26. Shuara · ajete 33–40

سورة الشعراء
33

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ

We neze’a jedehu fe’idha hije bejda’u lilnnadhirine

Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.

34

قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ

Kale lilmele’i hewlehu ‘inne hadha lesahirun ‘alimun

(Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!"

35

يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ

Juridu ‘en juhrixhekum min ‘erdikum bisihrihi femadha te’murune

"Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?"

36

قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

Kalu ‘erxhihi we ‘ehahu we eb’ath fil-meda’ini hashirine

(Paria tha) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.

37

يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ

Je’tuke bikulli sehharin ‘alimin

Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.

38

فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ

Fexhumi’a es-seheretu limikati jewmin ma’lumin

Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.

39

وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ

We kile lilnnasi hel ‘entum muxhtemi’une

Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,"

40

لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

Le’allena nettebi’u es-seherete ‘in kanu humul-galibine

"Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".