25. Furkan

سورة الفرقان 77 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا

Tebarekel-ledhi nezzelel-furkane ‘ala ‘abdihi lijekune lil’alemine nedhiræn

I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin[231] robit të Vet,[232] që të jetë paralajmërues për botët;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[231] Pra, Kuranin, që dallon të vërtetën nga e pavërteta. [232] Pra, Profetit Muhamed (a.s.).
2

ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدٗا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٞ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرٗا

el-Ledhi lehu mulku es-semawati wel-’erdi we lem jettehidh weledæn we lem jekun lehu sherikun fil-mulki we haleka kulle shej’in fekadderehu tekdiræn

Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗ لَّا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ وَلَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا وَلَا يَمۡلِكُونَ مَوۡتٗا وَلَا حَيَوٰةٗ وَلَا نُشُورٗا

We ettehadhu min dunihi ‘aliheten la jehlukune shej’æn we hum juhlekune we la jemlikune li’nfusihim derræn we la nef’æn we la jemlikune mewtæn we la hejæten we la nushuræn

E megjithatë ata[233] adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[233] Idhujtarët.
4

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٌ ٱفۡتَرَىٰهُ وَأَعَانَهُۥ عَلَيۡهِ قَوۡمٌ ءَاخَرُونَۖ فَقَدۡ جَآءُو ظُلۡمٗا وَزُورٗا

We kalel-ledhine keferu ‘in hadha ‘illa ‘ifkun efterahu we ‘a’anehu ‘alejhi kawmun ‘aharune fekad xha’u dhulmæn we zuræn

Jobesimtarët thonë: “Ky (Kuran) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai[234] me ndihmën e njerëzve të tjerë.” Kjo që thonë ata është e padrejtë dhe shpifje.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[234] Muhamedi (a.s.).
5

وَقَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٱكۡتَتَبَهَا فَهِيَ تُمۡلَىٰ عَلَيۡهِ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا

We kalu ‘esatirul-’ewweline ektetebeha fehije tumla ‘alejhi bukreten we ‘esilæn

Dhe ata thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë; të cilat i ka vënë t’i shkruhen e t’i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

قُلۡ أَنزَلَهُ ٱلَّذِي يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Kul ‘enzelehul-ledhi ja’lemu es-sirre fi es-semawati wel-’erdi ‘innehu kane gafuræn Rehimæn

Thuaj: “Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَقَالُواْ مَالِ هَٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأۡكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشِي فِي ٱلۡأَسۡوَاقِ لَوۡلَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَلَكٞ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا

We kalu mali hadha er-resuli je’kulut-ta’ame we jemshi fil-’eswaki lewla ‘unzile ‘ilejhi melekun fejekune me’ahu nedhiræn

Gjithashtu ata thonë: “Ç’është ky i dërguar që ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një engjëll e të bëhet me të paralajmërues?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

أَوۡ يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡهِ كَنزٌ أَوۡ تَكُونُ لَهُۥ جَنَّةٞ يَأۡكُلُ مِنۡهَاۚ وَقَالَ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا

‘Ew julka ‘ilejhi kenzun ‘ew tekunu lehu xhennetun je’kulu minha we kale edh-dhalimune ‘in tettebi’une ‘illa rexhulæn meshuræn

Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?!” Të padrejtët thonë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَٰلَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا

Endhur kejfe derebu lekel-’emthale fedellu fela jesteti’une sebilæn

Shiko çfarë shembujsh të sjellin e ata (me këtë) kanë humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e vërtetë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

تَبَارَكَ ٱلَّذِيٓ إِن شَآءَ جَعَلَ لَكَ خَيۡرٗا مِّن ذَٰلِكَ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَيَجۡعَل لَّكَ قُصُورَۢا

Tebarekel-ledhi ‘in sha’e xhe’ale leke hajræn min dhalike xhennatin texhri min tehtihal-’enharu we jexh’al leke kusuræn

Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلسَّاعَةِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِمَن كَذَّبَ بِٱلسَّاعَةِ سَعِيرًا

Bel kedhdhebu bis-sa’ati we ‘a’tedna limen kedhdhebe bis-sa’ati sa’iræn

Jo, ata e quajnë gënjeshtër edhe ardhjen e Orës (së Kiametit), ndërsa Ne kemi përgatitur për ata që e mohojnë Orën zjarr flakërues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

