فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete përshkruhen disa nga virtytet e robërve të Zotit. Të gjithë njerëzit janë robër të Zotit, meqë janë krijesa të Tij, por këtu është fjala për robërit që i do Zoti, që meritojnë të quhen robër të Zotit, të cilët janë të pajisur me cilësi të mira. Sipas Kurtubiut “Ibadur Rrahman”, këta janë cilësuar me njëmbëdhjetë virtyte: janë të matur në ecje, janë të butë, falen natën, e kanë frikë zjarrin e xhehenemit, nuk janë shkapërderdhës në shpenzime e as dorështrënguar, nuk adhurojnë tjetër pos Allahut, ruhen prej zinasë dhe vrasjeve, pendohen prej punëve të këqija, i ikin rrenës, pranojnë këshillën dhe vazhdimisht i luten Allahut. Në fund shpjegohet, se shpërblimi i tyre është vendi më i lartë i xhenetit. Lutja e vazhdueshme ndaj Allahut është: lutja që bashkëshortja, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të jenë në rrugë të drejtë, në rrugën që e caktoi Allahu, të jenë në besim të drejtë dhe të jenë vepërmirë, sepse vetëm atëherë ekziston shpresa, se së bashku do të kënaqen në xhenet, pra nuk ka kënaqësi më të madhe për njeriun, se kur familja e tij është në rrugë të drejtë; lutja për të qenë shembull i të mirave tërheq pas vete shpërblim edhe prej veprave të tjerëve, të cilët veprojnë mirë sipas shembullit të tij. Në suren el Hadid, flitet për bashkimin e fëmijëve me prindërit për hir të besimit... Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Furkan”, I qoftë lavdërimi prej meje Allahut të Gjithëmëshirshëm! Edhe tregimi për Ibrahimin përshkruhet shumë gjerësisht, kurse për Nuhun, Hudin, Salihin, Lutin dhe Shuajbin bëhet një vështrim më i shkurtër. Para fundit i jepen disa këshilla Muhamedit a.s., e në fund përshkruhen sjelljet e poetëve injorantë dhe të poetëve besimtarë. Quhet: “Suretu Esh Shuaraë” - kaptina e poetëve, sepse Allahu shpjegon për veset e poetëve të asaj kohe, por që Muhamedi a.s. nuk i takonte atij grupi, nuk ishte poet, por i dërguar i të madhit Zot.