إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç'përfundimi i shkojnë (ç'dënim të ashpër ose ç'vendi në xhehennem do t'i nënshtrohen).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është i tillë, që mund t’i afrohen djajtë, sepse ai është dritë, udhërrëfyes, mrekulli e madhe, kurse djajtë janë shkatërrimtarë e të humbur. Ai është i mbrojtur, sepse qiejt janë përplot engjëj dhe Xhibrili është sigurues i tij, ndërsa djajtë janë të ndjekur prej qiejve, prandaj as që mund të dëgjojnë asnjë shkronjë. Pejgamberi a.s. urdhërohet t’i thërrasë të afërmit, edhe pse ndër ta kishte mjaft kundërshtarë të rreptë, e Zoti i garanton, se Ai është me të, edhe kur është i vetmuar, edhe kur është në grup, me xhemat. Djajtë u sjellin fallxhorëve gënjeshtra, me të cilat i mashtrojnë njerëzit mendjelehtë. Poetët janë të pavendosur, e lavdërojnë atë që më parë e kanë përqeshur, madhërojnë atë që më parë e kanë nënçmuar, pra nuk zgjedhin rrugë të drejtë, pos atyre poetëve që ishin besimtarë dhe iu kundërviheshin me poezinë e tyre armiqve, ata ishin të lavdishëm. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kësaj kaptine. Lavdëruar qoftë Allahu! Për këtë qëllim është parashtruar çështja e mbretëreshës së Jemenit, e Belkises dhe ndërmarrja e Sulejmanit ndaj një populli me besim të gabuar. Kaptina quhet: “Suretun Nemli” - kaptina e buburrecave, e thneglave, sepse në këtë përmendet buburreci, i cili ua tërheq vërejtjen të tjerëve që të largohen prej rrugës e të mos i shkelë ushtria e Sulejmanit.