إِذَا رَأَتۡهُم مِّن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ سَمِعُواْ لَهَا تَغَيُّظٗا وَزَفِيرٗا

‘Idha re’et/hum min mekanin ba’idin semi’u leha tegajjudhæn we zefiræn

Kur ai t’i vërë re prej së largu, ata do t’ia dëgjojnë vlimin dhe rënkimin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

وَإِذَآ أُلۡقُواْ مِنۡهَا مَكَانٗا ضَيِّقٗا مُّقَرَّنِينَ دَعَوۡاْ هُنَالِكَ ثُبُورٗا

We ‘idha ‘ulku minha mekanæn dejjikæn mukarrenine de’aw hunalike thuburæn

E kur të hidhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, do të luten për shkatërrimin (e vet).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

لَّا تَدۡعُواْ ٱلۡيَوۡمَ ثُبُورٗا وَٰحِدٗا وَٱدۡعُواْ ثُبُورٗا كَثِيرٗا

La ted’ul-jewme thuburæn wahidæn we ed’u thuburæn kethiræn

“Mos e kërkoni sot shkatërrimin vetëm një herë, por kërkojeni shumë herë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

قُلۡ أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ أَمۡ جَنَّةُ ٱلۡخُلۡدِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۚ كَانَتۡ لَهُمۡ جَزَآءٗ وَمَصِيرٗا

Kul ‘edhelike hajrun ‘em xhennetul-huldi elleti wu’idel-muttekune kanet lehum xheza’en we mesiræn

Thuaj: “A është më i mirë ky apo Xheneti i amshuar, i cili u është premtuar të devotshmëve? Ai do të jetë për ta shpërblim dhe vend kthimi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

لَّهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَ خَٰلِدِينَۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ وَعۡدٗا مَّسۡـُٔولٗا

Lehum fiha ma jesha’une halidine kane ‘ala rabbike wa’dæn mes’ulæn

Për ata ka aty çfarë të dëshirojnë e do të rrinë në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tënd, i kërkuar (prej jush)”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَقُولُ ءَأَنتُمۡ أَضۡلَلۡتُمۡ عِبَادِي هَٰٓؤُلَآءِ أَمۡ هُمۡ ضَلُّواْ ٱلسَّبِيلَ

We jewme jehshuruhum we ma ja’budune min duni Ellahi fejekulu ‘e’entum ‘edleltum ‘ibadi ha’uula’ ‘em hum dellu es-sebile

Ditën, kur Ai t’i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin[235] në vend të Allahut, do t’u thotë (të adhuruarve): “A jeni ju që i keni shmangur këta robër të Mi apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[235] “ata që i adhuronin”: Sipas Taberiut, nuk bëhet fjalë për idhujt në përgjithësi, por për krijesa që janë adhuruar si zota, pa dëshirën e tyre, si p.sh. engjëjt, që arabët paganë i quanin si “bijat e Allahut”, Uzejri, që u quajt si “bir i Zotit” nga hebrenjtë, Isai (a.s.), që u quajt si “bir i Zotit” nga të krishterët etj.
18

قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ مَا كَانَ يَنۢبَغِي لَنَآ أَن نَّتَّخِذَ مِن دُونِكَ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ وَلَٰكِن مَّتَّعۡتَهُمۡ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ نَسُواْ ٱلذِّكۡرَ وَكَانُواْ قَوۡمَۢا بُورٗا

Kalu subhaneke ma kane jenbegi lena ‘en nettehidhe min dunike min ‘ewlija’e we lekin metta’tehum we ‘aba’ehum hetta nesu edh-dhikre we kanu kawmæn buræn

Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për Ty! Nuk ishte nevoja që ne të marrim mbrojtës tjetër, përveç Teje, por Ti u dhe këtyre dhe etërve të tyre jetë të begatshme, ndërsa ata i harruan paralajmërimet e Tua dhe u bënë popull i shkatërruar”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

فَقَدۡ كَذَّبُوكُم بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسۡتَطِيعُونَ صَرۡفٗا وَلَا نَصۡرٗاۚ وَمَن يَظۡلِم مِّنكُمۡ نُذِقۡهُ عَذَابٗا كَبِيرٗا

