27. Neml

سورة النمل 93 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

طسٓۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡقُرۡءَانِ وَكِتَابٖ مُّبِينٍ

ta-Sin tilke ‘ajatul-kur’ani we kitabin mubinin

Tâ, Sîn. Këto janë vargjet e Kuranit, të një Libri të qartë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

هُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

Huden we bushra lilmu’uminine

një udhërrëfyesi dhe lajmi të mirë për besimtarët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ

el-Ledhine jukimune es-selæte we ju’utune ez-zekæte we hum bil-’ahireti hum jukinune

të cilët falin namazin, ndajnë zekatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُمۡ يَعۡمَهُونَ

‘Innel-ledhine la ju’uminune bil-’ahireti zejjenna lehum ‘a’malehum fehum ja’mehune

Njëmend, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne kemi bërë që t’u duken të bukura veprat e tyre, prandaj ata ecin verbërisht.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ وَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ

‘Ula’ikel-ledhine lehum su’ul-’adhabi we hum fil-’ahireti humul-’ehserune

Janë pikërisht ata që i pret dënimi i rëndë dhe në jetën tjetër do të jenë më të humburit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى ٱلۡقُرۡءَانَ مِن لَّدُنۡ حَكِيمٍ عَلِيمٍ

We ‘inneke letulekkal-kur’ane min ledun hekimin ‘alimin

Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

إِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهۡلِهِۦٓ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا سَـَٔاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ ءَاتِيكُم بِشِهَابٖ قَبَسٖ لَّعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ

‘Idh kale musa li’hlihi ‘inni ‘anestu naræn se’atikum minha bihaberin ‘ew ‘atikum bishihabin kabesin le’allekum testelune

Kujto kur Musai i tha familjes së tij: “Unë pashë një zjarr. Do të shkoj që t’ju sjell ndonjë lajm prej atje ose t’ju sjell një urë zjarri, për t’u ngrohur”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

فَلَمَّا جَآءَهَا نُودِيَ أَنۢ بُورِكَ مَن فِي ٱلنَّارِ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Felemma xha’eha nudije ‘en burike men fi en-nari we men hewleha we subhanel-lahi rabbil-’alemine

Kur shkoi te zjarri, një zë e thirri: “Bekuar qoftë kush është te zjarri dhe të gjithë (engjëjt) rreth tij! Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّهُۥٓ أَنَا ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Ja musa ‘innehu ‘enallahul-’azizul-hekimu

O Musa! Jam Unë, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَأَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰ لَا تَخَفۡ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

We ‘elki ‘asake felemma re’aha tehtezzu ke’enneha xhannun wella mudbiræn we lem ju’akkib ja musa la tehaf ‘inni la jehafu ledejjel-murselune

Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa shkopin që po lëvizte si gjarpër, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikëso! Në të vërtetë, të dërguarit e Mi nuk frikësohen në praninë Time.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسۡنَۢا بَعۡدَ سُوٓءٖ فَإِنِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ

‘Illa men dheleme thumme beddele husnæn ba’de su’in fe’inni gafurun Rehimun

Sa për ata që bëjnë keq, e pastaj të keqen e zëvendësojnë me vepër të mirë, Unë jam vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَأَدۡخِلۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖۖ فِي تِسۡعِ ءَايَٰتٍ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَقَوۡمِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

We ‘edhil jedeke fi xhejbike tehruxh bejda’e min gajri su’in fi tis’i ‘ajatin ‘ila fir’awne we kawmihi ‘innehum kanu kawmæn fasikine

Fute dorën tënde brenda në gji dhe do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundjeje. Kjo do të jetë njëra prej nëntë mrekullive, që do t’i tregohen Faraonit dhe popullit të tij. Vërtet, ata janë popull i pabindur!”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَٰتُنَا مُبۡصِرَةٗ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

