26. Shuara

سورة الشعراء 227 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

طسٓمٓ

Ta, Sin, Mim.

2

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ

Këto janë ajete të librit (të Kur'anit) të qartë!

3

لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!

4

إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ

Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t'i rrinin përulur atij.

5

وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ

Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t'ia kthejnë shpinën.

6

فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t'u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.

7

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ

A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?

8

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.

9

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

E s'ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t'i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.

10

وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"

11

قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ

Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?

12

قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ

Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar".

13

وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ

Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.

14

وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ

"Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"

15

قَالَ كـَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ

Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë)".

16

فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve".

17

أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

"T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"

18

قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ

Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate".

19

وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t'i bëmë).

20

قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ

(Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm".

21

فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.

22

وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

"Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkronjat e përmendura në fillim të disa kaptinave janë shenjë e mrekullisë së Kuranit, që është i përbërë prej shkronjave të tilla. Ka mendime se janë fshehtësi e pazbuluar, se janë betime të Allahut etj. Thëniet e Kuranit e nxjerrin në shesh të vërtetën dhe e mposhtin të kotën, pra janë të qarta. Muhamedit a.s. i thuhet të mos jetë aq shumë i preokupuar në shpirt, pse një pjesë e popullit të tij nuk don të besojë, sepse Zoti i do ato zemra që me vullnetin e tyre të lirë i besojnë Atij, e nuk i do ato koka, që me dhunë i përulen Atij, megjithëqë një detyrim të tillë do të mund ta bëjë kur do të dëshirojë. Fuqia e Zotit është e manifestuar në çdo lloj krijese, siç janë edhe llojet e ndryshme të bimëve, por jobesimtarët nuk duan ta vështrojnë atë fuqi, prandaj edhe nuk i pranojnë këshillat, që iu vinë kohë pas kohe. Këtë rrugë të gabuar të tyre do ta përjetojnë keq dhe le të mos mendojnë, se Zoti nuk ka fuqi t’i dënojë menjëherë. Ai ka fuqi të pakufishme, por është Mëshirues i madh për ata që pendohen. Faraoni i kohës se Musait e quante veten zot, bënte zullum të madh, prandaj Musai dërgohet për t’ia tërhequr vërejtjen për rrezikun që e pret. Musai u frikësua, se do ta quajnë gënjeshtar, e prej hidhërimit nuk do të mund ta përmbajë veten, nuk do të mund të zhvillojë dialog të mirë me ata, madje populli i faraonit, kibtët - egjiptasit e vjetër mendonin për Musain, se ai kishte faj, pse kishte vrarë njërin prej tyre, prandaj e luti Zotin, që ta shpallë edhe Harunin si pejgamber e të shkojë së bashku me të. Zoti i premtoi Musait, se nuk do ta vrasin, se Ai është me ta do t’i mbrojë. Kur i tregoi Musai faraonit, se Zoti e kishte dërguar pejgamber atij i erdhi shumë rëndë, përse Musai nuk e pranoi atë si zot, e i parashtroi disa pyetje Musait.
23

قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

(Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"

24

قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ

Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"

25

قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ

Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"

26

قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"

27

قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ

(Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"

28

قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ

(Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç'ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"

29

قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ

(Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"

30

قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ

(Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"

31

قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"

32

فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ

Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.

33

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ

Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.

34

قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ

(Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!"

35

يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ

"Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?"

36

قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

(Paria tha) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.

37

يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ

Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.

38

فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ

Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.

39

وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ

Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,"

40

لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

"Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".

41

فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"

42

قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"

43

قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ

Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur!"

44

فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!"

45

فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ

Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.

46

فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ

Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).

47

قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve,"

48

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

"Zotit të Musait e të Harunit!"

49

قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ

Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t'ju lejoja unë?!" S'ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t'ua shkurtoj (do t'ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t'ju gozhdoj".

50

قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ

Ata (magjistarët) thanë: "S'ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë."