Fekad kedhdhebukum bima tekulune fema testeti’une serfæn we la nesræn we men jedhlim minkum nudhikhu ‘adhabæn kebiræn

“Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju e nuk do të munden, as të shmangin dënimin, as të ndihmojnë veten. Kush prej jush ka bërë të këqija, Ne atij do t’i japim të shijojë dënim të madh.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمۡ لَيَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشُونَ فِي ٱلۡأَسۡوَاقِۗ وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضٖ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرٗا

We ma ‘erselna kableke minel-murseline ‘illa ‘innehum leje’kulunet-ta’ame we jemshune fil-’eswaki we xhe’alna ba’dekum liba’din fitneten ‘etesbirune we kane rebbuke besiræn

Ne edhe para teje kemi nisur vetëm të dërguar, të cilët hanin ushqim dhe shëtisnin nëpër tregje. Ne i kemi bërë disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? Zoti yt i sheh të gjitha.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
Xhuzi 19
21

۞ وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ نَرَىٰ رَبَّنَاۗ لَقَدِ ٱسۡتَكۡبَرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ وَعَتَوۡ عُتُوّٗا كَبِيرٗا

We kalel-ledhine la jerxhune lika’ena lewla ‘unzile ‘alejnal-mela’iketu ‘ew nera rebbena lekadi estekberu fi ‘enfusihim we ‘atew ‘utuwæn kebiræn

Ata, që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen neve engjëjt ose të shohim Zotin tonë?” Ata, me të vërtetë, janë treguar kryeneçë dhe kanë kaluar çdo kufi në arrogancë dhe padrejtësi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

يَوۡمَ يَرَوۡنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ لَا بُشۡرَىٰ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُجۡرِمِينَ وَيَقُولُونَ حِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا

Jewme jerewnel-mela’ikete la bushra jewme’idhin lilmuxhrimine we jekulune hixhræn mehxhuræn

Ditën, kur të shohin engjëjt, për keqbërësit nuk do të ketë lajm të mirë dhe do t’u thuhet: “Nuk do të kaloni dot për matanë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا

We kadimna ‘ila ma ‘amilu min ‘amelin fexhe’alnahu heba’en menthuræn

Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ يَوۡمَئِذٍ خَيۡرٞ مُّسۡتَقَرّٗا وَأَحۡسَنُ مَقِيلٗا

‘Eshabul-xhenneti jewme’idhin hajrun mustekarræn we ‘ehsenu mekilæn

Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

وَيَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلۡغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا

We jewme teshekkaku es-sema’u bil-gamami we nuzzilel-mela’iketu tenzilæn

Ditën, kur qielli me ré do të hapet e engjëjt do të lëshohen në zbritjen e madhe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّ لِلرَّحۡمَٰنِۚ وَكَانَ يَوۡمًا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ عَسِيرٗا

el-Mulku jewme’idhinl-hekku lilrrehmeni we kane jewmæn ‘alel-kafirine ‘asiræn

atë ditë pushteti i vërtetë do t’i përkasë vetëm të Gjithëmëshirshmit. Kjo do të jetë ditë e vështirë për jobesimtarët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلٗا

We jewme je’addu edh-dhalimu ‘ala jedejhi jekulu ja lejteni ettehadhtu me’a er-resuli sebilæn

Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

يَٰوَيۡلَتَىٰ لَيۡتَنِي لَمۡ أَتَّخِذۡ فُلَانًا خَلِيلٗا

Ja wejleti lejteni lem ‘ettehidh fulanæn halilæn

Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

لَّقَدۡ أَضَلَّنِي عَنِ ٱلذِّكۡرِ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَنِيۗ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِلۡإِنسَٰنِ خَذُولٗا

Lekad ‘edelleni ‘ani edh-dhikri ba’de ‘idh xha’eni we kane esh-shejtanu lil’insani hadhulæn

Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَقَالَ ٱلرَّسُولُ يَٰرَبِّ إِنَّ قَوۡمِي ٱتَّخَذُواْ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ مَهۡجُورٗا

We kale er-resulu ja rabbi ‘inne kawmi ettehadhu hadhal-kur’ane mehxhuræn

Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّٗا مِّنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيٗا وَنَصِيرٗا