Felemma xha’et/hum ‘ajatuna mubsireten kalu hadha sihrun mubinun

Por kur u erdhën atyre shenjat Tona të dukshme, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ

We xhehedu biha we estejkanet/ha ‘enfusuhum dhulmæn we ‘uluwæn fandhur kejfe kane ‘akibetul-mufsidine

Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ عِلۡمٗاۖ وَقَالَا ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّنۡ عِبَادِهِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

We lekad ‘atejna dawude we sulejmane ‘ilmæn we kalal-hemdu lillahil-ledhi feddelena ‘ala kethirin min ‘ibadihil-mu’uminine

Ne i dhamë Davudit dhe Sulejmanit dituri dhe ata thanë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na ka ngritur mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

وَوَرِثَ سُلَيۡمَٰنُ دَاوُۥدَۖ وَقَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمۡنَا مَنطِقَ ٱلطَّيۡرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيۡءٍۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡمُبِينُ

We werithe sulejmanu dawude we kale ja ‘ejjuha en-nasu ‘ullimna mentikat-tejri we ‘utina min kulli shej’in ‘inne hadha lehuwel-fedlul-mubinu

Sulejmani e trashëgoi Davudin (në misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. Kjo është vërtet dhunti e madhe”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَحُشِرَ لِسُلَيۡمَٰنَ جُنُودُهُۥ مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ وَٱلطَّيۡرِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ

We hushire lisulejmane xhunuduhu minel-xhinni wel-’insi wet-tejri fehum juza’une

Para Sulejmanit u tubua ushtria e Tij e përbërë prej xhindeve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَوۡاْ عَلَىٰ وَادِ ٱلنَّمۡلِ قَالَتۡ نَمۡلَةٞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّمۡلُ ٱدۡخُلُواْ مَسَٰكِنَكُمۡ لَا يَحۡطِمَنَّكُمۡ سُلَيۡمَٰنُ وَجُنُودُهُۥ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Hetta ‘idha ‘etew ‘ala wadi en-nemli kalet nemletun ja ‘ejjuha en-nemlu edhulu mesakinekum la jehtimennekum sulejmanu we xhunuduhu we hum la jesh’urune

Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Fetebesseme dahikæn min kawliha we kale rabbi ‘ewzi’ni ‘en ‘eshkure ni’metekel-leti ‘en’amte ‘alejje we ‘ala we e-dejje we ‘en ‘a’mele salihæn terdahu we ‘edhilni birehmetike fi ‘ibadike es-salihine

Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَتَفَقَّدَ ٱلطَّيۡرَ فَقَالَ مَالِيَ لَآ أَرَى ٱلۡهُدۡهُدَ أَمۡ كَانَ مِنَ ٱلۡغَآئِبِينَ

We tefekkadet-tejre fekale ma li la ‘eral-hud/hude ‘em kane minel-ga’ibine

Ai bëri kontrollin e shpendëve e tha: “Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

لَأُعَذِّبَنَّهُۥ عَذَابٗا شَدِيدًا أَوۡ لَأَاْذۡبَحَنَّهُۥٓ أَوۡ لَيَأۡتِيَنِّي بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

Le’u’adhdhibennehu ‘adhabæn shedidæn ‘ew le’edhbehennehu ‘ew leje’tijeni bisultanin mubinin

Nëse nuk do të më sjellë arsyetim bindës, do ta dënoj me dënim të rëndë ose do ta ther!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ

Femekethe gajre ba’idin fekale ‘ehettu bima lem tuhit bihi we xhi’tuke min sebe’iin binebe’iin jekinin

Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Sebës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

إِنِّي وَجَدتُّ ٱمۡرَأَةٗ تَمۡلِكُهُمۡ وَأُوتِيَتۡ مِن كُلِّ شَيۡءٖ وَلَهَا عَرۡشٌ عَظِيمٞ

‘Inni we xhedttu emre’eten temlikuhum we ‘utijet min kulli shej’in we leha ‘arshun ‘adhimun

