26. Shuara · Ajeti 51

سورة الشعراء
Përkthimi Sherif Ahmeti
51

إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

"Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni i pezmatuar ndaj fakteve që i sjell Musai rreth Zotit ju thotë të pranishmëve, se ky i dërguar është i çmendur, e më në fund i kërcënohet se do ta burgosë, e burgu i faraonit ishte i njohur për tortura të mundimshme, se njeriu më parë do të pranonte të vritej, se sa të pranonte atë burg. Musai i tha faraonit, se do të dokumentojë veten, që është i dërguar prej Zotit dhe i paraqiti dy mrekullitë, shkopin dhe dorën. Kur i pa faraoni ato dy mrekulli u frikësua, se masa do t’i besojë, prandaj e quajti magjistar të rafinuar. Ndihma e Zotit ishte me Musain, prandaj ia mbushi mendjen faraonit, që të tubojë sa më shumë magjistarë e popull, ashtu që mrekullitë e Musait t’i shohë një masë e madhe, do të triumfojë e vërteta, kurse faraoni do të dështojë. Mjeshtëritë e magjistareve një herë e mashtruan masën, por kur filloi të veprojë mrekullia e Zotit në duar të Musait magjistarët, të cilët e dinin se çfarë është magjia e çfarë është e vërteta nga Zoti, pa një pa dy i besuan Zotit publikisht para asaj mase, nuk çanë kokën pse iu kërcënua aq ashpër faraoni, kurse tubimi përfundoi me disfatë të faraonit.