26. Shuara · ajete 58–71

سورة الشعراء
58

وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ

We kunuzin we mekamin kerimin

prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.

59

كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Kedhalike we ‘ewrethnaha beni ‘isra’ile

Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.

60

فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ

Fe’etba’uhum mushrikine

E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.

61

فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ

Felemma tera’al-xhem’ani kale ‘eshabu musa ‘inna lemudrekune

Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"

62

قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

Kale kella ‘inne ma’ije rabbi sejehdini

Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".

63

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ

Fe’ewhejna ‘ila musa ‘eni edrib bi’asakel-behre fanfeleka fekane kullu firkin kalttewdil-’adhimi

Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.

64

وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ

We ‘ezlefna themmel-’aharine

E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).

65

وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

We ‘enxhejna musa we men me’ahu ‘exhma’ine

Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.

66

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Thumme ‘egreknal-’aharine

Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.

67

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajeten we ma kane ‘ektheruhum mu’uminine

Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.

68

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

We ‘inne rebbeke lehuwel-’azizu er-Rehimu

Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni, pas disfatës në atë tubim me magjistarët filloi ndëshkime të ashpra kundër popullit Beni Israil. Prandaj pas një kohe Zoti e urdhëroi Musain, që me besimtarët e vet të iki natën nga Egjipti. Kur dëgjoi faraoni për ikjen e tyre çoi e thirri njerëz, që t’u vihen prapa, t’i zënë dhe t’i ndëshkojnë. U vunë prapa tyre dhe në kohën kur lindte dielli i zunë. Beni Israilët u frikësuan, pse detin e kishin para, kurse armikun në numër shumë të madh prapa, por Musai i bindur në ndihmën e Zotit i trimëroi, se Zoti do t’i mbrojë. Në atë çast Zoti e urdhëroi Musain t’i bjerë me shkop detit. Ai i ra në dymbëdhjetë vende, dhe u hapën dymbëdhjetë rrugë nëpër të cilat kaluan Beni Israilët, që ishin me Musain, e uji i detit qëndroi i ndarë si të ishin kodra. Edhe faraoni me popullin e vet u fut nëpër ato rrugë, por uji u lëshua dhe i përmbyti që të gjithë.
69

وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ

We etlu ‘alejhim nebe’e ‘ibrahime

Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.

70

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ

‘Idh kale li’ebihi we kawmihi ma ta’budune

Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?"

71

قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ

Kalu na’budu ‘esnamæn fenedhellu leha ‘akifine

Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"