Kam parë një grua që sundonte popullin (e atij qyteti). Ajo zotëronte çdo gjë dhe kishte një fron madhështor.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

وَجَدتُّهَا وَقَوۡمَهَا يَسۡجُدُونَ لِلشَّمۡسِ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ فَهُمۡ لَا يَهۡتَدُونَ

We xhedtuha we kawmeha jesxhudune lilshshemsi min duni Ellahi we zejjene lehumu esh-shejtanu ‘a’malehum feseddehum ‘ani es-sebili fehum la jehtedune

Kam parë se ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

أَلَّاۤ يَسۡجُدُواْۤ لِلَّهِ ٱلَّذِي يُخۡرِجُ ٱلۡخَبۡءَ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُخۡفُونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ

‘Ella jesxhudu lillahil-ledhi juhrixhul-hab’e fi es-semawati wel-’erdi we ja’lemu ma tuhfune we ma tu’linune

Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni haptazi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩

Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe rebbul-’arshil-’adhimi

Allahu është Një, s’ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Kale senendhuru ‘esedekte ‘em kunte minel-kadhibine

Sulejmani tha: “Do të shohim se a thua të vërtetën apo je gënjeshtar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ

Edh/heb bikitabi hadha fe’elkih ‘ilejhim thumme tewelle ‘anhum fandhur madha jerxhi’une

Shko me këtë letër timen e çojua atyre. Pastaj largohu pak nga ata dhe shiko cila do të jetë përgjigjja e tyre!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ إِنِّيٓ أُلۡقِيَ إِلَيَّ كِتَٰبٞ كَرِيمٌ

Kalet ja ‘ejjuhal-mele’u ‘inni ‘ulkije ‘ilejje kitabun kerimun

Mbretëresha (e Sebës) tha: “O paria ime! Mua më ka ardhur një letër fisnike.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

‘Innehu min sulejmane we ‘innehu bismi Ellahi er-Rehmani er-Rehimi

Ajo është nga Sulejmani dhe është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

أَلَّا تَعۡلُواْ عَلَيَّ وَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

‘Ella ta’lu ‘alejje we ‘tuni muslimine

Mos u madhështoni para meje dhe ejani të përulur si besimtarë”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَفۡتُونِي فِيٓ أَمۡرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمۡرًا حَتَّىٰ تَشۡهَدُونِ

Kalet ja ‘ejjuhal-mele’u ‘eftuni fi ‘emri ma kuntu kati’aten ‘emræn hetta tesh/heduni

Ajo tha: “O paria ime, më këshilloni se ç’duhet të bëj në këtë çështje! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

قَالُواْ نَحۡنُ أُوْلُواْ قُوَّةٖ وَأُوْلُواْ بَأۡسٖ شَدِيدٖ وَٱلۡأَمۡرُ إِلَيۡكِ فَٱنظُرِي مَاذَا تَأۡمُرِينَ

Kalu nehnu ‘ulu kuwetin we ‘ulu be’sin shedidin wel-’emru ‘ilejki fandhuri madha te’murine

Ata thanë: “Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm, por urdhri të takon ty, andaj mendo mirë se ç’do të urdhërosh!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

قَالَتۡ إِنَّ ٱلۡمُلُوكَ إِذَا دَخَلُواْ قَرۡيَةً أَفۡسَدُوهَا وَجَعَلُوٓاْ أَعِزَّةَ أَهۡلِهَآ أَذِلَّةٗۚ وَكَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ

Kalet ‘innel-muluke ‘idha dehalu karjeten ‘efseduha we xhe’alu ‘a’izzete ‘ehliha ‘edhilleten we kedhelike jef’alune

Ajo tha: “Njëmend, kur mbretërit pushtojnë ndonjë vendbanim, e rrënojnë atë dhe e poshtërojnë parinë e tij. Kështu veprojnë ata.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