51

إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

"Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni i pezmatuar ndaj fakteve që i sjell Musai rreth Zotit ju thotë të pranishmëve, se ky i dërguar është i çmendur, e më në fund i kërcënohet se do ta burgosë, e burgu i faraonit ishte i njohur për tortura të mundimshme, se njeriu më parë do të pranonte të vritej, se sa të pranonte atë burg. Musai i tha faraonit, se do të dokumentojë veten, që është i dërguar prej Zotit dhe i paraqiti dy mrekullitë, shkopin dhe dorën. Kur i pa faraoni ato dy mrekulli u frikësua, se masa do t’i besojë, prandaj e quajti magjistar të rafinuar. Ndihma e Zotit ishte me Musain, prandaj ia mbushi mendjen faraonit, që të tubojë sa më shumë magjistarë e popull, ashtu që mrekullitë e Musait t’i shohë një masë e madhe, do të triumfojë e vërteta, kurse faraoni do të dështojë. Mjeshtëritë e magjistareve një herë e mashtruan masën, por kur filloi të veprojë mrekullia e Zotit në duar të Musait magjistarët, të cilët e dinin se çfarë është magjia e çfarë është e vërteta nga Zoti, pa një pa dy i besuan Zotit publikisht para asaj mase, nuk çanë kokën pse iu kërcënua aq ashpër faraoni, kurse tubimi përfundoi me disfatë të faraonit.
52

۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ

Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të gjendjes së kënaqshme të atij që besoi dhe bëri vepra të mira pëshkruhet gjendja e mjerueshme e atij, që mohoi të vërtetën se si e dëshiron vdekjen, si i ka humbur të gjitha fuqitë, si e rrëmbejnë zebanitë e xhehenemit, e si shkak pse nuk e besoi Allahun, nuk ishte vetë që i ushqente të varfrit, bile edhe nuk i nxiste as të tjerët. Zoti betohet në çka duket: dynjaja, krijesat, trupat, njerëzit, begatitë, si dhe në çka nuk duket: Krijuesi, ahireti, shpirti, xhinët, etj., se Kurani është fjalë e Zotit, që përmes Xhibrilit iu shpall Muhamedit, e ai e lexon ashtu si i është shpallur, nuk është ndonjë poezi, as ndonjë fall. Dhe sikur Muhamedi të shtonte ndonjë fjalë në emër të Zotit, Ai do ta kapte me fuqinë e Vet dhe do t’ia këpuste arterien kryesore të zemrës, e ai do të vdiste menjëherë dhe nuk do të kishte njeri, që mund ta mbronte. Kuranit ia shohin
53

فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,

54

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ

(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).

55

وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ

Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).

56

وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ

E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.

57

فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,

58

وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ

prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.

59

كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.

60

فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ

E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.

61

فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ

Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"

62

قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".

63

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ

Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.

64

وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ

E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).

65

وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.

66

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.

67

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.

68

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni, pas disfatës në atë tubim me magjistarët filloi ndëshkime të ashpra kundër popullit Beni Israil. Prandaj pas një kohe Zoti e urdhëroi Musain, që me besimtarët e vet të iki natën nga Egjipti. Kur dëgjoi faraoni për ikjen e tyre çoi e thirri njerëz, që t’u vihen prapa, t’i zënë dhe t’i ndëshkojnë. U vunë prapa tyre dhe në kohën kur lindte dielli i zunë. Beni Israilët u frikësuan, pse detin e kishin para, kurse armikun në numër shumë të madh prapa, por Musai i bindur në ndihmën e Zotit i trimëroi, se Zoti do t’i mbrojë. Në atë çast Zoti e urdhëroi Musain t’i bjerë me shkop detit. Ai i ra në dymbëdhjetë vende, dhe u hapën dymbëdhjetë rrugë nëpër të cilat kaluan Beni Israilët, që ishin me Musain, e uji i detit qëndroi i ndarë si të ishin kodra. Edhe faraoni me popullin e vet u fut nëpër ato rrugë, por uji u lëshua dhe i përmbyti që të gjithë.
69

وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ

Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.

70

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ

Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?"

71

قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ

Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"

72

قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ

Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"

73

أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ

Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm?"