We kedhelike xhe’alna likulli nebijin ‘aduwæn minel-muxhrimine we kefa birebbike hadiæn we nesiræn

Dhe, kështu Ne, çdo profeti i kemi kundërvënë një armik nga keqbërësit. Por ty të mjafton Zoti yt si udhërrëfyes dhe ndihmës!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلۡقُرۡءَانُ جُمۡلَةٗ وَٰحِدَةٗۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِۦ فُؤَادَكَۖ وَرَتَّلۡنَٰهُ تَرۡتِيلٗا

We kalel-ledhine keferu lewla nuzzile ‘alejhil-kur’anu xhumleten wahideten kedhalike linuthebbite bihi fu’uadeke we rettelnahu tertilæn

Jobesimtarët thonë: “Përse Kurani nuk i është shpallur i tëri përnjëherë?!” Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

وَلَا يَأۡتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَأَحۡسَنَ تَفۡسِيرًا

We la je’tuneke bimethelin ‘illa xhi’nake bil-hekki we ‘ehsene tefsiræn

Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

ٱلَّذِينَ يُحۡشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُوْلَٰٓئِكَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضَلُّ سَبِيلٗا

el-Ledhine juhsherune ‘ala wuxhuhihim ‘ila xhehenneme ‘ula’ike sherrun mekanæn we ‘edellu sebilæn

Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَا مَعَهُۥٓ أَخَاهُ هَٰرُونَ وَزِيرٗا

We lekad ‘atejna musal-kitabe we xhe’alna me’ahu ‘ehahu harune weziræn

Ne i dhamë Musait Librin dhe i bëmë ndihmës vëllanë e tij, Harunin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

فَقُلۡنَا ٱذۡهَبَآ إِلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَدَمَّرۡنَٰهُمۡ تَدۡمِيرٗا

Fekulna edh/heba ‘ilal-kawmil-ledhine kedhdhebu bi’ajatina fedemmernahum tedmiræn

Pastaj (u) thamë (atyre): “Shkoni të dy te populli, i cili i quan të rreme shenjat Tona!” Pastaj e shkatërruam atë popull krejtësisht.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

وَقَوۡمَ نُوحٖ لَّمَّا كَذَّبُواْ ٱلرُّسُلَ أَغۡرَقۡنَٰهُمۡ وَجَعَلۡنَٰهُمۡ لِلنَّاسِ ءَايَةٗۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا

We kawme nuhin lemma kedhdhebu er-rusule ‘egreknahum we xhe’alnahum lilnnasi ‘ajeten we ‘a’tedna lildhdhalimine ‘adhabæn ‘elimæn

Popullin e Nuhut, kur i quajti gënjeshtarë të dërguarit, Ne e fundosëm dhe e bëmë mësim për njerëzit. Për keqbërësit kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

وَعَادٗا وَثَمُودَاْ وَأَصۡحَٰبَ ٱلرَّسِّ وَقُرُونَۢا بَيۡنَ ذَٰلِكَ كَثِيرٗا

We ‘adæn we themude we ‘eshabe er-ressi we kurunæn bejne dhalike kethiræn

Ne i dënuam fiset Ad dhe Themud, popullin e Ressit, si dhe shumë popujt të tjerë ndërmjet tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

وَكُلّٗا ضَرَبۡنَا لَهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَۖ وَكُلّٗا تَبَّرۡنَا تَتۡبِيرٗا

We kullæn derebna lehul-’emthale we kullæn tebberna tetbiræn

Të gjithëve u sollëm shembuj dhe, më pas, të gjithë i shkatërruam krejtësisht.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

وَلَقَدۡ أَتَوۡاْ عَلَى ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِيٓ أُمۡطِرَتۡ مَطَرَ ٱلسَّوۡءِۚ أَفَلَمۡ يَكُونُواْ يَرَوۡنَهَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ نُشُورٗا

We lekad ‘etew ‘alel-karjeti elleti ‘umtiret metere es-sew’i ‘efelem jekunu jerewneha bel kanu la jerxhune nushuræn