وَإِنِّي مُرۡسِلَةٌ إِلَيۡهِم بِهَدِيَّةٖ فَنَاظِرَةُۢ بِمَ يَرۡجِعُ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

We ‘inni mursiletun ‘ilejhim bihedijetin fenadhiretun bime jerxhi’ul-murselune

Tani do t’u dërgoj atyre një dhuratë dhe do të shoh me se do të kthehen të deleguarit.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ

Felemma xha’e sulejmane kale ‘etumidduneni bimalin fema ‘atanijel-lahu hajrun mimma ‘atakum bel ‘entum bihedijetikum tefrehune

Kur erdhën (të deleguarit), Sulejmani tha: “A mos doni të më ndihmoni me pasuri?! Ajo që më ka dhënë Allahu, është më e mirë nga ajo që ju ka dhënë juve. Por ju gëzoheni me dhuratën tuaj.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ

Erxhi’ ‘ilejhim felene’tijennehum bixhunudin la kibele lehum biha we lenuhrixhennehum minha ‘edhilleten we hum sagirune

Kthehuni tek ata! Ne do të sjellim ushtri, të cilën nuk do të mund ta përballojnë ata dhe, me siguri, do t’i dëbojmë ata prej Sebës të poshtëruar dhe të përulur”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

قَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

Kale ja ‘ejjuhal-mele’u ‘ejjukum je’tini bi’arshiha kable ‘en je’tuni muslimine

Pastaj ai tha: “O parësi, kush prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se ata të vijnë të dorëzuar?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ

Kale ‘ifrjtun minel-xhinni ‘ena ‘atike bihi kable ‘en tekume min mekamike we ‘inni ‘alejhi lekawijun ‘eminun

Njëri nga xhindet - Ifriti, tha: “Unë do të ta sjell ty para se të ngrihesh prej vendit; unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurt”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ

Kalel-ledhi ‘indehu ‘ilmun minel-kitabi ‘ena ‘atike bihi kable ‘en jertedde ‘ilejke terfuke felemma re’ahu mustekirræn ‘indehu kale hadha min fedli rabbi lijebluweni ‘e’eshkuru ‘em ‘ekfuru we men shekere fe’innema jeshkuru linefsihi we men kefere fe’inne rabbi ganijun kerimun

Po ai që ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Unë do të ta sjell ty sa çel e mbyll sytë”. Kur (Sulejmani) e pa të vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar a jam mirënjohës apo mohues. Kush falënderon, e bën për të mirën e vet e, kush mohon, (ta dijë se) Zoti im është i Vetëmjaftueshëm dhe Dhurues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ

Kale nekkiru leha ‘arsheha nendhur ‘etehtedi ‘em tekunu minel-ledhine la jehtedune

Ndryshojeni edhe fronin e saj! Do të shohim se a do ta vërë re këtë apo jo.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ

Felemma xha’et kile ‘ehekedha ‘arshuki kalet ke’ennehu huwe we ‘utinal-’ilme min kabliha we kunna muslimine

Kur erdhi ajo, i thanë: “I tillë është froni yt?” Ajo u përgjigj: “Duket sikur të ishte ai”. Sulejmani tha: “Para saj na është dhënë dituria dhe para saj i jemi nënshtruar Allahut”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ

We seddeha ma kanet ta’budu min duni Ellahi ‘inneha kanet min kawmin kafirine

Atë (Belkisën) e kishte penguar (nga Islami) ajo që adhuronte në vend të Allahut, sepse ajo ishte nga populli mohues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kile leha edhuli es-serhe felemma re’et/hu hesibet/hu luxhxheten we keshefet ‘an sakajha kale ‘innehu serhun mumerredun min kawarire kalet rabbi ‘inni dhelemtu nefsi we ‘eslemtu me’a sulejmane lillahi rabbil-’alemine