74

قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ

Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"

75

قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ

Ai tha: "A po shihni se ç'po adhuroni?"

76

أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ

Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,

77

فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete përshkruhen disa nga virtytet e robërve të Zotit. Të gjithë njerëzit janë robër të Zotit, meqë janë krijesa të Tij, por këtu është fjala për robërit që i do Zoti, që meritojnë të quhen robër të Zotit, të cilët janë të pajisur me cilësi të mira. Sipas Kurtubiut “Ibadur Rrahman”, këta janë cilësuar me njëmbëdhjetë virtyte: janë të matur në ecje, janë të butë, falen natën, e kanë frikë zjarrin e xhehenemit, nuk janë shkapërderdhës në shpenzime e as dorështrënguar, nuk adhurojnë tjetër pos Allahut, ruhen prej zinasë dhe vrasjeve, pendohen prej punëve të këqija, i ikin rrenës, pranojnë këshillën dhe vazhdimisht i luten Allahut. Në fund shpjegohet, se shpërblimi i tyre është vendi më i lartë i xhenetit. Lutja e vazhdueshme ndaj Allahut është: lutja që bashkëshortja, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të jenë në rrugë të drejtë, në rrugën që e caktoi Allahu, të jenë në besim të drejtë dhe të jenë vepërmirë, sepse vetëm atëherë ekziston shpresa, se së bashku do të kënaqen në xhenet, pra nuk ka kënaqësi më të madhe për njeriun, se kur familja e tij është në rrugë të drejtë; lutja për të qenë shembull i të mirave tërheq pas vete shpërblim edhe prej veprave të tjerëve, të cilët veprojnë mirë sipas shembullit të tij. Në suren el Hadid, flitet për bashkimin e fëmijëve me prindërit për hir të besimit... Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Furkan”, I qoftë lavdërimi prej meje Allahut të Gjithëmëshirshëm! Edhe tregimi për Ibrahimin përshkruhet shumë gjerësisht, kurse për Nuhun, Hudin, Salihin, Lutin dhe Shuajbin bëhet një vështrim më i shkurtër. Para fundit i jepen disa këshilla Muhamedit a.s., e në fund përshkruhen sjelljet e poetëve injorantë dhe të poetëve besimtarë. Quhet: “Suretu Esh Shuaraë” - kaptina e poetëve, sepse Allahu shpjegon për veset e poetëve të asaj kohe, por që Muhamedi a.s. nuk i takonte atij grupi, nuk ishte poet, por i dërguar i të madhit Zot.
78

ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ

Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.

79

وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ

Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.

80

وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ

Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,

81

وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ

Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,

82

وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ

Ai tek i cili kam shpresë se do t'i m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.

83

رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ

Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!

84

وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,

85

وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ

Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,

86

وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ

Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,

87

وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ

E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.

88

يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ

Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.

89

إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ

(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.

90

وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ

E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.

91

وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ

Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.

92

وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ

Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju",

93

مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ

Pos All-llahut? Ata, a mund t'ju ndihmojnë juve o vetes?

94

فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ

E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,

95

وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ

Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.

96

قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ

E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:

97

تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

"Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur",

98

إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.

99

وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).

100

فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ

E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).

101

وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ

Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.

102

فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.

103

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.

104

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fillim të kësaj sureje u përmend brengosja e Muhamedit a.s. për popullin e vet, i cili nuk besonte, u përmend edhe sprova e Musait, që të njoftohej Muhamedi me problemet me të cilat u ballafaquan edhe pejgamberët e tjerë para tij, por pikëllimi i Ibrahimit është edhe më i madh, sepse do të duhet ta shohë babain dhe popullin e vet në zjarr, e të mos ketë mundësi tjetër për t’i shpëtuar pos lutjes. Këto dhe tregimet e tjera për pejgamberët kishin si qëllim lehtësimin e brengosjeve të Muhamedit a.s. Përmes lutjes së Ibrahimit drejtuar Zotit xh. sh. shihet sinqeriteti i tij i mbështetur vetëm në Allahun. Edhe pse është njëri prej pejgamberëve të zgjedhur ai me lutje i drejtohet Zotit, që t’ia falë gabimin, ta bashkojë me të mirët dhe ta bëjë përkujtim të pavdekshëm me vepra të mira, të cilat do të shërbejnë si shembull për të tjerët, që do të vijnë pas tij. Shihet respekti i tij ndaj babait të vet, edhe pse ai nuk ishte në rrugën e drejtë. Njeriu duhet t’i përkujtojë këto veti të bukura të Ibrahimit për çfarëdo rasti qoftë dhe të përpiqet të shkojë gjurmëve të tij, pse sikur të mos ishin me një rëndësi shumë të madhe, Zoti nuk do të na i përkujtonte përmes fjalës së vet.
105

