26. Shuara · Ajeti 191

سورة الشعراء
Përkthimi Sherif Ahmeti
191

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përmes këtyre tregimeve për pejgamberët, që u përmendën në këtë kaptinë, duket qartë se të gjithë pejgamberët ishin të dërguar me të njëjtin qëllim, se thirrja e tyre ishte një, se ata ua treguan njerëzve qëllimin e të mirës së thirrjes së tyre, nuk kërkuan prej njerëzve kurrfarë shpërblimi. Veset e popullit të Lutit ishin më të shëmtuarat; ata çonin dashuri me meshkuj (bënin livata), gjë që nuk e bëjnë as shtazët, pra e merituan dënimin, e së bashku me ta edhe gruaja tradhtare e Lutit. Popullin e padëgjueshëm të Shuajbit e pat kapur një vapë shumë e madhe dhe e padurueshme. Zoti çon një re të madhe e të dendur, e kur hyjnë nën hijen e saj gjejnë freski dhe fillojnë ta thërrasin njëri-tjetrin e të tubohen nën atë hije, atëherë i kap zjarri dhe rrufeja që të gjithë, prandaj edhe i thuhet dënimi i hijes.