Asaj i thanë të hynte në pallat. Kur e pa atë, ajo kujtoi se ishte ujë i thellë dhe përvoli fustanin te këmbët. Sulejmani i tha: “Ky pallat është i shtruar me xhama”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut - Zotit të botëve!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ

We lekad ‘erselna ‘ila themude ‘ehahum salihæn ‘eni a’budu Ellahe fe’idha hum ferikani jehtesimune

Ne i dërguam fisit të Themudit, vëllanë e tij Salihun. Ai tha: “Adhuroni Allahun!” Por ata u ndanë në dy grupe, që grindeshin midis tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

قَالَ يَٰقَوۡمِ لِمَ تَسۡتَعۡجِلُونَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِۖ لَوۡلَا تَسۡتَغۡفِرُونَ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

Kale ja kawmi lime testa’xhilune bis-sejji’eti kablel-heseneti lewla testegfirunel-lahe le’allekum turhemune

(Salihu) tha: “O populli im, përse ju e dëshironi të keqen para së mirës?! Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

قَالُواْ ٱطَّيَّرۡنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَۚ قَالَ طَٰٓئِرُكُمۡ عِندَ ٱللَّهِۖ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تُفۡتَنُونَ

Kalu ettejjerna bike we bimen me’ake kale ta’irukum ‘indel-lahi bel ‘entum kawmun tuftenune

Ata thanë: “Ne kemi ogur të keq prej teje dhe atyre që janë me ty”. Ai u tha: “E mira dhe e keqja është prej Allahut. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

وَكَانَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ تِسۡعَةُ رَهۡطٖ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ

We kane fil-medineti tis’atu rehtin jufsidune fil-’erdi we la juslihune

Në qytet kishin qenë nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Kalu tekasemu billahi lenubejjitennehu we ‘ehlehu thumme lenekulenne liwelijihi ma shehidna mehlike ‘ehlihi we ‘inna lesadikune

Ata i thanë (njëri-tjetrit): “Betohuni në Allahun se natën do ta vrasim atë me gjithë familjen e tij. Pastaj do t’u themi të afërmve të tij se ne nuk kemi qenë të pranishëm në zhdukjen e familjes së tij dhe se po themi të vërtetën.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

We mekeru mekræn we mekerna mekræn we hum la jesh’urune

Dhe kurdisën një kurth, por Ne u ngritëm një grackë, pa e ndier ata.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Fandhur kejfe kane ‘akibetu mekrihim ‘enna demmernahum we kawmehum ‘exhma’ine

Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Fetilke bujutuhum hawijeten bima dhelemu ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin ja’lemune

Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin. Sigurisht që këtu ka këshillë për njerëzit që dinë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

We ‘enxhejnal-ledhine ‘amenu we kanu jettekune

Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ

We lutæn ‘idh kale likawmihi ‘ete’tunel-fahishete we ‘entum tubsirune

Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ

‘E’innekum lete’tune er-rixhale shehweten min duni en-nisa’ bel ‘entum kawmun texhhelune

Vallë, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur”,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
Xhuzi 20
56

۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ

Fema kane xhewabe kawmihi ‘illa ‘en kalu ‘ehrixhu ‘ale lutin min karjetikum ‘innehum ‘unasun jetetehherune

përgjigjja e vetme e popullit të tij ishte: “Dëbojeni familjen e Lutit prej qytetit tuaj, sepse ata janë njerëz të dëlirë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

Fe’enxhejnahu we ‘ehlehu ‘illa emre’etehu kaddernaha minel-gabirine

Dhe Ne i shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës i caktuam që të mbetej me të dënuarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ

We ‘emterna ‘alejhim meteræn fesa’e meterul-mundherine

Dhe mbi ta lëshuam breshëri (prej gurësh)! Eh, sa e tmerrshme që ishte ajo breshëri për ata që ishin paralajmëruar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ وَسَلَٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَىٰٓۗ ءَآللَّهُ خَيۡرٌ أَمَّا يُشۡرِكُونَ