Ata[236] me kohë kanë kaluar pranë vendbanimit që e shkatërroi shiu i tmerrshëm[237], e vallë, a nuk e kanë parë atë? Jo, ata nuk prisnin të ringjalleshin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[236] Karvanët tregtare të idhujtarëve të Mekës. [237] Vendbanimit të popullit të Lutit që ndodhet rrugës nga Gadishulli Arabik për në Siri, pranë Detit të Vdekur.
41

وَإِذَا رَأَوۡكَ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي بَعَثَ ٱللَّهُ رَسُولًا

We ‘idha r’ewke ‘in jettehidhuneke ‘illa huzuen ‘ehedhal-ledhi be’athel-lahu resulæn

Sa herë që të shohin ty, të marrin vetëm për tallje: “Vallë, këtë ka sjellë Allahu si të dërguar?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا لَوۡلَآ أَن صَبَرۡنَا عَلَيۡهَاۚ وَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ حِينَ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ مَنۡ أَضَلُّ سَبِيلًا

‘In kade lejudilluna ‘an ‘alihetina lewla ‘en seberna ‘alejha we sewfe ja’lemune hine jerewnel-’adhabe men ‘edellu sebilæn

Për pak qe duke na shmangur nga hyjnitë tona, po të mos u kishim qëndruar atyre besnikë!” Por, kur të përballen me dënimin, do ta marrin vesh se kush është shmangur më larg rrugës së drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

أَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيۡهِ وَكِيلًا

‘Ere’ejte meni ettehadhe ‘ilehehu hewahu ‘efe’ente tekunu ‘alejhi we kilæn

A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t’i bëhesh mbrojtës atij?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا

‘Em tehsebu ‘enne ‘ektherehum jesma’une ‘ew ja’kilune ‘in hum ‘illa kal’en’am bel hum ‘edellu sebilæn

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të shmangur nga rruga e drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

أَلَمۡ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيۡفَ مَدَّ ٱلظِّلَّ وَلَوۡ شَآءَ لَجَعَلَهُۥ سَاكِنٗا ثُمَّ جَعَلۡنَا ٱلشَّمۡسَ عَلَيۡهِ دَلِيلٗا

‘Elem tera ‘ila rabbike kejfe medde edh-dhille we lew sha’e lexhe’alehu sakinæn thumme xhe’alna esh-shemse ‘alejhi delilæn

A nuk e ke parë ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur të kishte dashur, do ta bënte të pandryshueshme? Pastaj Ne e kemi bërë Diellin udhëzues të saj,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

ثُمَّ قَبَضۡنَٰهُ إِلَيۡنَا قَبۡضٗا يَسِيرٗا

Thumme kabednahu ‘ilejna kabdæn jesiræn

pastaj e tërheqim atë (hijen), dalëngadalë pranë Vetes.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا وَٱلنَّوۡمَ سُبَاتٗا وَجَعَلَ ٱلنَّهَارَ نُشُورٗا

We huwel-ledhi xhe’ale lekumul-lejle libasæn we en-newme subatæn we xhe’ale en-nehare nushuræn

Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۚ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ طَهُورٗا

We huwel-ledhi ‘ersele er-rijahe bushræn bejne jedej rehmetihi we ‘enzelna mine es-sema’i ma’en tehuræn

Është Ai që i dërgon erërat si lajmëtarë të gëzueshëm para mëshirës së Tij, duke lëshuar prej qiellit ujë të pastër,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

لِّنُحۡـِۧيَ بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗا وَنُسۡقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقۡنَآ أَنۡعَٰمٗا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرٗا

Linuhjije bihi beldeten mejtæn we nuskijehu mimma halekna ‘en’amæn we ‘enasije kethiræn

që nëpërmjet atij të ngjallim vendin e vdekur dhe t’u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve që Ne i kemi krijuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَٰهُ بَيۡنَهُمۡ لِيَذَّكَّرُواْ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورٗا

We lekad serrefnahu bejnehum lijedhdhekkeru fe’eba ‘ektheru en-nasi ‘illa kufuræn

Ne e kemi përsëritur (dhuntinë) që të vënë veshin, por shumica e njerëzve kundërshtojnë e janë mosmirënjohës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