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.

106

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"

107

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Unë jam për ju pejgamber besnik.

108

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.

109

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.

110

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!

111

۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ

Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?"

112

قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ai tha: "Unë nuk di se ç'punuan ata (që ju u thoni të ulët)".

113

إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ

Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.

114

وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

E unë nuk do t'i përzë besimtarët.

115

إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t'u tërheq vërejtjen haptas.

116

قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ

Ata i thanë: "O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)".

117

قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ

Ai tha: "O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar".

118

فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!

119

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.

120

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ

Mandej i mbytëm në ujë ata që mbetën pas tyre.

121

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.

122

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.

123

كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.

124

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"

125

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Unë për ju jam i dërguar besnik.

126

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.

127

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.

128

أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ

A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?

129

وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ

Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?

130

وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ

E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.

131

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!

132

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ

Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.

133

أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ

Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.

134

وَجَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

Me kopshte e me burime uji.

135

إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.

136

قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ

Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!"

137

إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.

138

وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

Se ne nuk kemi për t'u dënuar.

139

فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.

140

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.

141

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.

142

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"

143

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Unë për ju jam i dërguar besnik.

144

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

"Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"

145

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

146

أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ

A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?

147

فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

Në kopshte e në burime.

148

وَزُرُوعٖ وَنَخۡلٖ طَلۡعُهَا هَضِيمٞ

Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.

149

وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا فَٰرِهِينَ

Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.

150

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.

151

وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ

E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).

152

ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ

Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.

153

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ

Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur".

154

مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

"Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"

155

قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٞ لَّهَا شِرۡبٞ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ

Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë)".

156

وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

"Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t'ju godasë dënimi i ditës së madhe!"

157

فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ

Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).

158

فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.

159

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.

160

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.

161

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"

162

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!

163

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!

164

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.

165

أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ

(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.

166

وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ

E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!

167

قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ

Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!"

168

قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ

Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj!"

169

رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ

"Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"

170

فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,

171

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ

Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).

172

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

E më pas i zhdukëm ata të tjerët.

173

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ

E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.

174

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.

175

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.

176

كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.

177

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kur Shuajbi atyre u tha: "A nuk ruheni?"

178

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!

179

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!

180

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!

181

۞ أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ

Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!

182

وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ

Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize).

183

وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ

Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.

184

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.

185

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ

Ata i thanë: "S'ka dyshim se ty të ka zënë magjia!"

186

وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!

187

فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!

188

قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Ai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!"

189

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ

Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.

190

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.

191

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përmes këtyre tregimeve për pejgamberët, që u përmendën në këtë kaptinë, duket qartë se të gjithë pejgamberët ishin të dërguar me të njëjtin qëllim, se thirrja e tyre ishte një, se ata ua treguan njerëzve qëllimin e të mirës së thirrjes së tyre, nuk kërkuan prej njerëzve kurrfarë shpërblimi. Veset e popullit të Lutit ishin më të shëmtuarat; ata çonin dashuri me meshkuj (bënin livata), gjë që nuk e bëjnë as shtazët, pra e merituan dënimin, e së bashku me ta edhe gruaja tradhtare e Lutit. Popullin e padëgjueshëm të Shuajbit e pat kapur një vapë shumë e madhe dhe e padurueshme. Zoti çon një re të madhe e të dendur, e kur hyjnë nën hijen e saj gjejnë freski dhe fillojnë ta thërrasin njëri-tjetrin e të tubohen nën atë hije, atëherë i kap zjarri dhe rrufeja që të gjithë, prandaj edhe i thuhet dënimi i hijes.
192

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

E edhe ai (Kur'ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.