Kulil-hemdu lillahi we selamun ‘ala ‘ibadihil-ledhine estefa ‘aalllehu hajrun ‘emma jushrikune

Thuaj (o Muhamed): “Lëvduar e falënderuar qoftë Allahu dhe shpëtimi qoftë për robërit e Tij të zgjedhur. Kush është më i mirë, Allahu apo ata që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

أَمَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهۡجَةٖ مَّا كَانَ لَكُمۡ أَن تُنۢبِتُواْ شَجَرَهَآۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ يَعۡدِلُونَ

‘Emmen haleka es-semawati wel-’erde we ‘enzele lekum mine es-sema’i ma’en fe’enbetna bihi heda’ika dhate behxhetin ma kane lekum ‘en tunbitu shexhereha ‘e’ilehun me’a Ellahi bel hum kawmun ja’dilune

A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin krijon kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t’i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por ata janë njerëz që i veshin (Allahut) të barabartë me Atë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

أَمَّن جَعَلَ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَجَعَلَ خِلَٰلَهَآ أَنۡهَٰرٗا وَجَعَلَ لَهَا رَوَٰسِيَ وَجَعَلَ بَيۡنَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ حَاجِزًاۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

‘Emmen xhe’alel-’erde kararæn we xhe’ale hilaleha ‘enharæn we xhe’ale leha rewasije we xhe’ale bejnel-behrejni haxhizæn ‘e’ilehun me’a Ellahi bel ‘ektheruhum la ja’lemune

A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme, ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe ka bërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

أَمَّن يُجِيبُ ٱلۡمُضۡطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكۡشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجۡعَلُكُمۡ خُلَفَآءَ ٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

‘Emmen juxhibul-mudterre ‘idha da’ahu we jekshifu es-su’e we jexh’alukum hulefa’el-’erdi ‘e’ilehun me’a Ellahi kalilæn ma tedhekkerune

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën ju trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

أَمَّن يَهۡدِيكُمۡ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَمَن يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦٓۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ تَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

‘Emmen jehdikum fi dhulumatil-berri wel-behri we men jursilu er-rijahe bushræn bejne jedej rehmetihi ‘e’ilehun me’a Ellahi ta’alallahu ‘amma jushrikune

A ka më të mirë se Ai që ju rrëfen rrugën në errësirat e tokës dhe të detit dhe ju çon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij? Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? I Lartësuar qoftë Allahu dhe i Lavdëruar mbi çdo gjë që ia shoqërojnë (në adhurim).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
64

أَمَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَمَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

‘Emmen jebde’ul-halka thumme ju’iduhu we men jerzukukum mine es-sema’i wel-’erdi ‘e’ilehun me’a Ellahi kul hatu burhanekum ‘in kuntum sadikine

A ka më të mirë se Ai, që zë fill krijimin dhe pastaj e ripërsërit atë, që ju jep mjete jetese nga qielli dhe toka?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? Thuaj (o Muhamed): “Sillni provat tuaja, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ

Kul la ja’lemu men fi es-semawati wel-’erdil-gajbe ‘illallahu we ma jesh’urune ‘ejjane jub’athune

Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

بَلِ ٱدَّٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ

Bel eddareke ‘ilmuhum fil-’ahireti bel hum fi shekkin minha bel hum minha ‘amune

Vallë, a dinë ndopak ata për jetën tjetër!? Përkundrazi! Ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ

We kalel-ledhine keferu ‘e’idha kunna turabæn we ‘aba’uuna ‘e’inna lemuhrexhune

Dhe mohuesit thonë: “Vallë, a mos do të ringjallemi ne dhe etërit tanë, pasi të jemi bërë dhé?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Lekad wu’idna hadha nehnu we ‘aba’uuna min kablu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline

Vërtet, neve dhe etërve tanë na është premtuar kjo qysh më parë, por këto, me gjasë, nuk janë tjetër, veçse legjenda të popujve të lashtë”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
69