وَلَوۡ شِئۡنَا لَبَعَثۡنَا فِي كُلِّ قَرۡيَةٖ نَّذِيرٗا

We lew shi’na lebe’athna fi kulli karjetin nedhiræn

Sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

فَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَجَٰهِدۡهُم بِهِۦ جِهَادٗا كَبِيرٗا

Fela tuti’il-kafirine we xhahid/hum bihi xhihadæn kebiræn

Mos i dëgjo mohuesit, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

۞ وَهُوَ ٱلَّذِي مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞ وَجَعَلَ بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٗا وَحِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا

We huwel-ledhi merexhel-behrejni hadha ‘adhbun furatun we hedha milhun ‘uxhaxhun we xhe’ale bejnehuma berzehæn we hixhræn mehxhuræn

Është Ai që i ka lënë të lirë dy ujëra, - njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse tjetri i njelmët e i hidhur, - duke ngritur pengesë e kufi të prerë ndërmjet tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ مِنَ ٱلۡمَآءِ بَشَرٗا فَجَعَلَهُۥ نَسَبٗا وَصِهۡرٗاۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرٗا

We huwel-ledhi haleka minel-ma’i besheræn fexhe’alehu nesebæn we sihræn we kane rebbuke kadiræn

Është Ai që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vënë në lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt është i Plotfuqishëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمۡ وَلَا يَضُرُّهُمۡۗ وَكَانَ ٱلۡكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرٗا

We ja’budune min duni Ellahi ma la jenfa’uhum we la jedurruhum we kanel-kafiru ‘ala rabbihi dhehiræn

Megjithatë, ata adhurojnë, në vend të Allahut, gjëra që nuk mund t’u sjellin as dobi, as dëm. Jobesimtari është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا

We ma ‘erselnake ‘illa mubeshshiræn we nedhiræn

Ne të kemi dërguar ty vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍ إِلَّا مَن شَآءَ أَن يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلٗا

Kul ma ‘es’elukum ‘alejhi min ‘exhrin ‘illa men sha’e ‘en jettehidhe ‘ila rabbihi sebilæn

Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, por vetëm që, kush të dëshirojë, le të ndjekë rrugën (që e shpie) drejt Zotit të tij”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡحَيِّ ٱلَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِهِۦۚ وَكَفَىٰ بِهِۦ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًا

We tewekkel ‘alel-hejjil-ledhi la jemutu we sebbih bihemdihi we kefa bihi bidhunubi ‘ibadihi habiræn

Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes dhe madhëroje Atë me falënderim! Ai i di mjaft mirë gjynahet e robërve të Vet.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَسۡـَٔلۡ بِهِۦ خَبِيرٗا

el-Ledhi haleka es-semawati wel-’erde we ma bejnehuma fi sitteti ‘ejjamin thumme estewa ‘alel-’arshi er-Rehmanu fas’el bihi habiræn

Është Ai, i Cili krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe pyet për Atë ata që dinë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسۡجُدُواْۤ لِلرَّحۡمَٰنِ قَالُواْ وَمَا ٱلرَّحۡمَٰنُ أَنَسۡجُدُ لِمَا تَأۡمُرُنَا وَزَادَهُمۡ نُفُورٗا۩

We ‘idha kile lehum esxhudu lilrrehmeni kalu we ma er-Rehmanu ‘enesxhudu lima te’muruna we zadehum nufuræn

Kur atyre u thuhet: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit”, ata thonë: “Çfarë është i Gjithëmëshirshmi? Vallë, t’i biem në sexhde atij që na urdhëron ti?” Kjo u shton atyre më shumë largim (prej fesë).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

تَبَارَكَ ٱلَّذِي جَعَلَ فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجٗا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَٰجٗا وَقَمَرٗا مُّنِيرٗا

Tebarekel-ledhi xhe’ale fi es-sema’i buruxhæn we xhe’ale fiha siraxhæn we kameræn muniræn

Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ خِلۡفَةٗ لِّمَنۡ أَرَادَ أَن يَذَّكَّرَ أَوۡ أَرَادَ شُكُورٗا

We huwel-ledhi xhe’alel-lejle we en-nehare hilfeten limen ‘erade ‘en jedhdhekkere ‘ew ‘erade shukuræn

Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

وَعِبَادُ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلَّذِينَ يَمۡشُونَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ هَوۡنٗا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلۡجَٰهِلُونَ قَالُواْ سَلَٰمٗا

