! Prandaj Allahu i Madhëruar thotë në ajete të tjera: "Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rrahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit." [Isra 110]. Kështu, emrat e Allahut janë shumë, e po kështu edhe cilësitë dhe atributet e Tij. Çdo cilësi e Tij është treguese e madhështisë së Tij dhe faktit që Ai është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu është i
Pashoq dhe i Pashembullt. Por mohuesit që refuzojnë ta njohin Atë, gjithmonë do të gjejnë arsyetime për të refuzuar adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ata thonë gjithashtu: - A t’i bëjmë sexhde sepse na urdhëron ti?!” - Vallë, do t’i përulemi në sexhde veçse për shkak se po na urdhëron ti?! Ky qëndrim i tyre ishte sepse ata e mohonin Muhamedin si profet të Zotit dhe për shkak të mendjemadhësisë së tyre ndaj Zotit. Këtyre të mjerëve ftesa në të mirë veçse ua shton largimin nga e vërteta, siç thotë i Lartësuari: - ...dhe kjo ua shtoi edhe më shumë largimin (nga besimi i drejtë) . - Ftesa për t’i rënë në sexhde Rahmanit ua shtoi edhe më shumë largimin nga e vërteta dhe e drejta, ua shtoi mohimin dhe dëshpërimin.