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kul siru fil-’erdi fandhuru kejfe kane ‘akibetul-muxhrimine

Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë fundi i keqbërësve!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

We la tehzen ‘alejhim we la tekun fi dejkin mimma jemkurune

Mos u pikëllo (o Muhamed) për shkak të tyre dhe mos u ngushto për kurthet e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We jekulune meta hadhal-wa’du ‘in kuntum sadikine

Ata thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

قُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي تَسۡتَعۡجِلُونَ

Kul ‘asa ‘en jekune redife lekum ba’dul-ledhi testa’xhilune

Thuaj: “Mbase mund të jetë pas shpinës suaj ajo, që doni ta shpejtoni”!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ

We ‘inne rebbeke ledhu fedlin ‘ala en-nasi we lekinne ‘ektherehum la jeshkurune

Në të vërtetë, Zoti yt, është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ

We ‘inne rebbeke leja’lemu ma tukinnu suduruhum we ma ju’linune

Pa dyshim, Zoti yt di atë që fshehin zemrat e tyre dhe atë që e shfaqin haptazi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
75

وَمَا مِنۡ غَآئِبَةٖ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ

We ma min ga’ibetin fi es-sema’i wel-’erdi ‘illa fi kitabin mubinin

S’ka asgjë të fshehtë në qiell dhe në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَكۡثَرَ ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

‘Inne hadhal-kur’ane jekussu ‘ala beni ‘isra’ile ‘ektherel-ledhi hum fihi jehtelifune

Njëmend, ky Kuran u tregon bijve të Izraelit shumë nga çështjet, për të cilat nuk pajtoheshin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

وَإِنَّهُۥ لَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

We ‘innehu lehuden we rehmetun lilmu’uminine

dhe, natyrisht, është udhërrëfyes dhe mëshirë për besimtarët e vërtetë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
78

إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُم بِحُكۡمِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ

‘Inne rebbeke jekdi bejnehum bihukmihi we huwel-’azizul-’alimu

Nuk ka dyshim se Zoti yt do t’i gjykojë ata drejtësisht. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
79

فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلۡحَقِّ ٱلۡمُبِينِ

Fetewekkel ‘ala Ellahi ‘inneke ‘alel-hekkil-mubini

Prandaj mbështetu tek Allahu! Vërtet, ti je në të drejtën e qartë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
80

إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ

‘Inneke la tusmi’ul-mewta we la tusmi’u es-summe ed-du’a’e ‘idha we llew mudbirine

Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t’i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
81

وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِي ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ

We ma ‘ente bihadil-’umji ‘an delaletihim ‘in tusmi’u ‘illa men ju’uminu bi’ajatina fehum muslimune

Ti nuk mund t’i nxjerrësh as të verbërit nga humbja e tyre! Ty të dëgjojnë vetëm ata që besojnë Shpalljet Tona dhe na nënshtrohen Neve (si myslimanë).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
82

۞ وَإِذَا وَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِمۡ أَخۡرَجۡنَا لَهُمۡ دَآبَّةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ تُكَلِّمُهُمۡ أَنَّ ٱلنَّاسَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا لَا يُوقِنُونَ

We ‘idha weka’al-kawlu ‘alejhim ‘ehrexhna lehum dabbeten minel-’erdi tukellimuhum ‘enne en-nase kanu bi’ajatina la jukinune

Dhe, kur të përmbushet Fjala Jonë kundër tyre, Ne do të bëjmë që nga Toka të dalë një kafshë[239], e cila do t’u flasë atyre, se njerëzit nuk u janë bindur shpalljeve Tona.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[239] Kafsha e dheut, një kafshë që do të dalë në fundin e kohës, para Kiametit, me pamje të tmerrshme, me unazën (vulën) e Sulejmanit dhe shkopin e Musait e që do të bëjë një shenjë në fytyrën e besimtarëve dhe një tjetër, të ndryshme, në fytyrën e jobesimtarëve.
83