We ‘ibadu er-Rehmanil-ledhine jemshune ‘alel-’erdi hewnæn we ‘idha hatebehumul-xhahilune kalu selamæn

Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
64

وَٱلَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمۡ سُجَّدٗا وَقِيَٰمٗا

Wel-ledhine jebitune lirebbihim suxhxhedæn we kijamæn

dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا

Wel-ledhine jekulune rebbena esrif ‘anna ‘adhabe xhehenneme ‘inne ‘adhabeha kane garamæn

dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

إِنَّهَا سَآءَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا

‘Inneha sa’et mustekarræn we mukamæn

e ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq”;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَنفَقُواْ لَمۡ يُسۡرِفُواْ وَلَمۡ يَقۡتُرُواْ وَكَانَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ قَوَامٗا

Wel-ledhine ‘idha ‘enfeku lem jusrifu we lem jekturu we kane bejne dhalike kawamæn

dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

وَٱلَّذِينَ لَا يَدۡعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقۡتُلُونَ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَا يَزۡنُونَۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ يَلۡقَ أَثَامٗا

Wel-ledhine la jed’une me’a Ellahi ‘ilehæn ‘ahare we la jektulune en-nefsel-leti herremel-lahu ‘illa bil-hekki we la jeznune we men jef’al dhalike jelka ‘ethamæn

dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë[238] dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[238] “përveçse me të drejtë”: d.m.th. për mbrojtje të ligjshme, gjatë luftës për çështjen e Allahut dhe duke zbatuar dënimet e parashikuara nga legjislacioni islam.
69

يُضَٰعَفۡ لَهُ ٱلۡعَذَابُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَيَخۡلُدۡ فِيهِۦ مُهَانًا

Juda’af lehul-’adhabu jewmel-kijameti we jehlud fihi muhanæn

Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلٗا صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمۡ حَسَنَٰتٖۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

‘Illa men tabe we ‘amene we ‘amile ‘amelæn salihæn fe’ula’ike jubeddilu Ellahu sejji’atihim hesenatin we kanel-lahu gafuræn Rehimæn

Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

وَمَن تَابَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَإِنَّهُۥ يَتُوبُ إِلَى ٱللَّهِ مَتَابٗا

We men tabe we ‘amile salihæn fe’innehu jetubu ‘ila Ellahi metabæn

Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

وَٱلَّذِينَ لَا يَشۡهَدُونَ ٱلزُّورَ وَإِذَا مَرُّواْ بِٱللَّغۡوِ مَرُّواْ كِرَامٗا

Wel-ledhine la jesh/hedune ez-zure we ‘idha merru bil-legwi merru kiramæn

(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

وَٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَمۡ يَخِرُّواْ عَلَيۡهَا صُمّٗا وَعُمۡيَانٗا

Wel-ledhine ‘idha dhukkiru bi’ajati rabbihim lem jehirru ‘alejha summæn we ‘umjanæn

edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبۡ لَنَا مِنۡ أَزۡوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعۡيُنٖ وَٱجۡعَلۡنَا لِلۡمُتَّقِينَ إِمَامًا

Wel-ledhine jekulune rebbena heb lena min ‘ezwaxhina we dhurrijatina kurrete ‘a’junin we exh’alna lilmuttekine ‘imamæn

edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
75

أُوْلَٰٓئِكَ يُجۡزَوۡنَ ٱلۡغُرۡفَةَ بِمَا صَبَرُواْ وَيُلَقَّوۡنَ فِيهَا تَحِيَّةٗ وَسَلَٰمًا

‘Ula’ike juxhzewnel-gurfete bima seberu we julekkawne fiha tehijeten we selamæn

Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ حَسُنَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا

Halidine fiha hesunet mustekarræn we mukamæn

Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

قُلۡ مَا يَعۡبَؤُاْ بِكُمۡ رَبِّي لَوۡلَا دُعَآؤُكُمۡۖ فَقَدۡ كَذَّبۡتُمۡ فَسَوۡفَ يَكُونُ لِزَامَۢا

Kul ma ja’be’u bikum rabbi lewla du’a’uukum fekad kedhdhebtum fesewfe jekunu lizamæn

Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A