26. Shuara

سورة الشعراء 227 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

طسٓمٓ

Tâ, Sîn, Mîm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ

Këto janë vargjet e Librit të qartë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ

Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ

Sa herë që atyre u vjen ndonjë Këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë kurrizin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Ata e kanë përgënjeshtruar atë, prandaj do t’u vijë ai (ndëshkim), me të cilin janë tallur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ

Vallë, a nuk shohin ata tokën, prej së cilës kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh fisnike?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Zoti yt është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Kur Allahu e thërriti Musain: “Shko te populli keqbërës,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ

populli i Faraonit! vallë, a nuk po i frikësohen ata Allahut?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ

Ai u përgjigj: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ

e zemra do të më ngushtohet, kurse gjuha mund të më lidhet, andaj, dërgoje edhe Harunin (të më ndihmojë).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ

Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një krim, andaj kam frikë se do të më vrasin”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

قَالَ كـَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ

Allahu tha: “Kurrsesi! Shkoni që të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju dhe dëgjojmë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

që të lejoni bijtë e Israilit të vijnë me ne!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ

Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

E pastaj bëre veprën që ti e di, duke qenë mosmirënjohës?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ

Musai tha: “E kam bërë atë, kur nuk kam qenë i udhëzuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

A e quan mirësi atë që më bëre mua, ndërkohë që bijtë e Israilit (popullin tim) i bëre skllevër”?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Faraoni e pyeti: “E ç’është Zoti i botëve?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ

(Musai) u përgjigj: “Është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ

(Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ

(Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari që ju është sjellë, është i çmendur”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ

(Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse kuptoni.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ

(Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetërkënd, përveç meje, me siguri, do të të fus në burg!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ

(Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

(Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ

(Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ

Pastaj nxori dorën e vet dhe ajo, menjëherë u duk e bardhë para shikuesve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ

(Faraoni) i tha parisë së tij, që e kishte përreth: “Ky qenka magjistar vërtet i dijshëm!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ

Me magjitë e veta, ai dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, prandaj ç’më këshilloni ju?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

Ata u përgjigjën: “Lëre këtë dhe vëllanë e tij për pak kohë dhe ço lajmëtarë nëpër qytete,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ

që të t’i sjellin ty të gjithë magjistarët e dijshëm”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ

Magjistarët u mblodhën në ditën e caktuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ

e popullit iu tha: “A jeni mbledhur të gjithë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “Vërtet do të shpërblehemi, nëse dalim fitues?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Ai u përgjigj: “Po, madje do të jeni vërtet ndër të afërmit e mi”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ

Musai u tha atyre: “Hidheni atë që doni ta hidhni!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

Ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për madhërinë e Faraonit, me të vërtetë, Ne do të jemi fitues patjetër!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ

Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, që i kapërdiu përnjëherësh sajimet e tyre të rreme!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ

Atëherë magjistarët ranë përmbys, duke bërë sexhde,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Zotin e Musait dhe të Harunit!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ

(Faraoni) tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë! Patjetër që ai është i madhi juaj, i cili ju ka mësuar magjinë. Ta dini se unë, në të vërtetë, do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju kryqëzoj të gjithëve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ

Ata thanë: “S’ka gjë! Sigurisht, Ne do të kthehemi te Zoti ynë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet, meqë jemi besimtarët e parë.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ

Pastaj, Ne i shpallëm Musait: “Ti udhëto natën me robërit e Mi, por do të jeni të ndjekur”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

Dhe Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ

(Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ

na kanë provokuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ

por ne jemi kurdoherë të gatshëm!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

Kështu, Ne i bëmë ata të lënë kopshtet dhe lumenjtë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ

thesaret e pallatet e mrekullueshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Kështu ndodhi, dhe Ne ia dhamë të gjitha këto bijve të Israilit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ

Në agim, ata (njerëzit e Faraonit) iu afruan atyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ

Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ

Dhe Ne i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” Menjëherë deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
64

وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ

Atëherë Ne i afruam aty të tjerët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

kurse të tjerët i fundosëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Pa dyshim, në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
69

وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ

Tregoju atyre historinë e Ibrahimit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ

kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ

Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ

Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ

A mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ

U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
75

قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ

Ai tha: “A keni menduar mirë mbi çfarë keni adhuruar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ

si ju, ashtu edhe të parët tuaj të lashtë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Në të vërtetë, ata janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botëve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
78

ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ

i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë);*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
79

وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ

i Cili më ushqen dhe më jep të pi;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
80

وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ

i Cili, kur sëmurem, më shëron;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
81

وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ

i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
82

وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ

dhe i Cili, shpresoj se do të m’i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
83

رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ

O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
84

وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
85

وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ

dhe më bëj një nga trashëgimtarët e Xhenetit të begatë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
86

وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ

Fale babanë tim, sepse ai është njëri nga të humburit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
87

وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ

dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
88

يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ

në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
89

إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ

përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
90

وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ

Atë ditë Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
91

وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ

ndërsa Xhehenemi do t’u tregohet atyre që kishin humbur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
92

وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ

Ata do të pyeten: “Ku janë idhujt që ju i adhuronit*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
93

مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ

në vend të Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ose, a mund ta ndihmojnë veten?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
94

فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ

Kështu, ata do të hidhen në zjarr bashkë me mohuesit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
95

وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ

si dhe të gjithë ushtarët e Iblisit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
96

قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ

Ndërsa ndodhen aty brenda, ata do të grinden ndërmjet tyre, duke thënë:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
97

تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

“Betohemi për Allahun, ne kemi qenë njëmend në humbje të qartë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
98

إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

kur ju kemi barazuar me Zotin e botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
99

وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ

Ishin të ligjtë ata që na mashtruan,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
100

فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ

Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
101

وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ

e as ndonjë mik të ngushtë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
102

فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ah, sikur të ktheheshim përsëri (në jetë) e të bëheshim besimtarë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
103

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Sigurisht që në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
104

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
105

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
106

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kujto kur vëllai i tyre - Nuhu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
107

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Në të vërtetë, unë jam një i dërguar i besuar për ju,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
108

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
109

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi; mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
110

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
111

۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ

Ata thanë: “Vallë, a të të besojmë ne ty, ndërkohë që ty po të pasojnë më të ulëtit?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
112

قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ai tha: “Unë nuk di ç’kanë bërë ata!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
113

إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ

Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, a nuk kuptoni?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
114

وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Unë nuk do t’i dëboj besimtarët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
115

إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ

unë jam vetëm paralajmërues i qartë.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
116

قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ

Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
117

قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ

Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
118

فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
119

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën plot,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
120

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ

kurse të tjerët që mbetën pas, i fundosëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
121

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
122

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
123

كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Fisi Ad i quante gënjeshtarë të dërguarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
124

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kujto kur vëllai i tyre - Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
125

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
126

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
127

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
128

أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ

A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t’u tallur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
129

وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ

dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
130

وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ

Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
131

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
132

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ

Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
133

أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ

ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
134

وَجَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

edhe kopshte, edhe burime.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
135

إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Unë, me të vërtetë, i trembem për ju dënimit të një Dite të madhe”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
136

قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ

Ata thanë: “Për ne është njëlloj: na këshillove ose nuk na këshillove ti.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
137

إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
138

وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

e ne nuk do të jemi të dënuar.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
139

فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Ata e quajtën gënjeshtar atë, andaj Ne i shkatërruam ata. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica njerëzve nuk janë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
140

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
141

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe fisi Themud i quante gënjeshtarë të dërguarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
142

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kujto kur vëllai i tyre - Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
143

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Pa dyshim, unë jam një i dërguar i besuar për ju,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
144

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
145

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
146

أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ

Vallë, a mendoni ju, se do të mbeteni këtu të sigurt,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
147

فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ

në kopshte e pranë burimeve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
148

وَزُرُوعٖ وَنَخۡلٖ طَلۡعُهَا هَضِيمٞ

në ara me të lashta dhe palma hurmash me fruta të shijshme?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
149

وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا فَٰرِهِينَ

Ju i gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të rrallë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
150

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
151

وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ

dhe mos dëgjoni urdhrat e atyre që e teprojnë në të keqe*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
152

ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ

e të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë e nuk sjellin përmirësim”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
153

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ

Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
154

مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Ti je vetëm një vdekatar - ashtu si ne, andaj na sill një mrekulli, nëse ajo që thua është e vërtetë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
155

قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٞ لَّهَا شِرۡبٞ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ

Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të ketë radhën e saj për të pirë, ashtu si edhe ju, në ditë të caktuara.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
156

وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Mos i bëni kurrfarë të keqeje asaj, se do t’ju godasë dënimi i një Dite të madhe!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
157

فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ

Por ata e therën e pastaj u erdhi keq.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
158

فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Dhe kështu, ata i goditi dënimi. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
159

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
160

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Populli i Lutit i quante gënjeshtarë të dërguarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
161

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kujto kur vëllai i tyre - Luti, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
162

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
163

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
164

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
165

أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
166

وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ

e i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
167

قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ

Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
168

قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ

Ai tha: “Unë kam vërtet neveri për atë që bëni ju!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
169

رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ

O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
170

فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij - të gjithë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
171

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ

përveç një plake (gruas së Lutit), e cila mbeti me të tjerët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
172

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Pastaj, të tjerët i shkatërruam.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
173

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ

Mbi ata lëshuam një breshëri gurësh. Eh, sa i keq që ishte ai shi, për ata që janë paralajmëruar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
174

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
175

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
176

كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe banorët e Ejkës i quajtën gënjeshtarë të dërguarit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
177

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ

Kujto kur Shuajbi u tha atyre: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
178

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

Pa dyshim, unë jam një i dërguar i besuar për ju,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
179

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
180

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
181

۞ أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ

Bëjeni drejt matjen dhe mos u bëni nga ata që hanë (në matje).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
182

وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ

Peshoni drejtësisht me peshore të saktë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
183

وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ

mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, mos bëni ngatërresa në Tokë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
184

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ

dhe frikësojuni Atij, që ju ka krijuar ju dhe brezat e mëparshëm!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
185

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ

Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
186

وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Ti je vetëm një vdekatar, si ne. Në të vërtetë, Ne mendojmë se ti je gënjeshtar;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
187

فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

andaj, lësho mbi ne një copë nga qielli, nëse thua të vërtetën!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
188

قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Ai tha: “Zoti im e di më së miri atë që punoni ju.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
189

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ

Ata vazhduan të mos e besojnë, prandaj i goditi dënimi Ditës së Errësirës. Njëmend, ky ishte dënimi i një dite të madhe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
190

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
191

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
192

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
193

نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ

Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
194

عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
195

بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ

E zbriti në gjuhën e qartë arabe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
196

وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ

Vërtet, ai është përmendur në Shkrimet e të parëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
197

أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Vallë, a nuk është provë për ata (mekasit), që atë (Muhamedin) e kanë njohur dijetarët e bijve të Israilit?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
198

وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ

Por edhe sikur t’ia shpallnim Kuranin ndonjë jo-arabi*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
199

فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ

e ai t’ua lexonte atyre - ata përsëri nuk do të kishin besuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
200

كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Ja kështu, Ne ua kemi shtënë (mohimin) në zemër keqbërësve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
201

لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

Ata nuk do ta besojnë atë, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
202

فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Por ai do t’u vijë atyre papritmas e ata nuk do ta ndiejnë fare.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
203

فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ

Atëherë ata do thonë: “A do të na jepet afat?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
204

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

A mos vallë, ata duan ta shpejtojnë dënimin Tonë!?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
205

أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ

Mendo, nëse Ne i lëmë që të kënaqen disa vjet*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
206

ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ

e pastaj t’i godasë ai (dënim) që u është premtuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
207

مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يُمَتَّعُونَ

çfarë vlere do të kishte ajo me të cilën janë kënaqur?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
208

وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ

Asnjëherë, Ne nuk kemi shkatërruar ndonjë vendbanim, pa i çuar më parë paralajmërues,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
209

ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

si këshillë për ata. Ne nuk jemi asnjëherë të padrejtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
210

وَمَا تَنَزَّلَتۡ بِهِ ٱلشَّيَٰطِينُ

Atë (Kuran) nuk e kanë zbritur djajtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
211

وَمَا يَنۢبَغِي لَهُمۡ وَمَا يَسۡتَطِيعُونَ

Jo vetëm që kjo s’u takon atyre, por as nuk kanë fuqi të bëjnë një si ai.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
212

إِنَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّمۡعِ لَمَعۡزُولُونَ

Në të vërtetë, ata mënjanohen nga të dëgjuarit (e Shpalljes).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
213

فَلَا تَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُعَذَّبِينَ

Prandaj, mos adhuro tjetër zot, përveç Allahut, që të mos bëhesh nga ata që do të dënohen!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
214

وَأَنذِرۡ عَشِيرَتَكَ ٱلۡأَقۡرَبِينَ

Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
215

وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
216

فَإِنۡ عَصَوۡكَ فَقُلۡ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ

E, nëse nuk të dëgjojnë, thuaju: “Unë nuk jam përgjegjës për ato që bëni ju”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
217

وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ

Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
218

ٱلَّذِي يَرَىٰكَ حِينَ تَقُومُ

i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
219

وَتَقَلُّبَكَ فِي ٱلسَّٰجِدِينَ

dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
220

إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
221

هَلۡ أُنَبِّئُكُمۡ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ ٱلشَّيَٰطِينُ

A doni t’ju tregoj se kujt i vijnë djajtë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
222

تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ

Ata i vijnë çdo gënjeshtari gjynahqar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
223

يُلۡقُونَ ٱلسَّمۡعَ وَأَكۡثَرُهُمۡ كَٰذِبُونَ

Ata përgjojnë, por shumica e tyre janë gënjeshtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
224

وَٱلشُّعَرَآءُ يَتَّبِعُهُمُ ٱلۡغَاوُۥنَ

Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
225

أَلَمۡ تَرَ أَنَّهُمۡ فِي كُلِّ وَادٖ يَهِيمُونَ

Vallë, a nuk e sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (të fjalës së kotë),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
226

وَأَنَّهُمۡ يَقُولُونَ مَا لَا يَفۡعَلُونَ

duke folur atë që kurrë s’e bëjnë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
227

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَذَكَرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا وَٱنتَصَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْۗ وَسَيَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَيَّ مُنقَلَبٖ يَنقَلِبُونَ

Përveç atyre (poetëve) që besojnë, bëjnë vepra të mira, e përmendin shumë Allahun dhe mbrohen, vetëm pasi u është bërë padrejtësi. Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A