193

نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ

Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).

194

عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

(E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).

195

بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ

(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.

196

وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ

Dhe se ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.

197

أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?

198

وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ

E sikur t'ia shpallnim atë (Kur'anin) ndonjë joarabi,

199

فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ

e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin atij.

200

كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,

201

لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

E ata nuk i besojnë atij (Kur'anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,

202

فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Dhe t'u vijë befas, duke mos e hetuar.

203

فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ

E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"

204

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).

205

أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ

Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,

206

ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ

e pastaj t'u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,

207

مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ

çka do t'u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?

208

وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ

Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.

209

ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është fjalë e Zotit e komunikuar Muhamedit a.s. përmes Xhibrilit, i shprehur në gjuhën e pastër arabe, në mënyrë që ta kuptojnë më lehtë. Dijetarët e Beni Israilëve e kanë ditur, se do të jetë edhe një shpallje për pejgamberin e fundit, sepse përmendej në librat e mëparshëm. Po edhe sikur t’ia bënim të mundshme ndonjë joarabi,- thotë Zoti, - t’ua lexonte kufarëve mekas në gjuhën e pastër arabe, e të dukej mrekullia e atij njeriu dhe e Kuranit; ata nga kokëfortësia e tyre nuk do të besonin deri sa ta shihnin me sy dënimin nga Zoti. Atëherë do të kërkojnë t’u jepet afat e të besojnë, e harrojnë se vetë ata i thonin pejgamberit na sill atë dënim me të cilin po na kërcënohesh.
210

وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ

Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).

211

وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ

Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.

212

إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ

Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!

213

فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ

Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.

214

وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ

Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.

215

وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.

216

فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ

E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju".

217

وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ

Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.

218

ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ

I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.

219

وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ

(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.

220

إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.

221

هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ

A t'ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?

222

تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ

Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.

223

يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ

(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.

224

وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ

E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).

225

أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٖ يَهِيمُونَ

A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).

226

وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ

Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.

227

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ

Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç'përfundimi i shkojnë (ç'dënim të ashpër ose ç'vendi në xhehennem do t'i nënshtrohen).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është i tillë, që mund t’i afrohen djajtë, sepse ai është dritë, udhërrëfyes, mrekulli e madhe, kurse djajtë janë shkatërrimtarë e të humbur. Ai është i mbrojtur, sepse qiejt janë përplot engjëj dhe Xhibrili është sigurues i tij, ndërsa djajtë janë të ndjekur prej qiejve, prandaj as që mund të dëgjojnë asnjë shkronjë. Pejgamberi a.s. urdhërohet t’i thërrasë të afërmit, edhe pse ndër ta kishte mjaft kundërshtarë të rreptë, e Zoti i garanton, se Ai është me të, edhe kur është i vetmuar, edhe kur është në grup, me xhemat. Djajtë u sjellin fallxhorëve gënjeshtra, me të cilat i mashtrojnë njerëzit mendjelehtë. Poetët janë të pavendosur, e lavdërojnë atë që më parë e kanë përqeshur, madhërojnë atë që më parë e kanë nënçmuar, pra nuk zgjedhin rrugë të drejtë, pos atyre poetëve që ishin besimtarë dhe iu kundërviheshin me poezinë e tyre armiqve, ata ishin të lavdishëm. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kësaj kaptine. Lavdëruar qoftë Allahu! Për këtë qëllim është parashtruar çështja e mbretëreshës së Jemenit, e Belkises dhe ndërmarrja e Sulejmanit ndaj një populli me besim të gabuar. Kaptina quhet: “Suretun Nemli” - kaptina e buburrecave, e thneglave, sepse në këtë përmendet buburreci, i cili ua tërheq vërejtjen të tjerëve që të largohen prej rrugës e të mos i shkelë ushtria e Sulejmanit.