ذِكۡرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është fjalë e Zotit e komunikuar Muhamedit a.s. përmes Xhibrilit, i shprehur në gjuhën e pastër arabe, në mënyrë që ta kuptojnë më lehtë. Dijetarët e Beni Israilëve e kanë ditur, se do të jetë edhe një shpallje për pejgamberin e fundit, sepse përmendej në librat e mëparshëm. Po edhe sikur t’ia bënim të mundshme ndonjë joarabi,- thotë Zoti, - t’ua lexonte kufarëve mekas në gjuhën e pastër arabe, e të dukej mrekullia e atij njeriu dhe e Kuranit; ata nga kokëfortësia e tyre nuk do të besonin deri sa ta shihnin me sy dënimin nga Zoti. Atëherë do të kërkojnë t’u jepet afat e të besojnë, e harrojnë se vetë ata i thonin pejgamberit na sill atë dënim me të cilin po na kërcënohesh.