وَيَوۡمَ نَحۡشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ فَوۡجٗا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُمۡ يُوزَعُونَ

We jewme nehshuru min kulli ‘ummetin fewxhæn mimmen jukedhdhibu bi’ajatina fehum juza’une

Atë ditë, Ne do të tubojmë prej çdo populli nga një grup prej atyre që mohuan shpalljet Tona. Ata do të vihen në radhë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
84

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبۡتُم بِـَٔايَٰتِي وَلَمۡ تُحِيطُواْ بِهَا عِلۡمًا أَمَّاذَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Hetta ‘idha xha’u kale ‘ekedhdhebtum bi’ajati we lem tuhitu biha ‘ilmæn ‘emmadha kuntum ta’melune

E kur të vijnë, do t’i pyesim: “Ju i mohuat shpalljet e Mia, ndonëse nuk kishit kurrfarë njohurie për to. Ç’është kjo që keni bërë?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
85

وَوَقَعَ ٱلۡقَوۡلُ عَلَيۡهِم بِمَا ظَلَمُواْ فَهُمۡ لَا يَنطِقُونَ

We weka’al-kawlu ‘alejhim bima dhelemu fehum la jentikune

Dënimi Ynë do t’i godasë ata, për shkak të të këqijave që bënë e nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
86

أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا جَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِيَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

‘Elem jerew ‘enna xhe’alnal-lejle lijeskunu fihi we en-nehare mubsiræn ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin ju’uminune

Vallë, a nuk shohin ata, që Ne e kemi bërë natën për pushim, ndërsa ditën për të parë?! Njëmend, këto janë shenja për besimtarët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
87

وَيَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَفَزِعَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۚ وَكُلٌّ أَتَوۡهُ دَٰخِرِينَ

We jewme junfehu fi es-suri fefezi’a men fi es-semawati we men fil-’erdi ‘illa men sha’el-lahu we kullun ‘etewhu dahirine

Dhe Ditën, kur të fryhet në Sur, do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përveç atyre që Allahu nuk dëshiron t’i frikësojë. Të gjithë do t’i vijnë Atij të përulur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
88

وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ

We teral-xhibale tehsebuha xhamideten we hije temurru merre es-sehabi sun’a Ellahil-ledhi ‘etkane kulle shej’in ‘innehu habirun bima tef’alune

Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
89

مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ

Men xha’e bil-heseneti felehu hajrun minha we hum min feza’in jewme’idhin ‘aminune

Ata që kanë bërë vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të çliruar nga tmerri i asaj Dite.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
90

وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We men xha’e bis-sejji’eti fekubbet wuxhuhuhum fi en-nari hel tuxhzewne ‘illa ma kuntum ta’melune

Ndërsa ata që kanë bërë vepra të këqija, do të hidhen me fytyrë përmbys në zjarr. Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
91

إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

‘Innema ‘umirtu ‘en ‘a’bude rebbe hedhihil-beldetil-ledhi herremeha we lehu kullu shej’in we ‘umirtu ‘en ‘ekune minel-muslimine

(Thuaju, o Muhamed): “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), i Cili e ka bërë atë të shenjtë dhe të Cilit i përket gjithçka. Jam urdhëruar që t’i nënshtrohem Atij*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
92

وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

We ‘en ‘etluwel-kur’ane femeni ehteda fe’innema jehtedi linefsihi we men delle fekul ‘innema ‘ena minel-mundhirine

dhe të këndoj Kuranin.” Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: “Unë jam vetëm paralajmërues”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
93

وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَتَعۡرِفُونَهَاۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

We kulil-hemdu lillahi sejurikum ‘ajatihi feta’rifuneha we ma rebbuke bigafilin ‘amma ta’melune

Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregojë shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A