26. Shuara · Ajeti 22

سورة الشعراء
Përkthimi Sherif Ahmeti
22

وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

"Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkronjat e përmendura në fillim të disa kaptinave janë shenjë e mrekullisë së Kuranit, që është i përbërë prej shkronjave të tilla. Ka mendime se janë fshehtësi e pazbuluar, se janë betime të Allahut etj. Thëniet e Kuranit e nxjerrin në shesh të vërtetën dhe e mposhtin të kotën, pra janë të qarta. Muhamedit a.s. i thuhet të mos jetë aq shumë i preokupuar në shpirt, pse një pjesë e popullit të tij nuk don të besojë, sepse Zoti i do ato zemra që me vullnetin e tyre të lirë i besojnë Atij, e nuk i do ato koka, që me dhunë i përulen Atij, megjithëqë një detyrim të tillë do të mund ta bëjë kur do të dëshirojë. Fuqia e Zotit është e manifestuar në çdo lloj krijese, siç janë edhe llojet e ndryshme të bimëve, por jobesimtarët nuk duan ta vështrojnë atë fuqi, prandaj edhe nuk i pranojnë këshillat, që iu vinë kohë pas kohe. Këtë rrugë të gabuar të tyre do ta përjetojnë keq dhe le të mos mendojnë, se Zoti nuk ka fuqi t’i dënojë menjëherë. Ai ka fuqi të pakufishme, por është Mëshirues i madh për ata që pendohen. Faraoni i kohës se Musait e quante veten zot, bënte zullum të madh, prandaj Musai dërgohet për t’ia tërhequr vërejtjen për rrezikun që e pret. Musai u frikësua, se do ta quajnë gënjeshtar, e prej hidhërimit nuk do të mund ta përmbajë veten, nuk do të mund të zhvillojë dialog të mirë me ata, madje populli i faraonit, kibtët - egjiptasit e vjetër mendonin për Musain, se ai kishte faj, pse kishte vrarë njërin prej tyre, prandaj e luti Zotin, që ta shpallë edhe Harunin si pejgamber e të shkojë së bashku me të. Zoti i premtoi Musait, se nuk do ta vrasin, se Ai është me ta do t’i mbrojë. Kur i tregoi Musai faraonit, se Zoti e kishte dërguar pejgamber atij i erdhi shumë rëndë, përse Musai nuk e pranoi atë si zot, e i parashtroi disa pyetje Musait.